Connect with Us

Sulmohet nga krokodili/ Humb jetën 48-vjeçarja

Bota

Sulmohet nga krokodili/ Humb jetën 48-vjeçarja

Publikuar

-

Një grua ka humbur jetën në Indonezi për shkak të sulmit të një krokodili, ndërsa një tjetër është shpallur e humbur.

Autoritetet lokale në provincën Sulawesi në Indonezi, kanë bërë sot me dije dy incidentet e ndara që kanë ndodhur dje në dy lumenjtë fqinjë të rajonit Connau, në jug të ishullit Sulawesi. Viktima e parë, 48 vjeçarja me emrin Nurgaia, u sulmua nga një krokodil mbrëmë ndërsa lante rrobat në lum në prani të vajzës së saj. Trupi i’u gjet në lumin Lalidu, 2 kilometra larg vendit të sulmit. Ndërsa, sa i përket sulmit të dytë, autoritetet janë ende në kërkim të një tjetër personi që është cilësuar i vrarë nga krokodili.

LEXO EDHE:  Aurel Plasari “shpërthen” ndaj Sorosit/Erdhi nga p*** i sëmës për të më sulmuar!

“Ka pasur një sulm tjetër sot dhe ne jemi në kërkim të viktimës” tha Djasmindin, një zëdhënës i shërbimit lokal të menaxhimit të fatkeqësive.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për kufomën e dytë përgjatë lumit Lassolo, i cili është i lidhur me lumin Lalidu.

Sipas shërbimit lokal të administrimit të katastrofave, gjatë vitit 2019 të paktën 4 njerëz kanë vdekur në atë zonë për shkak të sulmeve të krokodilëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit nga detyra/ Arta Marku sulmon Hajdarmatajn

LEXO EDHE:  Aksident ne aksin Korçe-Pogradec, humb jeten 27-vjeçari

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Krokodili prehistorik i zbuluar në Chatham

LEXO EDHE:  “Rama mendon vetëm për pushtet”/ Manjani: Shpresoj te mençuria e popullit

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE