Connect with Us

Pse i “përvëloi” denoncimi në CNA/ Çfarë e tremb Arlind Qorrin dhe të tijët

Politikë

Pse i “përvëloi” denoncimi në CNA/ Çfarë e tremb Arlind Qorrin dhe të tijët

Publikuar

-

Media ka detyrën e saj të informojë publikun. Dje, CNA.al në një material përgjithësues e paralajmërues theksoi disa problematika të shoqërisë shqiptare që fillojne në gjiret e fakulteteve e përfundojnë në rrugët e Shqipërisë si çështje politike.

Fillojnë si çështje të denoncuara në media nga pedagogë abuzues, apo studentë që përdorin hapësirën akademikë për dhunë, shantazh e presion.

Materiali ishte përgjithësues e paralajmërues dhe ne shumë shpejt do publikojmë një përmbledhje të shumë denoncimeve në media, por edhe detaje shtesë ekskluzive (foto-video).

Nuk është më lajm që pedagogët marrin para, ketë e ka trajtuar e denoncuar në dhjetra raste Fiks-i e Stop-i. Nuk është më lajm që ka studentë që nuk mbarojnë dot shkollën, fshihen e qëndrojnë pas forumeve politike e qëndrojnë pas ndonjë “kauze” të caktuar, që të justifikojnë shpenzimet që i rëndojnë familjes. Pa folur qëndrimin në Tiranë, se kanë plot halle andej nga vijnë, me të drejtë, por jo për t’ju keq përdorur nga ca horra politike.  Nuk përbën më lajm që përdoren, keq përdoren nga politika e bindjet e ndryshme. Nuk është lajm që janë në grupime që vendosin gjoba, bëjnë shantazhe, dhe kanë qëllime politike edhe për palaço publikë.

                                                            Studentët kundër Arlind Qorrit

Ajo që binte në sy pas publikimit të një materiali nga CNA.al dje ishte vetëm një fakt. Disa anëtarë të një grupimi politik i mbështetur nga disa studentë, pseudostudentë dhe anarkistë të papunë që dashurojnë kafet, klubet e partyt, me në krye edhe ndonjë pedagog neo komunist, dikur vegla të Mjaft ishin shqetësuar shumë.

Kërkonin informacion më të detajuar. Kërkon emra dhe persona përgjegjës. Nuk i dini? Lexoni më shumë, ose ktheni kokën vërdallë. Në fakt aty janë edhe disa nga ju që komentoni me apo pa emra.

Ne jemi media dhe misioni jonë është e vërteta. Ashtu siç është fakt se në Shqipëri dhe botën demokratike do fitojnë gjithmonë ata që ju urreni.

Të vërtetën do e sjellim me fakte e detaje. Një shkrim, dje, tregoi se ka një problematikë edhe më të thellë sesa ne e mendonim, janë mbi 100 mijë lexime të shoqëruara nga disa komente negative nga individë pjesë e një grupi neo komunistësh të Arlind Qorrit.

Na falni po ju ku hynit, pse ju dogji? Jeni në orgji apo krime politike? Çfarë ju shqetësoi ju si grupim? Se nuk ishit gjëkundi në shkrim.

CNA.al ka një profil të fortë pro biznes pro kapitalist, anti qeveritar e antikorrupsion. Antikomunistë do ishte pak, jemi anti 99-ça e kundër veglave fallco mediatike të krijuara për anarshizëm, që përdoren nga politika.

Jemi të qartë në një profil anti shantazhues dhe denoncues ndaj tyre, kundër çdo grupimi pseudo revolucionar që nën një maskë neo marksiste fsheh qëllime politike korruptive.

Nuk jemi organizatë por media, grupet neo marksiste i konsiderojmë BANDË dhe vegla të fëlliqura politike që përdoren nga interesa korruptive. Individë që mbijetojë nga trazira e papërgjegjshëmri publike.

Arlind Qorri dhe veglat e tij për ne janë instrumentat e Majft-dje, Soros dhe  Rilindjes, për këto ka fakte e prova pafund.

Cfarë hall keni ju? Ende nuk e dini që Arlind Qorri është një ish drejtues i Mjaft dhe vegël politike e keq përdorur, megjithse ende ka një pikpyetje pse e identifikuat shkimin me Qorrin?

 Arlind Qorri dhe aktivistë të Mjaft, duke protestuar para ministrisë së Jashtme kundër vizitës së ministrit të jashtëm të izraelit

Shkrimi jonë nuk ka pse ju shqetëson kur nuk jeni pjesë e atyre që në shkruajmë. Pse ju djeg, apo ju kujtohen zullumet?

E mbani vetën për neo-komunistët e Qemal Stafës, por nuk e dimë çju bashkon, vilat, aksionet, parrullat apo qejfet e shfrenimet pa limit nën avuj alkooli apo substancash të tjera?

LEXO EDHE:  Killerat e Putinit/ Ja si agjentët rusë i eleminojnë armiqtë e Kremlinit

Qemali i shkretë maksimumi historik ka akuzën se e shiti Enveri, pra e vranë për moral, se kishte një hall tjetër, po nuk ka foto as në vila sekrete, as nën alkool apo substanca të tjera, as me pedagogë, as me sekte e palaçolliqet tuaja. Qemali gjallë do ju merrte me gurrë, jeni bërë më keq se Ver Llapa. Skeni cbëni me se merreni, dhe beni si neokomunistë. Veshur e ngjeshur, të lirë deri në anarki, bëni dhe si komuniste ilegalë. Mos more!

                                                    Arlind Qorri tek varri i Qemal Stafës

Meqë u shqetësuat dje dhe sot do i shikoni të gjitha ato që shkruam parimisht, ditë pas dite, siç i ka parë Edi Rama, Veliaj, Basha apo edhe Mona e Likja që ju do shumë këto kohë. Ju jeni vegla të kastës e sistemit. Media ka detyrë tju tjegojë fytyrën edhe ju si çdo bandë politike në Shqipëri.

Bëni gjoja beteja e kauza, gjeni gjithçka ku të kapeni si e si të ngriheni, që të bëni Arlind Qorrin udhëheqës të madh. Ai vlen aq shumë sa ska më, aq sa edhe shokët e Mjaft e hodhën në kosh. Letra higjenike hidhet në kosh pas përdorimit, Arlindi vlen më shumë.

Po kush ju konsideron ju dhe përse duhet tju konsiderojë?

Mos ngatërroni gjizën me pilafin, shokë pseudo revolucionarë. Megjithse jetoni si kapitalistë e silleni si komunistë. Jeni thjesht në grup që kërkoni vëmendje dhe të beni Qorrin tuaj deputet. Ne do ju qëndrojmë përballë, po po përballë, do ju denoncojmë çdo ditë dhe në çdo hap. Ka dhe shumë të tjerë, që farën tuaj e shikojnë si kancer në politikë e shoqëri.

E kemi bërë shpesh, do e bëjmë sot dhe nesër. Por ju lutemi jo çdo gjë që shkruajmë ka të bëjë me ju. Tani meqë e mbani veten dhe si neokomunistë po ju shkruajme një postulat të Llazar Fundos, një nga korifejtë e komunizmit dhe themelues të së majtës moderne, firmëtar i asaj që sot e quajmë Europë.

Përpara togës së pushkatimit në 29 shtator 1944 shkroi “Komunizma që ne idealizonim për nga ligësitë ja kalon dhe djallit”.

Ju nuk jeni as djaj, por thjesht disa sharlatanë publikë që në emër të popullit doni të bëni si diktatori dikur.

Ende se kuptoni që keni “vdekur”, askush sju koinsideron më. Koha juaj ka mbaruar, jeni fosile dhe s’vleni më. Tani ne do vazhdojmë të shkruajmë e denoncojmë, por ju as jeni në orbitën tonë, ndaj mos dilni zbuluar e mos tregoni frikërat tuaja. Ju për ne jeni një hiç. Në çdo lloj forme që ju doni.

Vazhdoni qejfet e shijoni jetën me çdo gjë që ju vjen për qejf, por deri në hapësirën tuaj. Mos prekni hapësirën tonë, ecni në rrugën e të pafeve, jetoni dhe ju.

Bota ka nevojë për të gjithë, Shqipëria ka nevojë për më pak karagjozë të keqpërdorur politikisht.

Për ta mbyllur pyetjen, Arlind Qorri pse u trembe ti dhe horrat e rrjetit që mban pas? Përgjigjen e ke këtu. Mos ki merak nuk do bëhesh kurrë deputet. Nuk voton më kush kllounat e neo komunizmit. Për shkrimin e djeshëm që u shqetësuat, do i publikojmë të gjitha, edhe vilen, edhe qejfet, edhe substancat, të gjitha. Je a sje ti, mos ki ankth, apo ca rreth teje, kontrolloje veten dhe ushtarët. Komunistët gjoja kanë qenë trima u nxorët bojën fare.

Por ti ri i qetë, ne kemi mision si media dhe do kemi profil të qartë kundër çdo sharlatani publik, me apo pa emër.

Shqiptarët kanë nevojë të zgjidhin hallet, të shëmbin një klasë politike, të ecin përpara me zhvillimin e kapitalizmit, e jo të bien nën kthetrat e një grupimi palorevoluciuonar që ka në krye një burracak, që fshihet pas komentesh me profile fallco. Ne sa për merak as të kemi hiç në llogari, këtë ta shkruam meqë u shqetësove, ti dhe ca të tjerë pas teje, brenda politikës e biznesit.

Për frikërat e tua e të zullumeve që keni, thuaji palacove të ndalen se ju nxorën zbuluar si burracakë./ CNA.al

Skandale në fakultete, gjoba dhe orgji/ Krimet e “Qorrave” dhe palaçove nga skutat e errëta

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. s.h.

    27 Dhjetor, 2019 at 6:07 pm

    Arlind Qorri njihet …mire eshte te merreni me nje sekt te ngjashem : “nisma thurrje”, edhe ata nje grumbull arrivistesh ordinere…

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Si historia tragjike në familje, e nxiti Samuel Morsin të shpikte telegrafin

LEXO EDHE:  “Skandaloze”/ Doganieri zbulon si u vodhën paratë para syve të policisë

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Laboratori i heroinës në Has/ Antidroga lajmëroi pronarin që të arratiset

LEXO EDHE:  A e vrau KGB-ja shkrimtarin nobelist francez Albert Kamy?

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Ja pse është zakonisht shumë ftohtë në ditët e para të janarit

LEXO EDHE:  Librat dixhitalë apo ata klasikë/ Cilat janë më të mirë për trurin tonë?

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE