LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi i kreut të Burgjeve/ Gjonaj: Do mbrohen nga struktura speciale “41 Bis”

27 Dhjetor 2019, 09:32, Aktualitet CNA
Kërcënimi i kreut të Burgjeve/ Gjonaj: Do mbrohen nga struktura

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur lidhur me kërcënimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Gjonaj theksoi se është krijuar një trupë e posaçme speciale e Policisë së Burgjeve që do të shërbejë në kuadër të regjimit 41 Bis për të dënuarit, e cila do të mbrojë edhe drejtuesit e burgjeve.

?Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t?i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje?, tha Gjonaj në takimin që zhvilloi me gazetarët.

Sipas projektligjit, efektivët e policisë që do të jenë pjesë e strukturës së posaçme jo vetëm do mbikëqyrin të dënuarit e rrezikshëm të organizatave kriminale, por ata do të jenë njësia kompetente që do të ruajnë edhe zyrtarët e burgjeve në rast të kërcënimit të tyre nga anëtarë të grupeve kriminale./CNA.al

Lajmet e fundit nga