LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me para dhe kokainë/ Dëbohet nga Italia trafikanti shqiptar

29 Dhjetor 2019, 19:39, Kronika CNA
Kapet me para dhe kokainë/ Dëbohet nga Italia trafikanti shqiptar

Autoritetet italiane dëbojnë në prag të festave të fundvitit një të ri shqiptar, që shiste drogë.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin A.Veshi, i cili u kap dhe u shoqërua nga agjentët e komisariatit të Sessa Aurunca, derisa u nis me target për në Shqipëri.

Media e shtetit fqinj, ?Paese News? raporton se, i riu ishte pikasur nga policia italiane, e cila gjatë kontrollit në banesë i gjeti 20 gram kokainë të pastër, të ndarë në 30 doza dhe 1500 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Nga hetimet rezultoi se, Veshi po qëndronte në shtetin fqinj pa dokumente, ndërkohë që pas dëbimit ai nuk do të jetë më në gjendje të shkojë në Itali, në të kundërt do të arrestohet menjëherë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga