LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu në polici/ Jepet vendimi për zyrtarin e lartë të SHÇBA

27 Dhjetor 2019, 11:51, Aktualitet CNA
Vettingu në polici/ Jepet vendimi për zyrtarin e lartë të

Konfirmohet në detyrë drejtori i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA, Florian Sulejmani

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Florian Sulejmanin, Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, SHÇBA.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 20 dhjetor, Sulejmani u përballë me gjetjet e Komisionit (KJV), lidhur me vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës, bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor./CNA.al

Lajmet e fundit nga