LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri/ Prona private nuk preket

28 Dhjetor 2019, 21:46, Opinione CNA
Nga Klodian Tomorri/ Prona private nuk preket

Ka nje film te Hollywoodit ku dy te burgosur arratisen nga burgu. Ishin gjithe kohen nen ndjekjen e policise dhe gjithe kohen ne rrezik. Por e vetmja here kur u tremben ishte kur gabimisht shkelen ne nje prone private. ?Mos- tha njeri prej tyre. – Tani jemi te vdekur.?

Prona private nuk preket. Thelbi i prones private eshte e drejta qe ka pronari te perjashtoje te tjeret nga perdorimi, shfrytezimi apo gezimi i saj. Ne castin qe kjo e drejte shkelet atehere kemi te bejme me veper penale.

Ne SHBA dhunimi i prones private klasifikohet automatikisht si veper penale, mjafton te plotesohen dy kushte:
1- Hyrje e qellimshme
2- Pa autorizim nga pronari

Disa shtete kerkojne dhe nje kusht te trete, paralajmerimin. Pra nese te paralajmerojne largohu dhe ti nuk largohesh automatikisht ke bere veper penale.

Mjafton te kesh permbushur keto te treja dhe te paketojne direkt per ne burg. Ne shumicen e shteteve 3 muaj, ne te tjera shkon deri ne 1 vit brenda. Pervec kesaj do paguash edhe gjobe.

Nuk ka proteste ne pronen private. TEG-u eshte prone private. Aty pronari ka te drejte te thyeje brinjet, nese nuk te do brenda. Kaq e thjeshte eshte.

Sepse po u hap loja, qe ti mund te protestosh dhe shqetesosh tjetrin ne pronen e tij, eshte zarar i madh. Pastaj mund te te hyjne ne zyre, ne shtepi dhe te protesojne kundra teje ne shtepine tende. Eshte shkelje e te drejtave te njeriut kjo. Prandaj nuk ka debat fare ne kete pike.

Ka ca rregulla qe nuk thyhen pavaresisht justifikimeve apo arsyeve.

Lajmet e fundit nga