Connect with Us

Kujt po i tregojnë “muskujt”?/ Kina, Rusia dhe Irani mbajnë manovra ushtarake

Bota

Kujt po i tregojnë “muskujt”?/ Kina, Rusia dhe Irani mbajnë manovra ushtarake

Publikuar

-

Kina, Rusia dhe Irani kanë filluar një manovër të përbashkët detare në Gjirin e Omanit. “Manovra katërditore shërben për thellimin e “shkëmbimit dhe të bashkëpunimit” midis forcave detare të tria vendeve”, tha një zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes.

Së bashku, me lajmin media gjermane “Dojçe Welle”, raporton se Kina po merr pjesë në manovër me destrojerin “Xining”. Zëdhënësi nuk dha informacione se sa ushtarë dhe anije marrin pjesë gjithsej në mision, citohet në raportimin e “DW”, që vijon:

“Situata në rajonin e Gjirit ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar pasi Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Donald Trump e braktisën në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin. Në përgjigje të politikës së “presionit maksimal” të Uashingtonit, Teherani filloi nga ana e tij të tërhiqet gradualisht nga marrëveshja. Kina dhe Rusia, si Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, janë ndër partnerët e mbetur kontraktues.

Në muajt e fundit, situata në rajon është përkeqësuar më tej nga një seri sulmesh kundër cisternave të naftës në Gjirin Persik, nga lëshimi i një drone nga SHBA si dhe nga sulme me avionë pa pilotë dhe me raketa ndaj dy centraleve të rëndësishme të naftës në Arabinë Saudite. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj bëjnë për to përgjegjëse Iranin, por Teherani mohoi çdo përfshirje. Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara formuan me disa aleatë një mision detar për të mbrojtur transportin detar.

LEXO EDHE:  A po mbyllet “shekulli amerikan”, për t’i lënë vendin “shekullit kinez”?

Edhe Japonia po dërgon gjithashtu për herë të parë një destrojer dhe dy avionë zbulimi në rajonin e Gjirit për të mbrojtur anijet e saj tregtare dhe cisternat e naftës nga kërcënimet e mundshme. Kabineti i Tokios e kufizoi misionin në një vit. Megjithatë, japonezët nuk marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA. Zona e operacioneve të marinë, sipas ministrisë së Mbrojtes është në Gjirin e Omanit, në pjesën veriore të Detit të Arabisë  dhe në Gjirin e Adenit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Iranin duhet të ruhen, u tha më tej në Japoni.

Gjiri i Omanit lidhet me Gjirin Persik nga një ngushticë: ngushtica e Hormuzit. Rreth një e treta e naftës së dërguar me anije transportohet përmes kësaj ngushtice. Një bllokadë – me të cilën Irani kërcënon në mënyrë të përsëritur – do të ngrinte menjëherë çmimin e naftës dhe do ta rëndonte në mënyrë të konsiderueshme ekonominë globale”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Kina dënon 300 mijë zyrtarë për korrupsion

LEXO EDHE:  Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Rusia dhe Kina mund ta bllokojnë në OKB marrëveshjen Maqedoni-Greqi

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Shumë vende ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE