Connect with Us

“Përfiton politikisht nga tërmeti”/ Analisti godet Veliajn: “Ka natyrë pastorale”

Politikë

“Përfiton politikisht nga tërmeti”/ Analisti godet Veliajn: “Ka natyrë pastorale”

Publikuar

-

Analisti Ervis Iljazaj, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku po diskutohet situata post-tërmet, u shpreh se Rama po e përdor tërmetin si një kartë elektorale, por ai që përfiton më shumë politikisht është kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas Iljazaj, Veliaj ka natyrë pastorale.

“Unë mendoj që ka një ide sikur Rama do përfitojë dhe po përfiton nga tërmeti. Do e përdor si një kartë elektorale. Parashikoj që ky tërmet i hapi një punë kësaj qeverie që dukej se nga 2017 e deri tani s’bënte asnjë punë, të paktën tani duket sikur po bën një punë. Pasojat e këtij tërmeti janë shumë të mëdha financiare. Llogaritjet, kostot do venë diku tek 1 miliardë euro. Ku do gjenden 1 miliardë euro? Do ketë ndikim në ekonomi.

Unë gjykoj që në fakt përfiton më shumë politikisht kryetari i bashkisë së Tiranës. E para, kostoja për Tiranën është më e pakët, Rama ka gjithë Shqipërinë. E dyta, politika sociale dhe solidare, janë habitati i Erion Veliajt. Ai është djali i popullit, kurse Rama sado, e ka të sforcuar, është natyrë elitiste, nuk është se i ka qejf masat. Veliaj ka një natyrë pastorale. Rama e di që Veliaj është i fortë, është i natyrshëm në këto situata”, tha Iljazaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Blofi i Lulzim Bashës me tre pikat e planit të emergjencës 

LEXO EDHE:  Humbja e 24 jetëve në Thumanë/ PD pesë pyetje për qeverinë që s’mori masa

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE