Connect with Us

Horoskopi i ditës, 28 dhjetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 28 dhjetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Ju pret një ditë pozitive dhe interesante ndaj përfitoni për të sistemuar disa gjëra të lëna pezull. Ka ardhur momenti që të rregulloni disa situata, në mënyrë që të shihni frytet gjatë pranverës.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj debateve, sidomos ndaj personave që ju janë kthyer kundër. Bëhet fjalë për një fazë kalimtare, e cila do të zgjasë deri mbrëmjen e së dielës, ndaj mundohuni që të rezistoni. Bëni mirë që të shmangni polemikat dhe ti lini gjërat të rrjedhin normalisht.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Kjo e shtunë do të nisë në mënyrë shumë të ngadaltë, por me kalimin e orëve çdo gjë do të sistemohet, sidomos në dashuri. Mundohuni që t’iu përkushtoheni më shumë ndjenjave me njeriun e zemrës, pasi kjo gjë do ju ndihmojë që të harroni çdo shqetësim të lindur nga puna. Mund të ketë ndonjë dyshim, si pasojë e ndikimit të kundërt të Mërkurit, ndaj bëni kujdes.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Pavarësisht se gjatë kësaj dite do të keni planetet kundërt, do të arrini që të nxirrni gjërat më pozitive. Ndonjë problem mund të ketë edhe në punë, ose ndoshta mund të keni ndonjë dyshim, lidhur me atë që do të bëni. Do të arrini që të hiqni çdo pasiguri gjatë vitit që vjen, ku do të shënohen edhe fitore sa i takon sferës profesionale.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dita do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj janë mjaft të favorizuara takimet dhe raportet ndërpersonale. Nëse ju duhet që të sqaroni diçka më mirë bëjeni gjatë kësaj dite, pasi më tej Hëna do ju kthehet kundër.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Gjatë kësaj dite këshillohet që të lini çdo gjë që të rrjedhë lirisht në dashuri. Kjo këshillë vlen edhe për gjithë vitin që do të vijë, por veçanërisht për fundjavën, e cila do të dhurojë emocione të bukura, sidomos për ata që janë vetëm. Bëni mirë që të shikoni përreth, pasi takimet speciale janë mjaft të favorizuara.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Ju pret një e shtunë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës dhe Venusit, të cilët do ju ndihmojnë veçanërisht për të rikuperuar dashurinë. Ndonjë problem mund të ketë edhe në punë, gjë që do ju shtyjë drejt zgjidhjeve drastike.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dita do ju gjejë mjaft nervoz dhe gjatë saj duhet të ruani qetësinë. Mundohuni që të mos humbni kohë dhe të veproni me qetësinë maksimale, në çdo gjë që do të bëni. Duhet të bëni vetëm gjërat më të domosdoshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ju pret një ditë shumë pozitive në sajë të ndikimi të Hënës dhe Venusit. Do të keni mundësi që të shijoni fundjavën dhe të organizoni diçka emocionuese dhe zbavitëse. Përfitoni nga këto dy ditë, për të bërë diçka interesante me njerëzit që keni më shumë përzemër.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

E shtuna do të jetë mjaft pozitive, ndaj flisni sinqerisht dhe sqarohuni me dikë me të cilin keni lënë diçka pezull. Nuk do të keni dëshirë për të humbur kohë, por duhet të veproni.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos sa i takon ndjenjave. Jeni në një fazë rikuperimi, gjatë së cilës do të ndiheni të qetë. Mjaft të favorizuara janë emocionet e sinqerta dhe takimet e reja. Bëni kujdes në punë, pasi duhet ti bëni mirë llogaritë.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe intriguese në sajë të ndikimit të Saturnit, i cili do të jetë në anën tuaj. Sa i takon ndjenjave, çdo gjë që do të lindë tani, do të bëhet shumë e rëndësishme në të ardhmen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shën Valentini ju gjeti vetëm? Në QTU gjeni dashurinë dhe fitoni udhëtim falas

Publikuar

-

Nga

Edhe ky Shën Valentin ju ka gjetur single? Epo, ky lajm me siguri që do t’ju gëzojë të gjithëve, pasi jo vetëm që do të keni mundësinë të gjeni një partner, por nëse i jepni mundësinë njëri-tjetrit për t’u njohur më shumë, do të fitoni një udhëtim në çift, në një nga destinacionet më të pëlqyera, me gjithçka të përfshirë.

Është pikërisht Qendra Tregtare Univers, e njohur ndryshe si QTU që këtë Shën Valentin, ka vendosur që t’i surprizojë të gjithë dhe në datat 13-14-15, duke sjelle për herë të parë në qendër “Kupidin e Dashurisë”, një organizim i QTU që për tre ditë me radhë do të jetë në ndihme të dashurisë së vërtetë.
Si funksionon?

Në datat 13-14-15 në qendër do të jetë “Kupidi” prezantuesi i njohur Eni Shehu, personazhi i cili do të bëjë të mundur bashkimin mes çifteve. Ju vetëm duhet t’i drejtoheni atij dhe të shprehni dëshirën për të njohur një person dhe ai do kujdeset të gjejë atë që mund t’i përshtatet personalitetit tuaj.
Çiftet do të kenë mundësinë të ulen dhe të pinë diçka, për të kuptuar nëse kanë interes reciprok dhe aty do të vendosin nëse do t’i japin një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur jashtë QTU. Nëse shigjeta e kupidit shënon, ata do të fitojnë një udhëtim falas, në destinacione si, Mavrova, Kolashini, Meteora etj.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 11 korrik 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 1 Korrik 2017

Ky aktivitet vjen në kuadër të Shën Valentinit dhe për tre ditë me radhë pritet që të sjellë një atmosferë mjaft të veçantë në qendër.

Por, jo vetëm kaq!
Qendra Tregtare Univers ka menduar edhe për ata që janë të dashuruar, duke sjellë një broshurë speciale me ide dhuratash Shën Valentini, për meshkuj dhe femra. Ju mund të shfletoni broshurën online në qtu.al, ku mund të shikoni sugjerimet e brandeve te QTU për dhurata vërtete unike, si edhe ofertat e dyqaneve për këto 3 ditë.

QTU, qendra e parë tregtare në vend është një nga destinacionet më të preferuar të qytetarëve, të cilët e zgjedhin jo vetëm për të bërë blerje cilësore, por edhe për të kaluar kohën e lirë, me shumëllojshmërinë e zgjedhjeve që qendra ofron.

QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Shkollat në Shqipëri po kthehen në streha të pedofilëve/ Ministrja Shahini të japë llogari”

Publikuar

-

Nga

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri CRCA/ECPAT ka reaguar lidhur me skqandalin e publikuar nga “Stop” për ngacmimin seksual të nxënëses nga mësuesi.

CRCA/ECPAT Shqipëri, vëren me shqetësim dhe indinjatë se ky nuk është as rasti i parë, por as rasti i fundit, në të cilin mediat dhe emisionet investigative arrijnë të regjistrojnë me zë dhe figurë praninë e dhunës seksuale në shkollat tona, duke treguar sa se të pambrojtur janë fëmijët dhe nxënësit në mjediset shkollore nga grabitqarët seksualë. Të shumta kanë qënë rastet e denoncimeve të fëmijëve të dhunës seksuale të mësuesve në institucionet arsimore publike.

Jo më larg se 10 ditë më parë, Gjykata e Durrësit dha vendimin me burgim për 7 adoleshentët e arrestuar për përdhunimin e të miturës në ambientet e një shkolle në Kavajë. Në Nëntor të vitit 2019, u dha vendimi i dënimit për mësuesin që dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës. Në korrik të vitit 2019, Gjykata e Gjirokastërs, sërish me një tjetër çështje mbi dhunën seksuale të një mësuesi ndaj nxënëses së tij. Në korrik të 2019, një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale ndaj një vajze të mitur në mjediset e shkollës në Arapaj të Durrësit, ndërsa në Tepelenë, një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale në shkollë.

Sipas CRCA/ECPAT, të gjitha këto raste të ndodhura brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, fatkeqësisht tregojnë se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe në veçanti drejtuesja e saj, ende nuk e kanë kuptuar jo vetëm shkallën e lartë, por edhe përhapjen e fenomenit të dhunës seksuale në institucionet e arsimit publik në vend!

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 14 dhjetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 14 dhjetor 2018

“Shkollat tona nga mjedise mësimi, po kthehen në streha të pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë! Nisur nga rasti më i fundit, CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon Ministres së Arsimit, Besa Shahini, t’I jap pargjigje publike ketyre pyetjeve: 1. Ndonëse renditen në një vit kaq shumë raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në brendësi të mjediseve arsimore publike, cilat janë masat dhe zgjidhjet që ka ndërmarrë vetë ministrja e Arsimit në lidhje me mbrojtjen e tyre? 2. Çfarë mekanizmash të rinj ka krijuar Ministrja aktuale e Arsimit, për të raportuar çdo rast të dyshuar apo të vërtetuar të dhunës dhe ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve? 3. Çfarë masash ka propozuar ministrja Shahini për të eleminuar nga trupat pedagogjike të gjithë ata mësues që tentojnë apo edhe kryejnë krime seksuale ndaj nxënësve e fëmijëve? CRCA/ECPAT Shqipëri, bazuar në këtë ngjarje të rëndë që duket se përsëritet, do të kërkojë urgjentisht një interpelancë të Ministres së Arsimit Shahini, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për të dhënë llogari përpara deputetëve, shoqërisë civile, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve mbi situatën se si është e mundur që grabitqarët seksualë tashmë po ulen këmbëkryq në shkollat publike shqiptare”m thuhet në reagim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Raporti global i ushqyerjes 2019/ Shqipëria ‘jashtë kursit’ për diabetin dhe mbipeshën

Publikuar

-

Nga

Barra e kequshqyerjes ndër vite po ndihet në mesin e shqiptarëve, teksa një studim i fundit nënvizon se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, për të adresuar siç duhet problematikat nga mbipesha dhe diabeti.

Sipas raportit më të fundit global të Ushqyerjes, Shqipëria është në rrjedhën e duhur për të përmbushur objektivat globale për nën-pesë nën mbipeshë, ata që po vuajnë urie nën pesë vjeç, humbje jete nën pesë vjeç dhe peshë të ulët të lindjes, por është jashtë kursit për të përmbushur objektivat për ushqyerjen ekskluzive të foshnjeve, anemi në gratë e moshës riprodhuese, diabetin te meshkujt dhe femrat, si dhe mbipeshën te meshkujt dhe femrat.

“Megjithëse performon relativisht mirë kundër vendeve të tjera në zhvillim, Shqipëria ende përjeton një ngarkesë të kequshqyerjes në mesin e popullsisë nën pesë vjeç. Që nga viti 2017, prevalenca kombëtare e mbipeshës nën 5 vjeç është 16.4%, e cila është ulur nga 23.2% në 2009. Prevalenca kombëtare e stunting nën-pesë është 11.3%, që është më pak se mesatarja e vendit në zhvillim prej 25%. Prevalenca e jetëve të humbur nën 5 vjeç e Shqipërisë prej 1.6% është gjithashtu më pak se mesatarja e vendeve në zhvillim prej 8.9%.”-thuhet në raport.

Në Shqipëri, 36.5% e foshnjave nën 6 muaj ekskluzivisht ushqehen me gji, kjo është shumë mbi mesataren e Evropës Jugore prej 19.6%. Prevalenca e peshës së ulët të lindjes në Shqipëri në vitin 2015 prej 4,6% është ulur pak nga 4.9% në vitin 2000.

Popullsia e rritur në Shqipëri gjithashtu përballet me një peshë të kequshqyerjes. 25.3% e grave në moshë riprodhuese kanë anemi, dhe 7.7% të burrave të rritur kanë diabet, krahasuar me 7.1% të grave. Ndërkohë, 21.8% e grave dhe 21.6% e burrave janë mbipeshë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 3 shkurt 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 1 Korrik 2017

Raporti Global i Ushqyerjes u krijua pas Samitit të parë të Nutricionit për Iniciativën e Rritjes (N4G) në 2013 si një mekanizëm për ndjekjen e angazhimeve të bëra nga 100 palë të interesuara që përfshijnë qeveritë, donatorët e ndihmës, shoqërinë civile dhe bizneset. Një vit më pas, nisi botimi i parë i këtyre raporteve vjetore.

Sot, Raporti Global i Ushqyerjes është raporti kryesor në botë për gjendjen e të ushqyerit global. Është udhëhequr nga të dhënat dhe prodhohet në mënyrë të pavarur çdo vit për të hedhur dritë se ku është arritur përparimi dhe për të identifikuar se ku mbeten sfidat. Raporti synon të frymëzojë qeveritë, shoqërinë civile dhe palët e interesuara private që të veprojnë për t’i dhënë fund kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Ai gjithashtu luan rol të rëndësishëm për të ndihmuar palët e interesuara të japin llogari ndaj angazhimeve që ata kanë bërë në drejtim të trajtimit të kequshqyerjes./Monitor

LEXO TE PLOTE