LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse pushtimi i Afganistanit, e bëri të pashmangshme shembjen e Bashkimit Sovjetik

27 Dhjetor 2019, 07:37, Blog CNA
Pse pushtimi i Afganistanit, e bëri të pashmangshme shembjen e

Përgjatë shekujve, pushtues të ndryshëm kanë dërguar ushtritë e tyre për të pushtuar Afganistanin. Vetëm në 2 shekujt e fundit, fuqitë e mëdha e kanë pushtuar Afganistanin të paktën 4 herë. Dhe në fund, gjerat për ta nuk kanë shkuar mirë.

Në vitin 1979, ishte radha e Bashkimi Sovjetik që të provonte shanset e veta, në një vend që kishte qenë prej kohësh një objektiv i politikës së jashtme ruse. Shumë historian, besojnë se pushtimi sovjetike i Afganistanit, ishte thelbësor në shkatërrimin e njërës prej 2 superfuqive të botës gjatë Luftës së Ftohtë.

Më 27 prill 1978, disa pjesëtarë të ushtrisë agfane të këshilluar nga sovjetikët, rrëzuan nga pushteti dhe ekzekutuan presidentin Muhammed Daud Khan. Ai ishte një progresist i majtë, por jo komunist, ndaj i rezistoi përpjekjeve të Moskës për të diktuar politikën e tij të jashtme.

Sovjetikët e njohën qeverinë e re të Partisë Demokratike Popullore komuniste që u formua më një ditë më vonë, teksa Nur Muhammad Taraki, u bë Kryetar i Këshillit Revolucionar Afganistan.

Por përplasjet e brendshme me fraksionet e tjera komuniste, dhe spastrimet e kundërshtarëve  minuan që në fillim pozitat e qeverisë së Tarakit që në fillim. Për më tepër, regjimi i ri komunist goditi mullahët islamikë dhe pronarët e pasur të tokave në Afganistan rural, duke armiqësuar të gjithë udhëheqësit tradicionalë lokalë.

Shumë shpejt shpërthyen kryengritjet antiqeveritare në Afganistanin Verior dhe Lindor, të ndihmuara nga guerilët pashtunë të Pakistanit. Sovjetikët druheshin se mos Kabuli humbte kontrollin e Afganistanit. Por deri në gushtin e vitit 1975, qeveria kishte humbur kontrollin e mbi 75 për qind të vendit.

Ajo kontrollonte deri diku qytetet e mëdha, ndërsa kryengritësit gjithë fshatrat. Leonid Brezhnev dhe qeveria sovjetike donin të mbronin qeverinë e tyre kukull në Kabul, por hezituan në fillim të dërgojnë trupa tokësore. Por Moska po shqetësohej gjithnjë e me shumë, se rebelët islamikë mund të ngjiteshin në pushtet në shumë prej republikave myslimane të Bashkimit Sovjetik në Azinë Qendrore.

Mbi të gjitha, Revolucioni Islamik i vitit 1979 në Iran, dukej se po e zhvendoste ekuilibrin e fuqisë në rajon drejt teokracisë myslimane. Teksa situata e sigurisë në vend po përkeqësohej, sovjetikët nisën dërgimin e ndihmave të para ushtarake – tanke, artileri, armë të vogla, avionë luftarakë dhe helikopterë, si dhe një numër gjithnjë e më të madh të këshilltarësh ushtarakë.

Deri në qershorin e vitit 1979, në Afganistan kishte afro 2.500 këshilltarë sovjetikë ushtarakë, dhe 2.000 të tjerë civilë.

Një tjetër kryengritje e madhe ushtarake në tetor të atij viti, i bindi udhëheqësit sovjetikë se Afganistani kishte dalë jashtë kontrollit të tyre, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Ndaj 30.000 trupa sovjetike nisën përgatitjet për të zbarkuar në Afganistan.

Më 27 dhjetor 1979, trupat speciale sovjetike, Spetznaz, sulmuan shtëpinë e Hafizullah Amin, që kishte zënë vrarë dhe zënë vendin e Tarakit në një luftë të brendshme për pushtet. Amin u vra, dhe në vend të tij u vendos Babrak Kamal. Të nesërmen, divizionet e motorizuara sovjetike nisën pushtimin e vendit.

Kryengritësit islamikë të Afganistanit, të quajtur muxhahedinë, shpallën xhihadin kundër pushtuesve sovjetikë. Edhe pse sovjetikët kishin armë shumë të përparuara në krahasim me kundërshtarët, muxhahedinët e njihnin shumë mirë terrenin, dhe luftonin për shtëpitë dhe besimin e tyre fetar.

Në shkurtin e vitit 1980, sovjetikët ia dolën të rivënë nën kontroll të gjitha qytetet kryesore në Afganistan, dhe patën sukses në shtypjen e revoltave brenda ushtrisë afgane. Por guerilët muxhahedinë, ruajtën kontrollin e 80 për qind të territorit.

Suksesi i mbresëlënës i muxhahedinëve përballë njërës prej dy superfuqive të botës, tërhoqi mbështetjen e e shumë vendeve që synonin ose të mbështesnin Islamin, ose të dobësonin Bashkimin Sovjetik si Pakistani, Kina, SHBA-ja, Britania e Madhe, Egjipti, Arabia Saudite dhe Irani.

Ndërsa lufta në Afganistan po zgjaste, sovjetikët u përballën me një realitet të egër. Shumë ushtarë sovjetikë vinin nga Azia Qëndrore, disa i përkisnin të njëjtit grupim etnik si taxhikët dhe uzbekët, ashtu si shumë prej muxhahidëve. Prandaj në shumë raste, ata refuzuan urdhrat e komandantëve të tyre ruse për të sulmuar.

Megjithë censurën zyrtare të shtypit, qytetarët në Bashkimin Sovjetik nisën të mësojnë se lufta nuk po shkonte mirë, teksa po shihnin një numër të madh funeralesh të ushtarëve sovjetikë. Ndërkohë jetesa ishte shumë e vështirë për shumë afganë, por gjithsesi ata vazhduan t?u rezistojnë pushtuesve.

Deri në vitin 1989, muxhahedinët ishin organizuar në rreth 4.000 njësi në të gjithë vendin, secila e përbërë nga të paktën 300 luftëtarë guerilas. Vetëm komandanti famshëm Ahmed Masud, komandonte 10.000 trupa të stërvitura shumë mirë. Nga viti 1985, Moska po kërkonte në mënyrë për të dalë nga ajo luftë.

Ajo synoi të intensifikojë rekrutimin dhe trajnimin e forcavetëe armatosura afgane, me qëllim që t?i transferonte atyre përgjegjësinë për operacionet. Presidenti kukull, Babrak Karmal, e humbi përkrahjen e sovjetikëve, dhe në nëntor 1986 ai u pasua nga Muhamed Naxhibullah.

Por ai ishte edhe më antipatik për popullatën për shkak të së kaluarës së tij si ish-shefi i policisë sekrete, KHAD. Nga 15 maji deri në16 gusht 1988, sovjetikët përfunduan fazën e parë të tërheqjes së tyre. Tërheqja ishte përgjithësisht paqësore, pasi sovjetikët negociuan paraprakisht armëpushime me komandantët muxhahedinë.

Trupat e mbetura sovjetike, u tërhoqën midis 15 nëntorit 1988 dhe 15 shkurtit 1989. Nga rreth 600.000 ushtarë sovjetikë që u angazhuan në Luftën e Afganistanit, 14.500 prej tyre u  vranë, 54.000 të tjerë u plagosën, dhe 416.000 të tjerë u sëmurën nga ethet e tifos, hepatiti dhe sëmundje të tjera të rënda.

Ndërkohë rreth 850.000 deri 1.5 milionë civilë afganë vdiqën në atë luftë, ndërsa 5-10 milionë u larguan nga vendi si refugjatë. Kjo përfaqësonte një të tretën e popullsisë së vendit në vitin 1978. 25.000 afganë vdiqën nga minat tokësore vetëm gjatë luftës, dhe miliona mina mbetën në terren pas tërheqjes së sovjetikëve.

Përfundimi i pushtimit sovjetik, u pasua nga një luftë civile, ku komandantët rivalë të muxhahedinëve, luftuan për të zgjeruar sferat e tyre të ndikimit. Ky fraksion i ri e quajti veten Talibanë, që në arabisht do të thotë ?nxënës?.

Për sovjetikët, pasojat ishin po aq të rënda. Në fillim të viteve 1990, prej saj u shkëputën disa republika, ndërsa lufta e gjatë dhe e kushtueshme, e rrënoi ekomoninë e vendit. Dy vjet e gjysmë pas tërheqjes, më 26 dhjetor 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi zyrtarisht së ekzistuari./ Thought.CO-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga