Connect with Us

“Bomba” e TikTok/ Aplikacioni që po hetohet nga qeveria amerikane

Bota

“Bomba” e TikTok/ Aplikacioni që po hetohet nga qeveria amerikane

Publikuar

-

Videot e pakuptimta të TikTok ngrenë disa pyetje serioze rreth gjeopolitikës së të dhënave dhe rreziqeve të informacionit në internet

Nëse ky artikull do të ishte një video TikTok, ajo do të kishte përfunduar tashmë dhe ju do të ishit duke qeshur, shkruan The Economist. Videot 15-sekondëshe janë edhe ato më të preferuarat në mesin e adoleshentëve. Ky aplikacion u shkarkua më shumë se 750 milionë herë në 12 muajt e fundit, më shumë se Facebook, i kombinuar së bashku me Instagram dhe WhatsApp. Duke lënë mënjanë argëtimin që këto video ofrojnë, TikTok ngre disa pyetje serioze, në lidhje me gjeopolitikën e të dhënave dhe me rreziqet e informacionit në internet dhe mbi të gjitha se kush i shikon më shumë ato që shfaqen online. TikTok bombardon përdoruesit me klipe të përsëritura dhe formon një zhanër të argëtimit shumë të pëlqyer në mesin e adoleshentëve. Pjesa më e madhe e videove janë krijuar pikërisht nga adoleshentët, duke qenë se teknikat e editimit janë të lehta për t’u përdorur edhe prej tyre. Aplikacioni fiton para nga reklamat dhe nga komisionet që merr nga këshillat dixhitale. Mund të ndodhë që një ditë ai të gjenerojë të ardhura edhe nga tregtia elektronike, njësoj si aplikacioni tjetër i ngjashëm kinez, Douyin.

Të dyja këto aplikacione janë në pronësi të ByteDance, një firmë me seli në Pekin dhe me vlerë të ardhurash që shkojnë në 75 miliardë dollarë amerikanë, më e lartë se ajo e çdo startup-i tjetër privat.

Kjo gjë prej kohësh ka shkaktuar probleme në Uashington. Më 1 nëntor, qeveria e Amerikës hapi një seancë dëgjimore mbi rishikimin e sigurisë kombëtare të përvetësimit të ByteDance nga Musical.ly (në 2017) një aplikacion i zhvilluar në Kinë, i cili më vonë u shndërrua në atë që ne të gjithë sot e njohim si TikTok.

Më 5 nëntor, kongresmenët amerikanë e kritikuan ashpër ByteDance për mosparaqitje në seancë. Mbikëqyrësit amerikanë argumentojnë se TikTok i jep qeverisë në Pekin mundësinë për të pasur akses në të dhënat e miliona amerikanëve dhe se ajo censuron ato përmbajtje të cilat regjimit kinez i duken si të papërshtatshme.

Nëse sanksionet e Amerikës mbi Huawei, prodhuesin e pajisjeve të telekomunikacionit, kanë të bëjnë me prishjen e zinxhirëve të furnizimit të pajisjeve elektronike, sulmi i saj ndaj ByteDance është një përpjekje për të mbajtur të ndarë informacionin mbi të dhënat e përdoruesve amerikanë nga ata kinezë.

ByteDance i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke thënë se të dhënat e përdoruesve që nuk janë kinezë nuk ruhen në serverët kinezë, dhe se vendimet për atë që duhet t’u shfaqen përdoruesve amerikanë merren vetëm në Amerikë.

LEXO EDHE:  Vazhdojnë votimet paraprake në Shtetet e Bashkuara

Nga ana e tij, Mark Zuckerberg nuk është aq i shqetësuar në lidhje me sovranitetin e të dhënave sesa për konkurrencën fortë nga ana e TikTok. Facebook po mundohet të përdorë të gjitha “armët” që ka në dispozicion kundër zhvillimit të mëtejshëm të upstart-eve që po rriten shumë shpejt. Në fund të vitit 2018, ai hodhi në treg aplikacionin Lasso, i cili u etiketua si kloni i TikTok-ut. Një zhvillues i pavarur së fundmi zbuloi një veçori të fshehur në kodin e Instagram që kopjon teknikat e editimit të TikTok-ut.

Mark Zuckerberg ka qenë shumë i shqetësuar kohët e fundit, sepse nëse mbrojtja e tij do të dështojë, kritikët e gjigantëve të teknologjisë do të duhet ta pranojnë se monopolet dixhitale nuk janë më aq të pamposhtur. Kritikët e Inteligjencës Artificiale po vëzhgojnë nga afër edhe aplikacionet kineze.

Ajo që përdoruesit shohin në Facebook dhe në rrjetet e tjera sociale perëndimore është pjesërisht si pasojë e atyre që shikojnë dhe që ndajnë miqtë e tyre. Shërbimi kryesor i TikTok, i quajtur “Për Ju”, përcaktohet vetëm nga algoritmi: ai shikon se çfarë shikojnë më shumë përdoruesit në këtë aplikacion dhe e përdor informacionin për të vendosur se cila duhet të jetë videoja e radhës që ai duhet të publikojë.

Të gjitha këto shqetësime nuk do të ekzistonin nëse TikTok do të ishte një trend në rënie, por ai nuk është. Një pjesë e madhe e suksesit të TikTok i detyrohet reklamimit të shpeshtë të shërbimeve rivale. Sipas disa vlerësimeve të fundit, ai shpenzoi ndoshta 1 miliard dollarë në reklamat e rrjeteve sociale në vitin 2018. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre që shkarkojnë TikTok lodhen nga shpeshtësia e transmetimit të videove të ndryshme. Ngadalësimi i rritjes së mëtejshme të këtij aplikacioni mund të mos i ndalojë politikanët amerikanë që të vazhdojnë të hetojnë ende mbi të. Ata mund të vendosnin edhe që të ndalojnë fare përdorimin e tij në Amerikë. Pa dyshim që z. Zuckerberg do t’i mbështeste ata.

*TikTok – është një aplikacion kinez për video në sistemet iOS dhe Android, i cili krijon video të shkurtra për të qeshur./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Hani foton e Rilindjes dhe deklaratën për Republikën e Re, t’ju bëjnë mirë

LEXO EDHE:  Reagime në SHBA pas sulmit të Iranit/ Pelosi: Bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Foto/ Kë po tremb Kina? Nis stërvitjen me 300 luftëanije

LEXO EDHE:  Foto/ Kë po tremb Kina? Nis stërvitjen me 300 luftëanije

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE