Connect with Us

Rama shkel ligjin/ Detyron gratë e burgosura të dalin live në ERTV

Politikë

Rama shkel ligjin/ Detyron gratë e burgosura të dalin live në ERTV

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një vizitë në burgun e grave.

Gjatë fjalës së tij Rama vijoi propagandën e tij, ndërsa tha se Reforma në Drejtësi po ndryshon rrjedhën e historisë në Shqipëri dhe se shumë prej prokurorëve dhe gjyqtarëve që po largohen nga sistemi duhet të ishin në burg. Sipas tij, reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete dhe se në të ardhmen do të kemi një sistem që nuk dënon njerëzit e dobët e të varfër por fajtorët e vërtetë.

Por, pikërisht ai që flet për drejtësi, duket se sot ka shkelur vetë ligjin.

Sot, Edi Rama bashkë me  kamerat e kanalit të tij ERTV, hynë brenda burgut të grave në kryqytet, dhe transmetoi live takimin në fjalë. Ndërkohë që një gjë e tillë është rreptësisht e ndaluar nga Rregullorja e Burgjeve.

LEXO EDHE:  Gazetari paralajmëron Ramën/ Është mirë të bësh gati valixhet kryeministër

Neni 49, pika 4 thotë se “Ndalohet realizimi i filmimeve në mjediset e banimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve, si dhe transmetimi i emisioneve tëdrejtperdrejta nga mjediset e IEVP-së.”

Por, siç duket ligji vlen vetëm për të tjerët dhe jo për kryeministrin dhe median e tij. Dhe për më tepër kjo shkelje e ligjit u bë në prani të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Drejtorit të Burgjeve, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e kësaj rregullorje.

Dhe sikur të mos mjaftonte, regjia e “ERTV” u kërkon grave edhe të rrëfejnë live edhe arsyet se pse ishin dënuar./ CNA.al

Droga e fundosi/ Përlotet e dënuara: Djali i vogël më pyet kur do vish

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Fotot/ Veliaj në rrugën e Ramës, betonizon pa mëshirë kryeqytetin

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në PS?/ Rama kujton Fatos Nanon

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE