LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyndje në kufij/ Në 7 ditë vijnë mbi 250 mijë emigrantë, ja situata në Kapshticë dhe Kakavijë

29 Dhjetor 2019, 11:40, Kronika CNA
Dyndje në kufij/ Në 7 ditë vijnë mbi 250 mijë

Emigrantët shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë jashtë vendit vijojnë të kthehen për të kaluar festat e fundvitit pranë të dashurve të tyre.

Kështu, përgjatë kësaj jave, policia njofton se kanë hyrë në Shqipëri, përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete.

Po ashtu, Policia Kufitare, bën të ditur se në të gjitha pikat e kalimit, vijon zbatimin e masave për eliminimin e radhëve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, duke aplikuar kontrollet e lehtësuara kufitare.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Lajmet e fundit nga