LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kisha e Deçanit nxit debate/ Vuçiç: Kosova ka përkrahje për ta konsideruar trashëgimi të tyre

29 Dhjetor 2019, 21:00, Kosova & Bota CNA
Kisha e Deçanit nxit debate/ Vuçiç: Kosova ka

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për shtyp ka folur për Kishën e Deçanit, e cila duket se ka nxitur debate.

Vuçiç tha se shpreson që të gjitha mosmarrëveshjet për trashëgiminë kulturore serbe dhe monumentet në Kosovë të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes rrugëve diplomatike.

?Nuk dua të jem një zog ogurzi. Shpresoj që nuk do të arrijnë të na bindin se Kisha e Deçanit dhe trashëgimia tjetër e mbetur i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Ata në fakt do të thonë se ajo i takon trashëgimisë kosovare dhe për këtë kanë përkrahje?, deklaroi Vuçiç.

?Shpresoj se në mënyrë diplomatike do të arrijmë ta zgjidhim këtë dhe t?i ruajmë shenjtorët serbë?, theksoi presidenti serb./ CNA.al

Lajmet e fundit nga