Connect with Us

Kulluri zbulon një pikë të përbashkët mes Ramës dhe Kurtit/ Mesazhi për “Republikën e re”

Politikë

Kulluri zbulon një pikë të përbashkët mes Ramës dhe Kurtit/ Mesazhi për “Republikën e re”

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri shprehet se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama kanë një pikë të përbashkët. Sipas tij të dy nuk njohin ligjet dhe institucionet.

Ndërsa i referohet refuzimit nga Albin Kurti të ftesës së presidentit Thaçi, kulluri heq një paralele me rastin e sjelljes së Ramës me presidentin Meta dhe ish-presidentin Bujar Nishani.

“Albin Kurti njelloj si Rama nuk njeh institucionet dhe ligjin pervecse kur perputhen me axhenden e tij politike!

Megjithese e ka detyrim kushtetues te mandatohet nga Presidenti per te filluar negociatat per qeverine e re, “vjen verdalle” neper Prishtine duke u fshehur vetem sepse nuk ka marreveshje me LDK!

LEXO EDHE:  “Hipokrizi vrastare”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ngre tonet: Ka vetëm një rrugë shpëtimi për PD

E njejta sjellje e Rames me Nishanin dhe Meten! I njihte per President vetem kur miratonin dekretet qe miratonin interesat e tij. Ne te kundert nuk i njihte si Presidentë te Republikes. Por harrojne se shtetin e te drejtes e mban ne kembe Kushtetuta dhe Ligji! Perndryshe qeveris vullneti i pakontrolluar i individit! Desktruktivizem majtist, relativizem i paster moral qe con ne sjellje autokratike.”-shkruan Kulluri.

Më tej, ai ka edhe një mesazh për opozitën shqiptare, ndërsa shkruan se “Nuk e di c’mendim kane tani“demokratet e oreve te vona” te Republikes se Re qe festonin fitoren e Vetevendosjes dy muaj me pare, pasi pergjithesisht nuk mendojne por vetem brohorasin!”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Doja të bëhesha mjek, por përfundova tek Bujqësori”/ Bamir Topi rrëfen të pathënat

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka zbuluar detaje nga jeta e tij personale. I ftuar në emisionin “Dola te Ola” në News 24, Topi tregoi se dëshira e tij në vegjëli ishte të bëhej mjek.

Ai ka studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare dhe gjatë programit zbuloi se ka shkuar aty pa dëshirën e tij, kjo për shkak se dy vëllezërit e tij, ishin me arsim të lartë dhe në atë kohë bursat e studimit për familje ishin të kufizuara.

Ish-presidenti pohoi se në atë shkollë ka marrë një eksperiencë të jashtëzakonshme për jetën, teksa tregoi edhe për marrëdhëniet që ka patur me kolegët gjatë kohës që ai drejtonte Këshillin Shkencor të Institutit të Kërkimeve Veterinare, me të cilët ka vijuar të mbajë marrëdhënie  të mira edhe pas shkëputjes.

LEXO EDHE:  Rama reagon për protestën e naftëtarëve/ Do të shkruaja një libër

LEXO EDHE:  Rama reagon për protestën e naftëtarëve/ Do të shkruaja një libër



Ai gjithashtu gjatë rrëfimit të tij, zbuloi edhe dilemën e madhe që kishte në momentin që iu propozua t’i futej politikës në vitin 1996.

“Kisha një marrëveshje me veten që nëse do të futesha në politikë do ta lija profesionin”, tha Nishani, teksa theksoi se politika ndryshe nga universiteti, është e mbushur plot të papritura dhe intriga./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kam të vështirë ta kapërdij!”/ Kulluri bën reagimin e fortë pas deklaratës së Bashës

Publikuar

-

Nga

Trump i pafajshëm/ Kulluri: Këta që e etiketuan si armik nga Tirana nuk e di ç’kanë për të thënë!

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pas deklaratave të Lulzim Bashës, i cili tha se ka qenë 17 vjeç ka lidhur besën me Sali Berishën dhe se ai është i vetmi që ka bashkëpunuar në politikë.

Kulluri shkruan se Basha duhet të tërhiqet nga gënjeshtra e sotme ose të konfirmojë dikush tjetër bisedën që ka bërë.

“Te dashur miq! Sado te perpiqem mos te merrem me kete njeri, ky eshte aq “talent” saqe eshte e pamundur te mos them edhe sot dy fjale!

Duke mos e perjashtuar faktin qe i ka dhene doren Berishes 17 vjec ne takime ku ka perkthyer, kete punen e “beses” per demokracine dhe te miren e PD e kam te veshtire ta kaperdij!

Pervec dores Berisha e shumta mund ti kete dhene ndonje autograf, ndersa Basha mund ti kete thene “faleminderit doktor”!



LEXO EDHE:  Rama reagon për protestën e naftëtarëve/ Do të shkruaja një libër

LEXO EDHE:  Çfarë kërkojnë Basha dhe Kryemadhi?/ Rama zbulon prapaskenat e aksionit opozitar

Genjeshtrat pa hesap ne dite hallit i kuptoj, por ky ka nje histori shumevjecare genjeshtrash edhe kur s’ka patur halle si keto te Kuvendit dhe firmave te shumices per ta larguar!

Eshte i vetmi njeri qe kam njohur dhe bashkepunuar ne politike qe genjen kot dhe pa asnje arsye!

Ose duhet te terniqet nga genjeshtra e sotme ose duhet ta konfirmoje dikush tjeter biseden qe paska bere me Berishen!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Diskutime dhe vendimarrje politike/ PD mbledh nesër Kryesinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj dhe lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një mesazhi drejtuar anëtarëve. Mësohet se mbledhja do të bëhet në orën 16:00 dhe në fokus do të ketë diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:



LEXO EDHE:  Nuk fitoi asnjë mandat/ Murrizi nxjerr hartën elektorale: Prej 30 vitesh Shqipëria është e ndarë

LEXO EDHE:  Fakti/ Bashën e ndjekin më shumë nga faqja e Ramës (FOTOT)

Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH”, thuhet në njoftimin zyrtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE