Connect with Us

“Jemi në rregull me sindikatat”/ Albchrome reagon për shkarkimin e 4 minatorëve

Politikë

“Jemi në rregull me sindikatat”/ Albchrome reagon për shkarkimin e 4 minatorëve

Publikuar

-

Kompania AlbChrome ka reaguar pas akuzave të shumta të cilat e bënin përgjegjëse për shkarkimin e katër minatorëve.

Albchrome ka theksuar se ka në fuqi një kontratë kolektive me Federatën e Sindikatave të Industrisë dhe se është anëtare e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Sa i përket anës ligjore, në raport me Kompaninë, AlbChrome deklaroi se i përmbahet kodit të punës deri në detaje dhe se 4 minatorët e larguar ishin paralajmëruar shumë herë për shkelje të njëpasnjëshme përpara se të pushoheshin nga puna.

“Nëse do të kishte pasur ndonjë tendencë ndaj minatorëve apo sindikatave, AlbChrome nuk do të kishte punësuar 100 punonjës të rinj vetëm gjatë vitit të fundit dhe nuk do të hapte perspektivën për 200 punësime të reja në vijim falë investimeve të kryera vitin e fundit”, bëri me dije AlbChrome.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga disa spekulime që janë bërë ditët e fundit lidhur me largimin nga puna të 4 minatorëve nga ana e kompanisë AlbChrome sh.p.k, dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik si më poshtë:

Më 16 Dhjetor 2019, kompania AlbChrome është njohur zyrtarisht për krijimin e një sindikate të re, atë të Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. 21 minatorë nga 652 minatorët e AlbChrome na rezulton se janë pjesë e kësaj sindikate. 4 prej tyre pasi janë paralajmëruar disa herë për shkeljet e vazhdueshme të kontratës së punës dhe rregullores së brendshme të kompanisë, janë shkarkuar nga puna për vazhdimin e përsëritur të shkeljeve në fjalë, si mungesa të pajustifikuara në vendin e punës.

AlbChrome dëshiron të sqarojë se respekton të drejtën ligjore të çdo punonjësi për t’u grupuar në sindikata të tilla. Nëse kompania nuk do ta respektonte një të drejtë të tillë, reagimi i saj nuk do të kishte prekur vetëm 4 nga anëtarët e sindikatës së mësipërme, por edhe minatorë të tjerë të AlbChrome, të cilët sindikata në fjalë pretendon se janë anëtarë të saj. Nga ana tjetër, vërtet janë larguar 4 minatorë nga puna për shkeljet e përmendura, por janë punësuar menjëhere 4 minatorë të tjerë në vendet e tyre.

Dëshirojmë të sqarojmë gjithashtu se AlbChrome ka në fuqi një kontratë kolektive me Federatën e Sindikatave të Industrisë, anëtare e Konfederatës të Sindikatave të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Polici i cili po i detyron femrat ta shkelin ligjin

AlbChrome i trajton punëtorët e saj me normë dhe u jep pagën e 13-të çdo vit. Ky trajtim, është më dinjitozi i mundshëm në krshasim me secilën prej 36 kompanive të tjera të shfrytëzimit të kromit në vend dhe ftojmë këdo që ta verifikojë nga pranë këtë.

Gjithashtu, nëse do të kishte patur ndonjë tendencë ndaj minatorëve apo sindikatave, AlbChrome nuk do të kishte punësuar 100 punonjës të rinj vetëm gjatë vitit të fundit dhe nuk do të hapte perspektivën për 200 punësime të reja në vijim falë investimeve të kryera vitin e fundit, të cilat kanë rritur ndjeshëm sigurinë për minatorët.

Sakaq, vërejmë me keqardhje se prapa 4 minatorëve të larguar nga puna dhe krijimit të sindikatës së tyre qëndron një lëvizje politike, e cila ka qenë amplifikatori që një ngjarje të zakonshme dhe të brendshme të një kompanie private, ta paraqesë si një çështje të rëndë dhe me pasoja edhe për minatiorë të tjerë.

Sipas Kodit të Punës, kur punonjësi braktis vendin e punës dhe nuk njofton brenda 7 ditëve arsyen e mungesës, konsiderohet si zgjidhje e njëanshme e kontratës nga punonjësi (madje sipas kesaj dispozite, nenit 156, punëdhënësi gëzon të drejtën e dëmshperblimit). Gjithashtu në kontratën individuale të punës, palët kanë parashikuar që kur punonjësi bën më shumë se 7 mungesa pa arsye në një vit, punedhënësi gëzon të drejtën e zgjidhjes se njëanshme të kontratës së punës. Kjo ka ndodhur edhe në rastet tona, megjithatë duam të theksojmë se largimi i tyre është bërë për shkelje të ndodhura përpara se ata ta vinin në dijeni kompaninë për krijimin e sindikatës.

Ftojmë të gjitha mediat që të vijnë të investigojnë nga prane ngjarjen, për të parë se si qëndron e vërteta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Si të shpëtoni prej varësisë nga telefoni? Kjo kompani bën ndryshimin e madh me këtë shpikje

LEXO EDHE:  Athinë/Protestë e minatorëve kundër Qeverisë së Syrizës

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE