LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëzohet avioni me 100 persona në bord/ 15 të vdekur, 66 të plagosur

27 Dhjetor 2019, 08:25, Kosova & Bota CNA
Rrëzohet avioni me 100 persona në bord/ 15 të vdekur, 66 të

Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kazakistan, ku një avion me 100 persona në bord është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në fluturim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:22, me orën lokale. Zyrtarë të aeroportit shprehen se avioni ?Bek Air? humbi lartësinë duke goditur një pengesë betoni dhe më pas u rrëzua mbi një ndërtesë dykatëshe.

Mësohet se, deri më tani ka arritur në 15 bilanci i viktimave, ndërsa 66 persona të plagosur janë transportuar drejt spitalit.
Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se avioni me 95 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord kishte si destinacion kryeqytetin e vendit, Nursultan.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.

Lajmet e fundit nga