LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Xhiro nuk ka, të ardhura në rënie dhe taksa të larta"/ Bizneset në Tiranë në gjendje alarmante

27 Dhjetor 2019, 15:23, Politikë CNA
“Xhiro nuk ka, të ardhura në rënie dhe taksa të

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Degës 1 në zonën e Tregut Elektrik vizituan bizneset që lidhen më së shumti me materialet elektroshtëpiake.

Sipas Tabakut, shqetësimet qenë të njëjta si bizneset e fruta-perimeve dhe marketeve; xhiro nuk ka, të ardhura në rënie dhe taksa të larta.

?Megjithë propagandën e qeverisë se ndërtimet po shtohen si pasojë e kërkesave, bizneset me të mira eletroshtëpiake dhe hidrosanitare flasin për krizë. Si sipërmarrjet e shitjes me pakicë edhe të shitjes me shumicë. Qeveria po i mbyt në taksa, tatime dhe ato duan shpëtim?, shkruan Tabaku.

Ish deputetja thote se PD ka ofertën e duhur për të shpëtuar biznesin.

?Taksa e sheshtë 9%, rritja e kufirit për bizneset me TVSH në 14 mln lekë, 1.5% të xhiros vjetore për bizneset e vogla bashkë me pullën fiskale. Çlirimi tregut nga oligarkitë dhe luftë evazionit të oligarkëve. Formalizim i bizneseve dhe lehtësira në biznes.
Vetëm beteja për një ekonomi të mirë është beteja për një shoqëri me mirëqënie?, shkruan Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga