Connect with Us

“Kjo është çmenduri”/ Gazetari zbulon çfarë u fsheh nga mediat, “shuplakë” Veliajt

Ekonomi

“Kjo është çmenduri”/ Gazetari zbulon çfarë u fsheh nga mediat, “shuplakë” Veliajt

Publikuar

-

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka zbuluar një detaj nga mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se është vendosur që tarifa e pastrimit për familjet e kryeqytetit do të rritet me 750 lekë vitin e ardhshem. Nga 5 mijë leke në vit që paguhet tani shkon 5750 lekë në vit.

Ndërsa, për bizneset e vogla me xhiro deri ne 2 milionë lekë tarifa barazohet me familjarët.

Por, sipas Tomorrit ajo që të bën përshtypje është se në asnjë media nuk u publikua ky detaj.

“Tarifa e pastrimit per familjet e kryeqytetit do te rritet me 750 leke vitin e ardhshem. Nga 5 mije leke ne vit qe paguhet tani shkon 5750 leke ne vit.

Per bizneset e vogla me xhiro deri ne 2 milione leke tarifa barazohet me familjaret. Deri me tani keta kane paguar 3500 leke ne vit. Megjithate ne rastin e biznesit ka kompensim sepse ulet taksa e arsimit. Dmth barra finale nuk rritet.

Tani problemi nuk eshte se pse rritet tarifa e pastrimit. E para eshte nje rritje e paperfillshme 750 leke ne vit. E dyta, eshte nje tarife qe nuk eshte mdryshuar prej 20 vitesh dhe ka sens te indeksohet sepse normalisht mund te kete rritje te kostove. Ndersa ne rastin e biznesit te vogel nuk ishte normale qe te paguhej me pak se familjet.

LEXO EDHE:  Veliaj njoftoi marrëveshjen me aktorët/ Opozita e thërret sërish në dëgjesë

Problemi eshte se pse rriten fshehurazi. Paketa e re fiskale u votua pardje. U transmetua live nga te gjitha mediat e vendit mbledhja e Keshillit Bashkiak. E pa ndonjeri lajmin se sa u rrit tarifa e pastrimit? E mori vesh njeri cila tarife apo takse ndryshoi? Asnje media nuk e kishte. Dhe nuk eshte faji i mediave.”-shkruan Klodian Tomorri.

Më tej, ai ai i jep edhe një “shuplakë” të fortë kryebashkiakut Veliaj, ndërsa thekson se kjo është një çmenduri dhe se vendimet e Këshillit Bashkiak nuk duhet të merren fshehurazi.

“Une qe kam akses te privilegjuar ne informacion per shkak te profesionit dhe njohjeve me eshte dashur gjysme dite ta marr vesh ca u rrit dhe ca jo. Ex post, pasi ishte votuar vendimi.

Kjo nuk eshte normale fare. Nuk ndryshohen taksat fshehurazi se eshte cmenduri. Keshilli Bashkiak nuk eshte Keshill Kukudhesh qe merr vendime fshehurazi. Taksat propozohen, konsultohen, diskutohen dhe ne fund votohen.

Politika fiskale duhet te jete transparente. E para tregon pergjegjshmeri ndaj qytetareve. E dyta, e ben me te pranueshem vendimin ne publik. E treta, duket shemtuar kur ndryshon taksa fshehurazi.”.-përfundon postimin e tij gazetari Tomorri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Niveli i lartë i kredive me probleme/ Goditja e dyfishtë që i dha huadhënies

Publikuar

-

Nga

Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade ka dominuar bilancet e bankave e ka ndikuar negativisht kredidhënien kryesisht në dy drejtime sugjeron një studim i ekspertëve të Departamentit të Kërkimeve në Bankën së Shqipërisë.

Niveli i lartë i kredive me probleme ka të paktën dy pasoja të drejtpërdrejta në aftësinë e sistemit bankar për të financuar ekonominë dhe në ekuilibrin makroekonomik.

Përqindja e lartë e Kredive me Probleme nga njëra anë gërryen raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave dhe çon në një zvogëlim të aftësisë kredidhënëse.

Nga ana tjetër niveli i lartë i kredive me probleme mund të jetë një tregues se huamarrësit tashmë janë të zhytur në një nivel të lartë borxhi, duke i mbajtur ata larg bankave.

Kredia me Probleme arriti në 8.4% në fund të dhjetorit 2019, niveli më i ulët në pothuajse 11 vjet tha guvernatori i bankës së Shqipërisë pak ditë më parë. Por duke e krahasuar me mesataren Rajonale Shqipëria vijon të ketë nivelin më të lartë të NPL-ve në rajon.

Bankat tregtare kanë vëne re se gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2019 ka një rritje të tendencës për kredi, të cilat do të shkojnë për shlyerje të borxhit. Një borxh i ri për të shlyer një borxh të vjetër është treguesi më real i vështirësive që po kalojnë bizneset për likuiditet.

Banka e Shqipërisë gjeti nëpërmjet vrojtimit kredisë raportoi se, nevoja për rifinancim borxhi është rritur me 18 për qind në tremujorin e fundit 2019. Kërkesa për rifinancim për borxhin është një tregues i ri që nisi të matet nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018.

LEXO EDHE:  Veliaj njoftoi marrëveshjen me aktorët/ Opozita e thërret sërish në dëgjesë

LEXO EDHE:  Video/ Përfshihet nga flakët apartamenti në “Astir”

Në tremujorin e fundit të 2019 nevoja për rfinancimin e borxhit pësoi rritjen më të madhe së paku që nga tremujori i dytë i vitit 2018, kur ky tregues nisi të matej.

Nga ana tjetër zhvillimet reale në kredinë bankare kanë qenë më të dobëta se parashikimet. Bankat prisnin që kërkesa për kredi i bizneseve të rritej në tremujorin e fundit të vitit, por në fakt kërkesa për hua ka shënuar rënie në raport me tremujorin paraardhës.

Huadhënia për ekonominë ishte rigjallëruar pas disa vitesh në stanjacion. Me bazë vjetore, (nëntor 2019/nëntor 2018), kredia për ekonominë është rritur me 6.3%, e ndikuar si nga leku ashtu dhe nga valuta.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në daljen e fundit për shtyp se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes i dedikohet si zgjerimit të kërkesës, ashtu dhe përmirësimit të ofertës së kredisë bankare./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Informaliteti dhe trafiqet/ Paraja jashtë bankave arrin rekordin

Publikuar

-

Nga

Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë absolute të parasë që qarkullon jashtë kanaleve të sistemit bankar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i parasë jashtë bankave ishte 291 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë lekë.

Në raport me paranë gjithsej (agregati M3), paraja që qarkullon jashtë bankave arriti në 22.1% në fund të vitit 2019, me një rritje prej 0.3 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë, që prej vitit 2009, kur treguesi arriti në 24% për shkak të panikut që u shkaktua atëherë nga kriza ekonomike botërore, që çoi në tërheqjen e përkohshme të kursimeve nga individët nga bankat.

Pas 2009-s, paraja jashtë bankave erdhi në rënie, duke zbritur në minimumin e 17.2% të parasë gjithsej në 2019-n. Por në 7 vitet e fundit, paraja jashtë bankave filloi rritjen, si në vlerë absolute, ashtu dhe në raport me paranë gjithsej.

Profesor. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës pohoi për “Monitor” se dy janë arsyet e kësaj dukurie. Së pari, teorikisht rritja e parasë jashtë bankave shpreh faktin që preferenca për të mbajtur në cash është më e madhe pasi kosto e mbajtjes së parasë në banka ëhstë e lartë. Ky është modeli teorik i analizës.

Por, prof. Xhepa mendon se realisht kjo tendencë është më shumë një tregues i shtimit të informalitetit në ekonomi. “Një pjesë e aktiviteteve është e paregjistruar, transaksionet kryhen përmes kanaleve zyrtare”.

Ai shton se kjo tregon që një pjesë e madhe e pagesave kryen ‘underground’, ku përfshihet informaliteti dhe paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme.

Pas vitit 2007, paraja jashtë banke erdhi në ulje, për shkak të masave që u morën për kalimin e pagesave përmes bankave, shton ai. “Por, fakti që a prirje për tu rritur, tregon që informaliteti vijon të mbetet një problem i madh”.

Bien kursimet në lekë

Edhe ulja e normave të interesit ka qenë një faktor që i ka bërë bankat më pak tërheqëse për të mbajtur kursimet në lekë. Sipas të dhënave të tjera të Bankës së Shqipërisë, depozitat me afat në lekë të individëve kanë rënë me 37%, duke përbërë vetë 21% të depozitave në total në fund të 2019-s, nga 40% që ishte kjo peshë në fund të 2011-s, kur Banka e Shqipërisë filloi politikën monetare lehtësuese, që uli normën bazë në nivele minimale rekord prej 1% aktualisht. Me normat e interesit të kursimeve 12 mujore në lekë që janë më pak se 1%, individët nuk po preferojnë të mbajnë kursimet e tyre në lekë.

LEXO EDHE:  Zheji parashikon dorëheqjen e Ramës

LEXO EDHE:  Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Rekord në Europë

Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, sipas të dhënave të Bankës Qendrore përkatëse ishte rreth 7-8%. Edhe në Serbi ishte rreth 7% e totalit, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Serbe.

Cash-i i kushton ekonomisë 290 mln euro në vit

Nëse në mënyrë hipotetike do të eliminohej përdorimi i transaksioneve “cash” rritja ekonomike mesatare e periudhës 2014-2018 do të arrinte në 3.6%, kundrejt nivelit faktik prej 3.1%. Ky krahasim i përllogaritur nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë synon që të zbardhë kostot e larta që ka përdorimi i parasë cash në ekonomi, sidomos në sektorin e biznesit.

Vlerësimet tregojnë se ekonomia shqiptare ka një kosto ekuivalente prej 2.5% të PBB-së së vendit, lidhur me përdorimin, emetimin dhe përpunimin e të gjitha instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël. Kjo përkthehet afërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 290 milionë dollarë. Vërehet se ofruesit e shërbimeve të pagesave (PSP) dhe ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës (PIP) mbajnë rreth 40% të këtyre kostove, të ndjekur nga konsumatorët me 36%, bizneset me 23% dhe qeveria që mban 1% të kostos totale.

Bizneset, agjencitë dhe qytetarët paguajnë në transaksionet cash me bankat komisione dhe kosto të tjera që shoqërojnë këtë proces, por nëse transferimet do të bëheshin me karta nga llogaritë bankare, bizneset dhe konsumatorët do të kursenin miliona euro në vit.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektligj të ri për pagesat bankare që synon të lehtësojë këto kosto./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Klima e biznesit në Shqipëri ka probleme/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ja si të tërheqim investitorët e huaj

Publikuar

-

Nga

Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një konferencë ku është folur rreth ndërtimit të një klime të qëndrueshme biznesi si dhe rreth punës që është bërë dhe do të bëhet.

Jaco është shprehur se klima e biznesit në Shqipëri ka disa probleme edhe pse ka pasur sukses në punën që është bërë. Sipas Jaco problemi qëndron tek konsultimi publik, i cili nuk është respektuar.

” Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.” tha Enio Jaco.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

LEXO EDHE:  (Emrat) Si u arrestuan 6 shpërndarësit e drogës në Tiranë- Video

LEXO EDHE:  Veliaj njoftoi marrëveshjen me aktorët/ Opozita e thërret sërish në dëgjesë

Sipas tij, që që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme.
“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi Jaço./CNA.al

LEXO TE PLOTE