LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara/ Pranga 25 vjeçarit në Durrës

27 Dhjetor 2019, 08:08, Kronika CNA
Tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara/ Pranga 25

Një shtetas kosovar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të falsifikuara.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A.S., 25 vjeç.

Ndërkohë specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 53 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me një dorezë përforcuese grushti metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetasin A. D.

Po në Durrës, policia arrestoi shtetasin E. Ç., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip Volksëagen, është përplasur me mjetin tip Audi duke shkaktuar vetëm dëme materiale./CNA.al

Lajmet e fundit nga