Connect with Us

Makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën/ Ndërron jetë një person

Kronika

Makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën/ Ndërron jetë një person

Publikuar

-

E rëndë në Kavajë/ 20-vjeçarja tenton vetëvrasjen me armë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Gjorem të Kurbinit.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën në anë të rrugës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari me iniciale F.S, trupi i pajetë i të cilit është dërguar në spital.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Makina përplas motorin (FOTOT)

Ende nuk bëhen me dije  shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Po transportonte të sëmurin, ambulanca del nga rruga

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po realizonte video për TikTok/ Vetëvritet 10 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një 10 vjeçar me inicialet N.Y në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa po realizonte një inskenim në rrjetin social TikTok sikur po vetëvritej.

Familjarët e kanë gjetur të miturin pa shenja jete. Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i motorit është shoqëruar nga uniformat blu.

Policia ndodhet në vendngjarje  dhe po punon për hetimin e plotë të rrethanave të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE