LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitro Çela tregon të vërtetat/ "Nekrolla alla Andon Zako Çajupi"

27 Dhjetor 2019, 19:05, Satire Politike CNA
Mitro Çela tregon të vërtetat/ "Nekrolla alla Andon Zako

Ndë Korçë figura më e ndritur për mua, pas Themistokli Gërmenjit, është Lenci. Më ka thënë një postulat, që e zbatoj me fanatizëm: ?Kur të vish në Korçë, më bëj një sms. Të nakatos një program që Korça të të duket Paris i vogël?.

Fundjavë. Mbërritëm në Pogradec. Hëngrëm lakror me domate dhe koran në skarë. Pimë kafe turke te sheshi “Violeta Manushi” në Tushemisht . Ngava celularin?

– Alo… Lenci! Jemi rrugës për Korçë. Me Ezmerkën dhe mbesën…

– Po pse, bre Mitro, nuk më njoftove tre ditë më parë?! Kam thyer edhe këmbën?

– Lenci! Sot e gjete të thyesh këmbën, për të më lënë mua jetim sokakëve të Korçës?!

– Mitro xhani! Këmbën e kam thyer dy muaj më parë. Në orën 21:00 takohemi te “Cofiet”. Kofshë gici, turshi, verë dhe serenata.

Në BENZ. Lenci në timon.

– Ishte shaka? – i thashë.

– Jo! Shiko patericat… Dy muaj më parë rashë si thes nga tre shkallë. Theva këmbën. Por mund të kisha thyer edhe qafën. Vilani. Hapa sytë, tre mjekë me vegla në duar. Më prenë, më futën hekura në kofshë. Kirurgë artistë. Në Spitalin Ushtarak… Por çdo e keqe e ka një të mirë: Kam humbur 22 kilogramë? Të shoh të mallëngjyer?! – vazhdoi Lenci. – Nuk ma shet mua rolin e aktorit.

– Nuk e kam hallin te dhimbka jote, – i thashë. – Por më mbeti nekrologjia në xhep. Dy vjet më parë Koço Devole u operua. Shkuam në spital. Koçoja fliste përçart…

– Kaq e pat artisti, – tha Filipi. – Mitro ulu e bëj një nekrologji…

Kur e mbarova, Koçoja hapi sytë… Më vajti djersa për dhjamë qeni.

– Dy javë më parë. Hëngri dajak Elvi Fundo. U kthye Filipi nga spitali:

– Keq Fundo. Mesa duket do të shkojë të takohet me Zoi Fundon, në ferr. Bëji retush nekrologjisë së Koços e shkruaj çfarë të duash. I zoti i punës nuk ankohet…

Hapa laptopin. Bëra korrigjimet. Kur e printova, lexova deklaratën e Fundos: “Unë, do t?u vras me penë!”

– E ke veglën me vete? – tha Lenci. – Ma bën edhe mua një nekrologji?

– Gazetari pa vegël është si ushtari pa pushkë. Nesër pimë kafe me Thoma Gëllçin dhe Muharrem Mekon… Lexojmë edhe esenë.

?Të nesërmen porositëm kafe. Në pritje nxora kartën.

– Shiko, shiko! ? tha Lenci, duke lexuar nekrologjine – Një kurorë e mban Rama me Niko Peleshin. Tjetrën Mimi Kodheli me Ilir Beqen? Po më habit. I shkarkuar, por nuk i harron miqtë. Paskan folur edhe profesorët e mi të shkollës në Hollandë! U ka kushtuat rruga! Fjalë të bukura edhe biznesmeni bullgar. Erdhi për investime, por iku me bisht në shalë?! Filipi ka folur pa hequr llullën nga goja? Filip, mo! Po Bodja pse ka folur? Apo vdis të të dua dhe ha, ha, ha e ku, ku, ku…

Lajmet e fundit nga