Connect with Us

“Ka ardhur koha të tregojmë si bëhen gjërat”/ Mesazhi i fortë i Grida Dumës

Politikë

“Ka ardhur koha të tregojmë si bëhen gjërat”/ Mesazhi i fortë i Grida Dumës

Publikuar

-

“Tërmeti i 26 nëntorit ishte fatkeqësi natyrore po edhe njerëzore”. Kështu u shpreh ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Duma tha, se ka ardhur koha që politikanët të tregojnë se si duhen bërë gjërat, ndërsa dha edhe një mesazh, teksa shtoi: “njerëzit do t’i kemi me vete me modelet që tregojmë”.

“Fatkeqësi e madhe, fatkeqësi natyrore, por edhe një katastrofë njerëzore.

Aq e dhimbshme është kur humbin jetën dhe në kushtet që nuk i ndihmon dot, është një dhimbje për secilin, një traumë e madhe.

Por nga ana tjetër, ata që mbeten e kanë më të vështirë se ata që ikin. Duket se ata që ikin shpëtojnë nga një botë që në Shqipëri nuk është e thjeshtë për t’u përjetuar.

Në jetët tona, të mëdha a të vogla, ne e thërrasim shpesh këtë gjendjen e keqe dhe nuk kemi faj se shumë gjëra shkojnë keq.

LEXO EDHE:  Tërmeti në Meksikë/ Rritet numri i viktimave, 248 persona humbën jetën

Në një Shqipëri që ka vite në tranzicion, nuk i kontrollojmë dot gjërat. Ne duhet të fillojmë të tregojmë se si bëhen gjërat.

Duhet të kuptojmë që njerëzit do t’i kemi me vete me modelet që tregojmë, kur nuk delegojmë përgjegjësinë e të themi kush e ka fajin.

Unë  e di kush e ka fajin, por e gjitha është a e bëj dot unë ndryshe, a i bind dot ata që unë e bëj ndryshe?”, theksoi ajo më tej./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Duma me të rinjtë: Ju jeni fuqia e Durrësit, modeli im të punoj me më të aftët

LEXO EDHE:  Duma me të rinjtë: Ju jeni fuqia e Durrësit, modeli im të punoj me më të aftët

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE