Connect with Us

Dyshja vietnameze/ Askush nuk e beson se janë nënë e bir

Blog

Dyshja vietnameze/ Askush nuk e beson se janë nënë e bir

Publikuar

-

/

Jonathan Nguyen është një i ri 22 vjeçar me origjinë nga Vietnami, i cili jeton në Los Angeles me të ëmën. Në rrjetet e tij sociale, Nguyen poston herë pas here foto nga përditshmëria,shumë prej të cilave janë me të ëmën, me të cilën ka një marrëdhënie të veçantë.

Mirëpo, nuk është lidhja e tyre e ngushtë ajo që bie në sy, por fakti që e ëma ngjan moshatare me të riun. Ndjekësit e Nguyen në Instagram kanë një dilemë: Si ka mundësi që e ëma e Jonathanit duket aq e re, ndërsa disa prej tyre e kanë ngatërruar të ëmën me të dashuren e të riut.

LEXO EDHE:  Ka pamjen e një kukulle “Barbie”/ Fotot më sensuale të modeles Trista Mikail

Këtyre komenteve, Jonathan Nguyen  u është përgjigjur hapur dhe me sinqeritet duke shrkuar poshtë fotos me të ëmën komentin që vijon më poshtë:

“Për të shuar kuriozitetin e të gjithëve, nëna ime është afër të 40-ve. Sekreti i rinisë së saj është dieta e rregullt dhe ushtrimet fizike. Ajo gjithashtu ka një rutinë të përditshme të kujdesit për lëkurën”, ka treguar 22 vjeçari. Shumë prej ndjekësve e kanë ngatërruar nënën e tij për të dashurën.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Historitë më të çuditshme dhe misterioze të mbijetesës

Publikuar

-

Nga

(Pjesa e dytë)

Trupi i njeriut është një gjë e çuditshme dhe e mrekullueshme. Ndonjëherë ne dukemi më

të brishtë në krahasim me të gjitha krijesat e tjera në botë. Por nuk jemi të projektuar për të jetuar në botën e egër dhe të vegjlit tanë nuk mund të kujdesen për veten e tyre për vite të tëra, në krahasim me disa kafshë që mund të ngrihen në këmbë dhe vrapojnë brenda disa orëve nga lindja. Por pavarësisht brishtësisë sonë të dukshme, ka raste kur njerëzit mund të mbijetojnë në mënyra shumë të çuditshme, duke sfiduar të gjithë probabilitet e mundshme …

Adrian De Viart

Me vetëm një sy dhe një dorë, De Viart mori pjesë në Luftën Boere, Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore. Ai u plagos në fytyrë, në kokë, në ije, në këmbë, në kyçin e këmbës dhe në vesh. Dhe i mbijetoi të gjithave plagëve.

Vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, De Viart u plagos rëndë 8 herë. Kjo ndodhi pas pjesëmarrjes së tij në Luftën Boere, kur u qëllua në bark dhe ije. Edhe pse kishte vetëm një dorë ai mbante granata me vete, dhe përdorte dhëmbët për t’u hequr siguresën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u plagos nga një avion luftarak që fluturonte mbi Detin Mesdhe. Ai arriti të dilte me not deri në breg ku u kap nga italianët. Në atë kohë ishte në të 60-at e tij, e megjithatë ia doli të arratisej nga kampi i të burgosurve pavarësisht se ishte me një dorë dhe kishte vetëm një sy. Pas luftës, shërbeu si përfaqësues personal i Uinston Çërçillit në Kinë dhe vdiq në moshën 83-vjeçare.

Aleksandër Sellkirk

Historia e Robinson Kruzo është përralla fantastike e një njeriu të humbur në një ishull të largët. Por pak njerëz e dinë se ajo bazohet mbi një histori të vërtetë, ajo e Aleksandër Sellkirk. Marinari skocez ishte një tip gjaknxehtë, ndaj ai u përlesh me kapitenin e tij në vitin 1704, i cili e dëboi të riun nga anija duke e lënë në një ishull aty pranë.

Në ishull Sellkirk ushqehej me mishin dhe qumështin e dhive të egra, rrepa dhe bimë të tjera. Natën kur flinte e sulmonin qindra minj, por ai arriti të zbusë disa mace të egra, duke e shpëtuar veten nga ai problem. Duke iu përshtatur jetës si një i humbur, Sellkirk ndërtoi dy kasolle, një për gatim dhe një tjetër për të fjetur.

Marinari në 2 raste gati u kap nga marinarët spanjollë, të cilët me siguri do ta kishin vrarë. Por ai arriti të fshihej në një pemë. Ai u shpëtua vetëm në vitin 1709, 4 vjet pasi ishte braktisur në atë ishull.

Familja Robertson

Në vitin 1971, familja Robertson, që përbëhej nga bashkëshortët Dugal dhe Lin dhe3 fëmijët e tyre Dagllas, Sendi dhe Neill, së bashku me një mikun e familjes të quajtur Robin, planifikuan të lundronin nëpër botë. Por 200 milje larg nga ishujt Galapagos një grup balenash vrasëse ua përmbysi varkën.

Familja u strehua në një gomone. Ata kishin ushqim të mjaftueshëm për 10 ditë, që përbëhej nga një qese me qepë, një tenxhere me biskota, 10 portokalle, 6 limonë dhe gjysmë kilogram karamele. Ndërkohë uji ishte plot me peshkaqenë.

LEXO EDHE:  “Ç’ta bën gruaja s’ta bën as perëndia”/ Klea Huta publikon videon me Elgit Dodën që do t’iu shkrijë së qeshuri

LEXO EDHE:  Modelja australiane Jem Wolfie “pushton” Instagramin me…



Familja mbijetoi për 38 ditë në det, pjesërisht për shkak të optimizmit të Lin Robertson. Një infermiere në profesion, Lin e dinte se pirja e ujit të detit ishte një dënim me vdekje për të gjithë. Ndaj familja u përpoq të qëndronte gjallë duke pirë gjakun e breshkave të detit. Por kjo nuk mjaftonte.

Ndaj Lin përdori disa shkallë të vogla, dhe krijoi disa tuba të improvizuar në formën e një klizme. Uji në fund të gomones, i cili ishte një përzierje e ujit të shiut, gjakut dhe zorrëve të breshkave, kishte të ngjarë të vriste cilindo që përpiqej ta pinte.

Por nëse e merr me klizmë, mund ta thithësh atë ujë pa tretur asnjë nga elementët e rrezikshëm. Dhe kështu vepruan. Kur një anije peshkimi japoneze i shpëtoi, asnjë prej tyre nuk kishte urinuar prej 20 ditësh, dhe gjuhët e tyre ishin aq të fryra saqë nuk mund të flisnin dot.

Pema e Jetës

Por mbijetesa në disa raste të pabesueshme nuk kufizohet vetëm tek njerëzit. I tillë është rasti i Pemës së Jetës në Bahrein. Kjo pemë mendohet të jetë mbjellë në vitin 1582 dhe ndodhet në majë të një kodre prej rëre në pikën më të lartë të Bahreinit. Përreth pemës së gjelbër dhe me një pamje të shëndetshme ndodhet një shkretëtirë tepër e thatë.

Aty pranë nuk ka asnjë burim uji. Por pema merr ujë nga diku, dhe besohet se ajo ka rrënjë tepër të thella në një thellësi prej rreth 50 metrash. Disa njerëz thonë se pema ishte mbjellë në vendin e Kopshtit të Edenit, dhe kjo është arsyeja pse ajo është ende e gjallë.

Ernest Heminguei

Gjatë gjithë jetës së tij, shkrimtari i famshëm amerikan u përball me shumë përvoja afër vdekjes. Në Luftën e Parë Botërore, ai ishte shofer ambulance në shërbim të Kryqit të Kuq. Një mortajë austriake për pak sa nuk e vrau atë. Ai shpërthim e detyroi të vendoste një protezë aludimi në kupën e gjurit ndërsa në trup iu ngulën 237 copëza alumini.

Më vonë, ai për pak vrau veten gjatë përleshjes me një peshkaqen në Key West. Por, rreziqet më të mëdha për jetën i erdhën nga 2 aksidente ajrore, të cilat ndodhën brenda dy ditësh.

Kur ishte në Safari në Afrikë në vitin 1954, piloti i avionit Cesna ku udhëtonte Heminguei u rrëzua pasi u përpoq të shmangte një tufë zogjsh. Shkrimtari, bashkëshortja e tij dhe piloti e kaluan natën në xhungël. Më pas të nesërmen hipën në një avion tjetër, që u rrëzua menjëherë dhe mori flakë. Fillimisht Heminguei u raportua se kishte vdekur në aksident, por pak kohë më vonë doli nga xhungla me një tufë bananesh dhe një shishe xhin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Foto/ Historitë më të çuditshme dhe misterioze të mbijetesës

LEXO TE PLOTE

Blog

Kina po shantazhon të tjerët me mjete ekonomike, SHBA dhe BE duhet të reagojnë

Publikuar

-

Nga

cna blog

https://www.newsweek.com/china-using-economic-coercion-blackmail-us-eu-must-fight-back-opinion-1667958

 

Nga Anders Fogh Rasmussen “Newsweek”

Për dekada, Tajvani është bllokuar në një pozicion që iu ri-përshtat të gjithëve:as nuk është pjesë e Kinës kontinentale, dhe as duke shpallur zyrtarisht pavarësinë. Republika Popullore e Kinës mund të ruante pretendimin e saj sovran mbi të. Por Tajvani ishte i lirë të zhvillohej si një demokraci liberale dhe një ekonomi moderne.

Dhe bota demokratike ishte në gjendje të mbante lidhje me të dyja, për sa kohë që ata distancoheshin nga çështja e sovranitetit dhe i përmbaheshin politikës së“Një Kine”.Por gjërat kanë ndryshuar. Nëpërmjet veprimeve të saj dhe retorikës së Sekretarit të saj të Përgjithshëm Xi Jingping, Kina ka treguar vitet e fundit se nuk është më e gatshme ta pranojë këtë statuskuo.

Prandaj, bota e lirë duhet që ta ri-mendojë qasjen e saj.

Gjatë mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm Xi si udhëheqës, Pekini i ka shtuar sulmet hibride ndaj Tajvanit. Kina po bombardon me dezinformata demokracinë e Tajvanit.

Ajo po përdor gjithë peshën e saj diplomatike në të gjithë skenën botërore, për t’i detyruar organet dhe institucionet shumëpalëshe që të mos përfshijnë Tajvanin. Dhe muajt e fundit ka ndërmarrë inkursione ushtarake gjithnjë e më agresive dhe të rrezikshme në hapësirën ajrore të ishullit.

Edhe pse Kina po kërcënon në mënyrë aktive Tajvanin demokratik, deri më sot shumë njerëz në botën e lirë kanë bërë një sy shurdh ndaj këtyre sulmeve. Ata kanë pasur frikë nga kërcënimet dhe presioni ekonomik i Pekinit,ndaj kanë qenë të gatshëm të tolerojnë përpjekjet e njëanshme të Kinës për të ripërcaktuar atë që Pekini tani e quan “parimi i një Kine”.

Pekini dëshiron që kjo të nënkuptojë, se asnjë vend tjetër nuk mund të ketë marrëdhënie ekonomike apo politike me Taipein. Statuskuoja e Tajvanit ekziston krahas një politike amerikane të përshkruar më së miri si paqartësi strategjike.

Me këtë të fundit nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Tajvanin nëse Kina do të sulmonte, por shkalla e saktë e çdo përgjigjeje, është lënë qëllimisht e papërcaktuar. Disa herë, presidenti Xho Bajden ka qenë shumë më pak i paqartë në pikëpamjet e tij.

Kina dhe Tajvani janë një fushë e politikës së jashtme, që bashkon të dyja partitë e mëdha në Uashington. Doktrina e “paqartësisë strategjike”, mund të ketë funksionuar mirë në të kaluarën. Por Kina e Xi Jinping nuk është Kina e së shkuarës. Tani duhet pak më shumë qartësi strategjike.

Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja duhet t’i japë Tajvanit një garanci sigurie të ngjashme me klauzolën e mbrojtjes reciproke që përcakton neni 5 i traktatit themeltar të NATO-s. Por Shtetet e Bashkuara mund të bëhen më pak të fshehta në mbështetjen e tyre për Taipein.

Shtetet e Bashkuara kanë një interes shumë vetjak për mbrojtjen e Tajvanit. Nëse Tajvani do të bjerë, ndryshimi i ekuilibrit të fuqisë në Indo-Paqësorin më të gjerë do të ishte shkatërrues për kauzën e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën.

Në këtë aspekt, as Evropa nuk mund të qëndrojë mënjanë, duke e kritikuar Amerikën për qasjen e saj më agresive ndaj Kinës, duke e lenë SHBA-në të mbajë të gjithë barrën e sfidave në rajonin e Indo-Paqësorit, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet që të ruajë një statuskuo merkantiliste me Pekinin.

Ne po shohim tashmë disa shenja të mira të hershme. Kohët e fundit, Parlamenti Evropian mbështeti me shumicë dërrmuese një rezolutë që kërkon përmirësimin e lidhjeve midis BE- së dhe Tajvanit, duke përfshirë një marrëveshje të re në fushën e investimeve.



Qeveria e re gjermane, me një Ministër të Jashtëm nga radhët e të Gjelbërve, është e orientuar më shumë drejt një politike të jashtme të bazuar tek vlerat. Ndërkohë Lituania ka braktisur një platformë ekonomike kinez në Evropën Qendrore, të njohur më shumë si 17+1, dhe ka lidhur haptazi marrëdhënie ekonomike me Tajvanin.

Këto veprime janë plotësisht në përputhje me “politikën e një Kine”, pasi ato nuk bëjnë asnjë njohje të sovranitetin e Tajvanit. Gjithsesi Kina po lufton kundër të drejtave sovrane të shteteve evropiane për të zhvilluar lidhje me Taipein.

LEXO EDHE:  Ka pamjen e një kukulle “Barbie”/ Fotot më sensuale të modeles Trista Mikail

LEXO EDHE:  FOTOT-Fansat akuzojnë Encën për silikon/ Këngëtarja iu jep përgjigjen duke treguar gjoksin

Prandaj në kundërpërgjigje të lëvizjes së Lituanisë, Kina ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh në fushën ekonomike kundër shtetit të vogël evropian, duke kufizuar eksportet e tij, dhe duke bllokuar në portet kineze më shumë se 1 mijë kontejnerë me mallra,për të cilat bizneset lituaneze kanë kryer tashmë pagesën.

Me këto sjellje Kina po ngacmon një aleat të NATO-s dhe një anëtar të BE-së, për të ndikuar tek vendimet e saj sovrane ekonomike dhe politike. Ky është një test për botën e lirë. Nëse e lëmë Lituaninë të vetme në përballje me Pekinin, super-arma e presionit ekonomik do t’u drejtohet edhe të tjerëve, për t’i detyruar më pas demokracitë t’i nënshtrohen vullnetit të Pekinit.

Në një periudhë afatshkurtër, ne duhet t’i ofrojmë Lituanisë hua të buta për të zbutur efektet e goditjeve ekonomike nga Kina. Edhe BE-ja duhet të deklarojë zyrtarisht se veprimet e Kinës po shtrembërojnë të gjithë tregun e përbashkët të BE-së, dhe të veprojë me kundërmasa ndaj Pekinit.

Bashkimi Evropian po punon për krijimin e një instrumenti kundër këtyre sjelljeve të Kinës, dhe kjo gjë që do t’i japë atij mjetet e duhura për të luftuar pikërisht kundër kësaj lloj sjellje. Por sfida e vërtetë e Brukselit nuk është nëse ai zotëron instrumentet e duhura ligjore; por nëse ka vullnet të mjaftueshëm politik për të mbrojtur të drejtën e Lituanisë për të bërë zgjedhjet e veta.

Në terma afatgjatë, bota e lirë mund të krijojë “Nenin 5” në fushën e ekonomisë për të reduktua abuzimet e Kinës me investimet strategjike dhe presionet ekonomik për qëllimet e saj gjeopolitike. Neni 5 i famshëm i NATO-s, thotë se një sulm ndaj një aleati është një sulm ndaj të gjithëve.

Po kështu, një “Nen 5 ekonomik” do të nxiste një përgjigje nga demokracitë,për të mbështetur një shtet apo biznes që përballet me presionet ekonomike që vijnë nga një autokraci. Pekini po e përdor fuqinë e tij ekonomike për të shantazhuar vendet dhe korporatat, pasi ky është një mjet efektiv.

Kjo praktikë ka funksionuar në rastet e kompanive të veshjeve, që u përballën me bojkot pasi vunë në dyshim shkeljet e të drejtave të njeriut, si dhe ndaj prodhuesve australianë të verës, të cilët janë përballur me tarifa të larta pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis 2 vendeve.

Edhe Rusia përdor mekanizmat ekonomikë si një mjet për të arritur qëllimet e saj gjeopolitike, sidomos duke përdorur si një armë furnizimet e saj me gaz ndaj Evropës Perëndimore. Ne duhet të neutralizojmë efektet e këtyre taktikave që përdoren nga shtetet autoritare.

Ndërkohë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu një interes të përbashkët në rajonin e Indo-Paqësorit:ta mbajnë këtë të fundit të lirë, të hapur dhe sa më demokratik që është e mundur. Roli i Evropës në këtë aspekt, mund të mos jetë domosdoshmërisht dërgimi i një flote avionësh në zonë.

BE mund të përmirësojë marrëdhëniet e saj politike dhe ekonomike me Tajvanin.

Për shembull, duke zhbllokuar një marrëveshje dypalëshe investimi që u pezullua në kohën kur Brukseli po synonte të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me Kinën.

Përmirësimi i lidhjeve ekonomike, është po aq në interesin tonë sa edhe të Tajvanit, duke pasur parasysh asetet e konsiderueshme që ka Tajvani në fushate teknologjisë së lartë sikurse janë gjysmë përçuesit. Evropa dhe SHBA-ja duhet të kërkojnë së bashku një qasje të re ndaj Kinës, diçka që administrata Bajden ia kërkoi BE-së edhe para inaugurimit të saj në detyrë.

Marrëdhënia jonë me Tajvanin nuk duhet të reduktohet vetëm tek mbështetja ushtarake apo në një marrëveshje specifike investimesh. Ajo ka të bëjë me pyetjen nëse ne jemi të gatshëm të ngrihemi për garantimin e lirisë dhe demokracisë në një rajon, ku që të dyja gjenden në një presion në rritje nga autokracia dhe diktatura.

Shënim: Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitet 2009-2014, dhe kryeministër i Danimarkës në vitet 2001-2009./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si u vendos, dhe pse e masim ende fuqinë e mjeteve motorike me njësinë “kuaj-fuqi”?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nëse jeni duke blerë një makinë dhe nuk keni përvojë me matjet e fuqisë apo parametrat  e tjerë të automjeteve, mund të habiteni nga njëra prej cilësive kryesore të automjetit:forca e tij motorike e shprehur në termin “kuaj-fuqi”.

Bazuar në këtë të fundit, mund të supozoni se një kalë mund të prodhojë rreth 1 kuaj fuqi. Kjo ka shumë kuptim edhe në aspektin gjuhësor. Por në realitet, e vërteta është shumë ndryshe.

Po sa “kuaj fuqi” mund të prodhojë një kalë ? Dhe si nisi të përdorej ky term?

Sipas faqes së internetit të Edukimit mbi Energjinë të Universitetit të Kalgarit në Kanada,prodhimi maksimal i një kali të vërtetë është në fakt shumë më afër 15 kuajve fuqi. Në fakt, një term më i përshtatshëm për këtë njësi matëse mund të jetë “fuqia njerëzore”, duke pasur parasysh se një person mesatar i shëndetshëm, mund të prodhojë pak më shumë se 1 kuaj fuqi.

Pra, si lindi ky term?

Ai u shpik për herë të parë në fundin e viteve 1700 nga Xhejm Uot, një inxhinier skocez i famshëm për motorët e tij tepër efikasë me avull. Gjatë kërkimeve mbi një mënyrë për të reklamuar konstruksionet e tyre, Uot shpiku një njësi matëse që do të tregonte në mënyrë efektive epërsinë e motorëve të tij me avull, në krahasim me diçka tjetër, fuqinë e të cilit njerëzit e njihnin shumë mirë: kuajt.

Pas një vëzhgimi personal dhe jo nga ndonjë studim rigoroz shkencor, Uot llogariti se një kalë mund të rrotullonte një rrotë mulliri 144 herë në 1 orë. Duke përdorur këtë shifër, ai vlerësoi se kuajt ishin në gjendje të shtynin rreth 14.774 kilogramë për 1 metër në minutë. Për lehtësi, ai e rrumbullakosi këtë shifër në 14.968.55 kilogramë, dhe kështu lindi njësia “kuaj-fuqi”.



Uot nuk u shqetësua shumë mbi saktësinë e matjes, por e vinte theksin tek përmirësimet drastike të produktivitetit që do të përjetonin që blerësit,në rast se blinin një nga motorët e tij me avull. Në fakt makineritë e tij ishin vërtetë shumë më të fuqishme dhe më të besueshme se sa kuajt.

LEXO EDHE:  FOTOT-Fansat akuzojnë Encën për silikon/ Këngëtarja iu jep përgjigjen duke treguar gjoksin

LEXO EDHE:  "Tërbohet" Bebe Rexha/ Tregon të pasmet bombastike duke kërcyer twerk

Prandaj shumë pak njerëz vunë në dyshim vërtetësinë e llogaritjeve të tij. Uot u cilësua nga bashkëkohësit e tij si një gjeni i inxhinierisë mekanike,dhe në shenjë mirënjohje njësia “watt”mori këtë emër në vitin 1882. Gjithsesi, duke pasur parasysh që ne tani e dimë se një kalë mund të ushtrojë shumë më tepër fuqi se sa 1 “kuaj-fuqi”, pse përdorim ende sot
termin“watt”që u krijua si pjesë e një fushate marketingu?

“Për shkak të mënyrës se si po ndryshon gjuha, ka më shumë fjalë që janë të distancuara nga origjina e tyre sesa njerëzit mund ta kuptojnë”- thotë Erik Lasej, pedagog i gjuhës angleze në Universitetin e Uinçesterit në Britani.

Kuptimi i një fjale mund të harrohet me kalimin e kohës. Por çfarë e bën një term t’i rezistojë kohës? Dhe pse disa fjalë kanë mbetur në histori, ndërsa të tjerat, si “kuaj-fuqi”, bëhen të kudondodhura?

“Së dyti, njerëzit mund të zgjedhin fjalë të caktuara për shkak të panoramës më të madhe të ndërveprimeve të tyre të ndryshme. Ato mund të marrin pjesë në tendencat sociale, ose t’u përgjigjen ngjarjeve kulturore ose të përpiqen të imitojnë fjalorin e dikujt që ata aspirojnë t’i ngjajnë”-thekson Lasej.

Në nivel grupi, njerëzit mund të përdorin fjalë për të sinjalizuar identitetin dhe vlerat e tyre, për të treguar se janë të përditësuar me të reja e fundit apo për t’u tallur me diçka. “Në këtë aspekt, ne mund të shohim se si i mbijetoi kohës një fjalë kaq e rëndësishme kulturore si “kuaj-fuqi”. Në rast se kuajt nuk do të kishin qenë burimet më të dukshme të energjisë industriale në fillim të shekullit XIX-të, është e dyshimtë nëse ky term do të kishte qenë po aq popullor./ livescience.com–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE