LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Menaxhimi i buxhetit/ Ahmetaj: Të sëmurët hedhin baltë me retorikë politike

27 Dhjetor 2019, 15:05, Politikë CNA
Menaxhimi i buxhetit/ Ahmetaj: Të sëmurët hedhin baltë me

Ministri i shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka folur mbi menaxhimin e fondeve nga buxheti i qeverisë, ku ka përmendur transparencën me të cilën do të menaxhohen fondet e rindërtimit por edhe të buxhetit të Qeverisë, për sa kohë ka qenë Ministër i Financave.

I pyetur mbi faktin nëse abuzohet nga administratiorët dhe qeveria me buxhetin e shtetit, Ahmetaj ka thënë se mënyra e menaxhimit të buxhetit për aq kohë sa ka qenë Ministër nuk ka qenë perfekte, por ka qenë shumë e mirë, duke theksuar faktin se si mister nuk ka qenë njesi zbatuese.

?Kam pasur 5 vite menaxhimin e financave publike. Kam qenë Ministër financash, nuk kam qenë njesi zbatuese por shpërndaja fondet publike nga buxheti. Sfida është të arrijmë shifrat e atëhershme. Sa kam qenë Ministrër, nuk ka qenë perfekt por ka qenë mirë me referencë shifrash. Jam një nga administratirët politikanë dhe jemi shumë të skanuar. Ndonjë i sëmurë që na shan gjithçka, si mund të më përjashtonte. Ata dalin e mbushin retotikën politike me sharje?, u shpreh Ahmetaj.

Në lidhje me procesin e rindërtimit, Ahmetaj tha se gjithçka do të jetë transparente nga Qeveria dhe se nga data 20 janar, do të fillojë puna konkrete në terren.

?Përveç instrumentave konkretë ligjorë, ne do të bëjmë një platformë për komitetin kombëtar të rindërtimit, që do të jetë platforma e transparencës. Një herë në dy javë, qeveria jep informacione se çfarë po ndodh me kalendarin. Deri nga 20 janar do të kemi dalje konkrete në terren nëpërmejt njesive zbatuese?, tha Ahmetaj në studion e Top channel.CNA.al

Lajmet e fundit nga