Connect with Us

I nxorri “të palarat” e formularëve për pallatet e dëmtuara/ Çfarë thuhej në vendimin e shkarkimit të inxhinierit

Lajme

I nxorri “të palarat” e formularëve për pallatet e dëmtuara/ Çfarë thuhej në vendimin e shkarkimit të inxhinierit

Publikuar

-

Së fundmi, profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj u shkarkua nga detyra pasi denoncoi 5 tipe të ndryshme formularësh që merreshin me përcaktimin e pallateve, nëse kishin ose jo probleme.

Vetëm pak ditë pas këtyre deklaratave të pedagogut dhe konstruktorit Agim Seranaj në emisionin “Opinion”, një letër që mban firmën e dekanit Neritan Shkodrani, e shkarkon atë nga detyra si zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Në një intervistë për “Opinion”, Seranaj thotë se nuk ka një arsye për këtë vendim.
Ai shprehet se në vendim nuk ka asnjë arsye dhe kjo ka mbetur enigmë edhe për vëtë Seranaj.

Seranaji shprehet se shpreson të ketë qenë një lapsus ose një nxitim.

“Jo nuk kam arsye, sepse arsyen që do të kisha do ta lexoja tek vendimi. Dhe tek vendimi nuk ka ndonjë arsye, kështu që unë nuk e di akoma kush do të ketë qenë arsyeja dhe pres ta mësoj edhe unë. Në vendim është një nen atje i ligjit të Arsimit të Lartë, i cili thotë që dekani emëron dhe shkarkon zëvendësdekanin. Sipas procedurave që i përcakton statuti i Universitetit. Pastaj kur i kthehesh statutit të Universitetit, atë nenin e statutit, ajo në fakt nuk detajon asgjë. Dhe ajo thotë të njëjtën gjë, që dekani emëron dhe shkarkon zv/dekanin.  Unë shpresoj dhe uroj që kjo të ketë qenë një lapsus, ose një nxitim, nuk e gjej dot se ç’mund të ketë qenë. Sepse të drejtën në fakt për të gjetur bashkëpunëtorin edhe për emëruar apo dhe shkarkuar le ta ketë, por ka procedura të akteve administrative. Do të thotë minimalisht duhet ta kishte bërë një bisedë, duhet të ishte shprehur përse arriti deri tek kjo, sepse ndoshta ndonjë keqkuptim mund të ketë patur dhe nëse do të kishim bashkëbiseduar mjafton edhe 55 minuta kohë, mesiguri nuk do ta kishte bërë. Unë shpresoj do ta anulojë ai atë. Mbase vetë jo në fakt, sepse nuk e ka të lehtë. Po nuk është vendim final. Vendimi final për këtë punë e merr institucioni i Drejtorit nga Rektori dhe kjo punë tani mesiguri po trajtohet edhe nga Rektori, sepse në takimet që kemi bërë, edhe Rektori është ndjerë i habitur, i çuditur dhe nuk e ka mirëpritur në fakt këtë vendim kaq të shpejtë dhe të prerë dhe të paparashikuar, pa asnjë lloj sinjali. Kështu që unë kam depozituar atje një kërkesë tani, që pres ta trajtojë Rektori, edhe do marrim përgjigje dhe do shohim a ka arsye dhe a qëndrojnë? A janë zbatuar procedurat? A është i drejtë vendimi i dekanit? Do ta zbardhë mesiguri institucioni”, shprehet Seranaji.

LEXO EDHE:  Nepali goditet nga tërmeti i dytë, 7.4 ballë

Me një përvojë më shumë se 20 vjeçare në mësimdhënie dhe në projektimin e më shumë se 1 mijë konstruktioneve, inxhinier Seranaj bashkë me kolegët e tij qenë ndër të parët specialistë që u përfshinë në procesin e inspektimeve të dëmeve, në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Na qëlloi që ne duhet të bëheshim, nga profesionet tona, më të prekurit prej kësaj gjëje dhe më aktivët për t’u përballur me këto fatkeqësi. Kështu që, që ditën e parë ne jemi organizuar në grupe pune profesionale për të bërë vlerësimet e dëmeve dhe për të orientuar njerëzit se ç’duhet të bëjnë” thotë Seranaji në një intervistë për Klan.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Nepali goditet nga tërmeti i dytë, 7.4 ballë

LEXO EDHE:  Nepali goditet nga tërmeti i dytë, 7.4 ballë

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE