LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet ish kandidati për deputet që kërcënoi Albin Kurtin

29 Dhjetor 2019, 18:12, Kosova & Bota CNA
Arrestohet ish kandidati për deputet që kërcënoi Albin

Policia e Kosovës arrestoi Haxhi Hotin, ish kandidatin për deputet të Nismës Socialdemokrate, nën dyshimet për kërcënim ndaj kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

I arrestuari e ka kërcënuar Kurtin nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social facebook, ku kishte shkruar:

?John F. Kennedy ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurti i ka dy rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose të vritet”.

Ndërkohë që postimi  nxiti reagime të shumta Haxhi Hoti e fshiu atë dhe kërkoi falje nëpërmjet një  postim të ri.

?Ishte një gabim teknik i imi, ku mediet pa me pyetur mua e kanë shpërndarë këtë shkrim! Kërkoj falje publike?. Por dhe duke u distancuar nga partia Nisma e për të cilën, sikurse shkroi: nuk kishte lidhje me kërcënimin e tij.

?Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t?i zbulojë policia e prokuroria?, thuhet në një reagim të lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me gjthësa ka ndodhur.

?Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kërcënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës?, thuhet mes tjerash në reagimin e VV.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është distancuar nga ky veprim i Hotit, duke shkruar:  “Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër çdo dhune a kërcënimi. Ishim dhe jemi për drejtësi e shtet ligjor – kushdo që është jashtë kësaj fryme, nuk është NISMË!”

Ndër reagimet e shumta që e dënonin aktin e paprecedentë i shqueshëm ka qenë ai i të kërcënuarit Albin Kurti, i cili sot në faqen e vet në rrjetin social fcb ka shkruar:

 

 

Lajmet e fundit nga