LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj/ Lirohet nga burgu drejtori i Kavalishencës

27 Dhjetor 2019, 12:09, Kronika CNA
Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj/ Lirohet nga burgu drejtori i

Gjykata e shkallës së parë në Durrës ka pranuar kërkesën e drejtorit të Kavalishencës, Ahmet Doda, për zëvëndësimin e masës së sigurisë nga ?arrest me burg? në ?detyrim paraqitje?.

Mësohet se në seancën e sotme, togat e zeza kanë liruar nga burgu Ahmet Dodën.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Paulin Cera.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda.

Doda akuzohej si autor i veprës penale ?Shpërdorimi i detyrës?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga