Connect with Us

Korrupsioni qeveritar nuk kursen asnjë/ Si diskriminohen personat me aftësi të kufizuar

Politikë

Korrupsioni qeveritar nuk kursen asnjë/ Si diskriminohen personat me aftësi të kufizuar

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të qeverisë.

Sipas ish-deputetes Pampuri, në festat e fundvitit dora e qeverisë së korruptuar, preku dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Dora e qeverisë së korruptuar, preku dhe personat me aftësi të kufizuar, në festat e fundvitit.

Qeveria penalizoi këtë fundvit edhe personat me aftësi të kufizuar, specifikisht, personat e verbër. Jeta e personave me aftësi të kufizuar është vështirësuar vitet e fundit, falë politikave sociale të ndertuara nga qeveria, në disfavor të tyre. Në takime të shumta që kam patur me ta, jam njohur me të gjitha vështirësitë dhe diskriminimin me të cilët ata përballen cdo ditë të jetës së tyre, sikur të mos i mjaftonte vështiresia që kanë dhe pengesat që ajo u sjell.”-shkruan Pampuri në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ajo theksoi se këtë fakt e ka vënë në pah dhe Komuniteti Special I Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, i cili sipas saj e vlerëson të papranueshme dhe të rëndë punën e qeverisë dhe situatën aktuale të këtyre personave në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Sot protesta e pestë kombëtare e opozitës/ Policia shton forcat në terren

Po ashtu ajo e cilësoi diskriminues përjashtimin e kësaj kategorie nga pagesa e fundvitit, ndërsa shtoi se qeveria u jep oligarkëve 150 milion dollarë.

“Këtë fundvit kjo kategori u penalizua duke mos i paguar pagesën e fundvitit, e cila është detyrim ligjor, dhe e kundërta, pra mospagimi është shkelje ligjore. Madje edhe reforma e ndërmarrë me VKM 380 të datës 5.06.2019, ka në focus të ulë pagesat në masën 27 % të buxhetit për PAK.
Të mos paguash apo shpërblesh personat me aftësi të kufizuar, në prag të festave duke i diskriminuar përballë atyre pak kategorive për të cilët u menduan shumë t’I vendosnin një shpërblim tallës e qesharak, sic ishte shpërblimi i pensionistëve, është si të vendosësh barrierë në rrugën e vështirë që kjo kategori përzgjedh të përshkojë. Kjo qeveri nuk kurseu as këta persona, ndërkohë, është e kujdeshme e nuk harron kurrë të shpërbleje me 150 milion dollare, oligarkët, miqtë besnikë të xhepave të tyre.”-përfundon deklaratën Pampuri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Nuk kam qenë kurrë e varfër/ “Qeveria Rama eskortë”

LEXO EDHE:  Reklama skandaloze e UET/ Deputeti Boçi: Fitorja e privatit mbi gërmadhën publike

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE