Connect with Us

Reshje të fuqishme shiu në Izrael/ Dy persona humbën jetën

Bota

Reshje të fuqishme shiu në Izrael/ Dy persona humbën jetën

Publikuar

-

Dy persona kanë humbur jetën në Izrael për shkak të stuhive të forta të shiut.

Zonat veriore të Izraelit janë goditur nga stuhi të fuqishme shiu, reshjet e të cilave mbizotëruan për gati 24 orë. Si pasojë e kësaj stuhie kanë humbur jetën dy persona, një bari 27 vjeçar dhe një adoleshent 16 vjeçar.

Trupi i Majed Kassem Suad, bariut 27-vjeçar, u gjet i mbytur në Galile, fat i ngjashëm ky edhe për 16 vjeçarin Omri Abu Janb, të cilin e mori me vete rrjedha e lumit.

Këto reshje shiu në Izrael janë nga më të dendurat që prej dekadash.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama "zbarkon" në Bari

Sipas raportimeve të medieve, niveli i ujit në detin e Galilesë është rritur me 9 centimetra. Në malin Hermon ra rreth 50 centimetra dëborë, si dhe u mbyll zona e skive për vizitorët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  “Paketa anti-shpifje”/ Lubonja: Rama është rëndë, kërkon t’i mbyllë gojën edhe analistëve

LEXO EDHE:  Zbulohet fiksimi më i ri i kryeministrit të vendit /Edi Rama shkrime dhe komente anonime

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Djegin flamurin e SHBA dhe Izraelit/ Mijëra protestues për vrasjen e Sulejmanit në Iran

LEXO EDHE:  Shtëpia e të Drejtave të Njeriut: Qeveria dhe Kuvendi të tërheqin projektligjet e medias!

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE