Connect with Us

Për gjermanët, Trump më i rrezikshëm se Kim dhe Putin

Bota

Për gjermanët, Trump më i rrezikshëm se Kim dhe Putin

Publikuar

-

Të pyetur, se kush është kërcënimi më i madh për paqen botërore, gjermanët e vënë gishtin në një sondazh të fundit tek një person, Donald Trump. Presidenti amerikan lë pas diktatorin Kim Jong Un, por edhe Putinin.

Megjithëse Uashingtoni është aleati më i ngushtë i Gjermanisë, besimi publik tek SHBA ka pësuar goditje të ndjeshme që nga koha e Donald Trumpit, sipas një sondazhi të institutit YouGov. Gjermanët janë pyetur, se kush është më i rrezikshëm – diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, presidenti kinez, Xi Jinping, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khomenei apo presidenti amerikan, Donald Trump? 41% e  të anketuarve përgjigjen, se Donald Trump është më i rrezikshëm se krerët e tjerë.

Në vendin e dytë ata rendisinn diktatorin koreanoverior, Kim, 17% e shohin atë të rrezikshëm për paqen. Më pas vjen Putini dhe Khomenei me 8%. Për nga rrezikshmëria renditet në fund  presidenti kinez Xi me 7%. Në këtë anketim të YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve morën pjesë më shumë se 2000 vetë.

Një sondazh i ngjashëm i You Gov u zhvillua vitin e kaluar në korrik, aty ishin 48% e gjermanëve që e mbanin Trump më të rrezikshëm, se Kim dhe Putin. Ky sondazh nuk përfshinte krerët e Iranit dhe Kinës.

Macron gëzon më shumë besim se Merkel

LEXO EDHE:  Doni të studioni në SHBA?/ Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Një sondazh tjetër i grupit mediatik, “Funke Mediengruppe” i kryer nga Instituti Kantar nxjerr në pah, se gjermanët i besojnë më shumë presidentit francez, Emmanuel Macron se kancelares Merkel. 53% e të anketuarve thanë, se besimi i tyre tek Merkel është “përafërsisht i madh”, 44% kanë “pak besim” tek Merkel. Ndërsa për presidentin Macron 57% përgjigjen pozitivisht, vetëm 32% e vlerësojnë atë negativisht.

Edhe pesë krerë të tjerë shtetesh morën vlerësime negative. Fituesi i zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, tek i cili 33% e gjermanëve kanë pak a shumë besim dhe 41% pak besim. I katërti renditet Putin, që gëzon vlera më të mira sondazhi, (26% kanë besim 67% shumë pak besim) madje se kryeministri britanik, Boris Johnson (12 kundrejt 71%) dhe presidenti turk, Erdogan. Edhe në këtë sondazh presidenti amerikan, Trump renditet i fundit. 6% i besojnë shumë atij, kurse 89% e të pyeturve kanë shumë pak besim, duke e kategorizuar Trump si liderin botëror me shumë më pak besim.  Instituti Kantar ka pyetur 1014 persona në një sondazh përfaqësues nga 12-19 dhjetor./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Çfarë duhet të dini

LEXO EDHE:  SHBA shpreh përkushtimin ndaj Kosovës

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane/ Çfarë duhet të dini

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-ve: Forcat speciale të Shkodrës, heronjtë e 2017

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE