Connect with Us

Tranzicioni i tejzgjatur dhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin

Politikë

Tranzicioni i tejzgjatur dhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin

Publikuar

-

Për rreth 50 vite shqiptarët vuajtën një ndër diktaturat më të egra në Europë, nën regjimin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por, edhe edhe pse regjimi komunist ka rënë, tashmë Shqipëria vijon të vuajë mbi kurriz 30 vite tranzicion të tejzgjatur por edhe “hijet” e diktaturës që vijojnë të na përndjekin.

Prej vitit 1990 e deri më sot, shqiptarët duket se ende nuk po shkëputen dot nga ai regjim, rrënjët e të cilit duket se paskan qënë të forta.

Tashmë jemi pothuajse në vitin 2020, dhe debatet e hapura së fundi në media, apo në rrjetet sociale tregojnë se “xhelatët” janë ende mes nesh.

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimi mbi këto dokumente, ka qenë prej vitesh një nga dilemat e mëdha me të cilat është përballur shoqëria shqiptare pas periudhës së komunizmit.

Në muajin prill të vitit 2015 në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të RPSSH”, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin dhe informimin mbi dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944-1991.

Ndërsa në nëntor të 2016-ës, Kuvendi i Shqipërisë votoi edhe pesë anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit si edhe kryetaren e këtij Autoriteti, duke i hapur kështu udhën fillimit të punës për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe përballjen me të kaluarën e tyre gjatë regjimit totalitar në Shqipëri. Por, gjithcka duket se ishte thjeshtë simbolike dhe drejtësia për viktimat ende mungon.

Së fundi, një ndër debatet më të forta në media kohët e fundit ka qënë ai për Arben Krajën, i sapozgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta pëe SPAK, se do të sjellë drejtësinë e munguar tek ta, në rrjete sociale dhe në media publikohen dokumente dhe deklarata sipas të cilave ai që supozohet të sjellë drejtësinë e munguar, thuhet se është një ndër ish-hetuesit e regjimit të egër komunist.

Po ashtu edhe për të tjerë zyrtarë të institucioneve shqiptare, qoftë edhe atyre institucioneve të reja të drejtësisë ka pasur debate dhe akuza, sipas të cilave thuhet se ata i kanë shërbyer regjimit komunist.

Një ndër ta është edhe anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, emri i së cilës thuhet se gjendet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

LEXO EDHE:  Basha sjell fjalët e diktatorit/ Masakra e Valmirit, akt makabër terrorist

Autoriteti i Dosjeve ka konstatuar se Nurihan Seiti rezulton në dosjet e ish-shërbimit famëkeq komunist.

Nurihan Seiti u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) nga Kuvendi i Shqipërisë, vetëm me votat e Partisë Socialiste. Ajo u shndërrua në një personazh të komentuar së kohë më parë, pasi në një diskutim me kreun e KLP, Gent Ibrahimi, iu drejtua këtij të fundit: “kur të keni dilema në fushën penale, më pyesni mua se kam përvojën e duhur”.

Por nuk ngelet pas edhe politika. Shpesh ka akuza të ndërsjellta mes palëve, për shërbimet ndaj diktaturës. Por, së fundi Agron Tufa, ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, ka publikuar dokumente, sipas të cilave deputeti aktual i Partisë Socialiste Spartak Braho  ka dënuar në periudhën e diktaturës një minoren, i quajtur Gjergj Hani.

Sipas dokumentit të publikuar nga Tufa, minoreni është dënuar për “tradhti ndaj atdheut”. Në dokument thuhet se Gjergj Hani, më 27 maj 1985, është nisur me tren në drejtim të Pogradecit me qëllim për t’u arratisur në Jugosllavi. Ai është përpjekur të kalojë me not nëpërmjet liqenit të Pogradecit, por është diktuar nga policia kufitare.

Tufa shprehet se dokumentet në fjalë tregojnë qartë se Spartak Braho nuk është gjë tjetër, përpos se një xhelat e kriminel i diktaturës, që ka dhënë dënime me vdekje.

Pra, sipas asaj që pretendon zoti Tufa, një ndër deputetët që paguhet me taksat tona, që të bëjë ligje për të mbrojtur të drejtat tona, është pikërisht i njëjti që i paska shërbyer regjimit diktatorial.

Këto janë vetëm disa nga zyrtarët shqiptarë, emri i të cilëve është përfolur në media dhe rrjetet sociale, si pjesë e regjimit komunist, që vijojnë të “përndjekin” shqiptarët.

Një ekspozitë me dosje të deklasifikuara të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, e hapur në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në gusht të 2018, nxori në pah përballjen “simbolike” të Shqipërisë me të shkuarën, por viktimat kërkojnë ende drejtësi./ CNA.al

Braho dënonte politikisht minorenë/ Tufa publikon dokumentet

Nga dënimet për agjitacion e propagandë në KLP/ Ish sigurimsja me pasuri përrallore

Audio-epike/ Drejtësia e Re në këndvështrimin e prokurores së komunizmit

Ish-hetuesi i diktaturës në krye të SPAK/ Publikohen të tjera fakte tronditëse

Pritshmëritë e SPAK/ Drejtësi e re, nga prokurorë me “xhaketa të vjetra”

Milionerë, gjobaxhinj dhe vegla të politikës/ Pazaret që ngritën SPAK-un

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Agron Tufa: Komunistët kontrollojnë çdo gjë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Agron Tufa: Komunistët kontrollojnë çdo gjë në Shqipëri

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE