Connect with Us

Arlind Qorri presion gjykatave dhe Prokurorisë për lirimin e “anarkistëve” të tij

Politikë

Arlind Qorri presion gjykatave dhe Prokurorisë për lirimin e “anarkistëve” të tij

Publikuar

-

Disa aktivistë, të organit të forcës politike, studentë e të rinj, të cilët janë në Tiranë, për t’u shkolluar nga familjet e tyre, për të marrë dije dhe për të dalë në rrugën e jetës i janë bashkuar lëvizjes së Arlind Qorrit.

Lëvizjes anarkiste, një organizate politike me bindje komuniste, e cila  vepron si debatikasit dikur.

Së fundmi, disa prej tyre, për shkak se kanë shkelur ligjin dhe kanë kryer veprime  në kundërshtim me të, janë ndaluar nga policia.

Tre prej tyre mbahen ende në ambjentet e komisariatit të policisë në Tiranë dhe pritet që nesër të dalin përpara drejtësisë. Të paktën brenda 72 orëve siç e parashikon ligji.

Por çfarë ndodh! Mesa duket, drejtësia është përballë një presioni të pandalshëm. Prokuroria dhe gjyktat kanë përballë Arlind Qorrin dhe të tijët, të cilët kanë filluar presionin dhe shantazhin e tyre duke kërkuar që ata të lirohen sa më parë. A thua se në Shqipëri të gjithë personat që shkelin ligjin duhet të dalin se Arlind Qorri dhe çeta e tij e anarkistëve ushtrojnë presion dhe shantazh ndaj drejtësië.

LEXO EDHE:  Neokomunistët bashkohen në Tiranë/ Dalin në protestë

Në fakt, mesaduket, kupa nuk është mbushur por është derdhur dhe tani, Qorri i cili sillet si komunist, por jeton si një kapitalist, kërkon të shpëtojë shkelësit e tij të ligjit, duke tentuar që të intimidojë sistemin e drejtësisë me qëndrimet e tij publike, por edhe të njerëzve të tjerë rreth tij.

Por, mesa duket, do duhet që fjalën e fundit ta thotë gjykata. Dhe kjo, e ka trembur Qorrin sepse ka çuar përfundimisht në qorrsokak të rinjtë e tij, të cilët në vend që të studiojnë në Tiranë dhe të sillen si qytetarë, kanë marrë rrugët dhe “çmenduritë” e Arlindit për interesa të tij, krejtësisht personale dhe, mjaft të dyshimta që kanë përfunduar turpësisht me lëvizje të vazhdueshme anarkiste./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

LEXO EDHE:  Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE