LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E poshtëroi publikisht/ Veliaj “hakmerret” kundër Ramës

28 Dhjetor 2019, 11:42, Politikë CNA
E poshtëroi publikisht/ Veliaj “hakmerret” kundër

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk po zbaton VKM që ndalon festimet e institucioneve shtetërore me fonde nga buxheti ose jo.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se ndërsa banorët e Tiranës ende janë pa strehe edhe pa siguri pas termetit, Veliaj shtron darka festive edhe kundër urdhërit dhe VKM së Rames!

Sipas Zhupës, kjo është një hakmarrje e Veliajt kundër Ramës, pasi ky i fundit e poshtëroi publikisht.

?Pasi e urdhëroj të lyej shkallët e një banese sociale, pasi e turpëroi publikisht kur i tha se ?nëse të duhet, ti e ha të gjalle gjelin e detit?, Erion Veliaj ka gjetur një formë hakmarrje ndaj Rames, duke i vënë në dyshim autoritetin!

Në kundërshtim me VKM e Ramës, dhe me deklaraten e tij publike që: ?Askush nuk duhet të dedikoje fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore për vitin e ri, për darka e për valle?, Veliaj ka vazhduar ahengun festiv me administratorët e bashkise, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë të tij.

Shqipëria Solidare është thjeshtë sllogani, për qejfet e tyre edhe paratë për oligarket nuk kanë luajtur asnjë qindarkë!?-u shpreh Zhupa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga