Connect with Us

Refuzimi i ftesave të Thaçit/ Mustafaj zbulon “lëvizjen e fshehtë” të Albin Kurtit

Kosova & Rajoni

Refuzimi i ftesave të Thaçit/ Mustafaj zbulon “lëvizjen e fshehtë” të Albin Kurtit

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, teksa foli për Mini-Shengenin ballkanik ka komentuar edhe situatën politikë në Kosovë.

Sipas Mustafaj, mollë sherri mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së është presidenti, ndërsa theksoi se  Kosova rrezikon zgjedhjet e parakohshme.

“Me sa kam arritur të mësoj unë nga mediat, problemi i pazgjidhur është Kosova, kjo sepse LDK do presidentin. Të gjithë thonë në Kosovë se Isa Mustafa donte t’i përgatiste vetes një post. Unë kam përkrahur LDK-së, por me keqardhje them se Lidhja Demokratike të Kosovës po gabon. Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme mendoj dhe LDK ka jo pak faj.

Padyshim që Vetëvendosje ka nevojë për një parti si LDK, parti e qendrës së djathtë, e cila ka qenë në qeveri, ka eksperiencë dhe është pjesë e familjes europiane. Edhe LDK ka nevojë për VV. Mungesa e marrëveshjes, penalizim për LDK. Vetëvendosje duhet të mësojë të ndajë fushën”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur lidhur me refuzimin e ftesës së dytë të Albin Kurtit, Mustafaj tha se kjo mund të jetë një lëvizje diplomatike e kreut të VV-së.

LEXO EDHE:  Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

“Kjo është një ftesë proceduriale. Presidenti thërret kryetarin e partisë me më shumë vota. Mendoj se Kurti ka dashur të fitojë pak kohë, ndoshta vërtete nuk është, por nuk di se çfarë mund të ketë më të rëndësishme për Kurtin sesa krijimi i qeverisë.

Besoj se lëvizja e Kurtit është diplomatike. Dy ftesa për pak orë nuk janë aq serioze”, u shpreh më tej Mustafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Bastardët e politikës së inkriminuar detyrojnë popullin ta braktisë Republikën

LEXO EDHE:  Kosove, Prokuroria heton perfshirjen e shtetasve ne ngjarjet e Kumanoves

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE