Connect with Us

Hyri nën rrënoja për të shpëtuar të prekurit nga tërmeti/ Meta i jep Titullin e Lartë mjekut hero

Lajme

Hyri nën rrënoja për të shpëtuar të prekurit nga tërmeti/ Meta i jep Titullin e Lartë mjekut hero

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, i cili zbriti në terren për t’iu dhënë ndihmë qytetarëve, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Meta ka publikuar disa foto nga momenti i vlerësimit me çmim të mjekut teksa shkruan se ai hyri nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, në të gjitha zonat e dëmtuara.
Sipas Metës, mjeku Malo dha një kontribut të veçantë për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato. Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve! Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nga regjistri i shkollës tek shkrimet në rrjetet sociale/ Trafikanti Xhemail Pasmaçiu ngel në klasë edhe në 2020-n

Publikuar

-

Nga

Pse Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) nuk është koleg i gazetarëve

Analfabetizmi i Ylli Ndroqit tashmë është fakt dhe jo thjesht një hipotezë .

CNA.al raportoi tre ditë më parë për analfabetizmin e pronarit të mediave Ora News dhe Rtv Ora, i cili nuk di të shkruajë, nuk e di se çfarë është kryefjala, kundrinori dhe kallëzuesi, nuk e njeh gramatikën e gjuhës shqipe dhe as shenjat e pikësimit.

CNA.al analizoi me kujdes më 9 gusht disa statuse të Ylli Ndroqit ku vihet re se ai nuk di të shkruajë dhe fjalitë janë të ndërtuara në mënyrë skandaloze.

Trafikanti me emrin e ndryshuar është kujdesur në çdo detaj që t’i fshehë sa më shumë publikut të shkuarën e tij, por e pamundur  duket si mision të fshehë analfabetizmin e tij. Më poshtë ju sjellim disa nga gafat që vërtetojnë se Ylli Ndroqi nuk e njeh gramatikën e shqipes.

Në foton e parë vihet re që Ndroqi e ka nisur fjalinë me shkronjë të vogël, për të vazhduar më tej edhe me fjalinë e dytë që duhet të ishte kryerradhë, sërish me shkronjë të vogël.

Ndroqi nuk e di që fjala “mikrob” shkruhet me “b” e jo me “p”, ndërsa fjala “biologjikisht” është me “t” në fund. Edhe fjalinë pasardhëse e ka nisur me shkronjë të vogël, ashtu sikurse fjalës “shumë” i ka ngrënë sërish një “ë”, “kontribuon” një “u” dhe “surpriza” një “r”. Dikush duhet t’i tregojë Ndroqit se pas çdo pike fjalia nis me shkronjë të madhe dhe vetë fjala “publik” është me “b” e jo me “p”. Foto e tregon vetë.

Në postimin pasardhës bie në sy sërish se fjalia e dytë nis me shkronjë të vogël për të vazhduar më pas me një “e” të tepërme në mbiemrin “të këndshme” që duhet të pasohej nga një pikëçuditëse.

Ndroqi duhet të mësojë se fjala “lëviz” është me “z” dhe jo me “s”, ndërsa tipi i makinës Range Rover shkruhet me fjalë të mëdhaja.

Gjithashtu vihet sërish re që mungon një “ë” në fjalën “ka dalë” dhe është shkruar gabim fjala “sugjeroj”.

Postimi i tretë ka gabime në shenja pikësimi, siç është pikpresja që duhet pas fjalës “pas”. “Shijojeni” duhet të jetë me shkronjë të madhe, “jetë” duhet me “ë” dhe në fund të fjalisë duhet një tjetër pikëçuditëse. Ka pa fund.

Shkrimi i tij është katastrofë përsa i përket gramatikës, nuk di të formojë një fjali dhe këtë mund ta lexoni shumë mirë në postimet e ish-pronarit të Ora News.

LEXO EDHE:  Këtu gjeni informacion mbi tërmetet

LEXO EDHE:  Basha pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Gjithkush të japë kontributin e tij

Por jo vetëm kaq, është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ka dashur të thotë me atë që ka shkuar Ylli Ndroqi. Ai nuk ka bazat as të fillores kur mësohet rendi i fjalëve në një fjali dhe shenjat e pikësimit.

Shqiptarët tashmë janë përballë faktit, një trafikant droge i pashkolluar nuk mund të zotërojë një media. Analfabetizmi i tij “shkëlqen” dhe na vërtetoi se dhe ndryshimi i emrit  në Ylli Ndroqi nga Xhemail Pasmaçiu nuk i përmirësoi shqipen.

Analfabetizmi i tij u vërtetua edhe nga dokumenti i siguruar nga CNA.al, i cili na tregon se pronari i dy televizioneve ka ngelur për vjeshtë në gjuhën shqipe që në klasën e dytë.

Sot ai njihet me emrin Ylli Ndroqi, por kur ishte në fillore quhej Xhemail Pasmaçiu, megjithëse diku në regjistër e ka edhe Ismail. Ka qenë fëmijë i urtë, nuk ishte inteligjent por aman më vonë u bë njësh mbi njësha. I pëlqente të luante me nuska por me vonë nga talenti i madh u mor me trafik droge në Turqi dhe Itali. Këto janë akuza që sjell SPAK dhe konfirmon Interpoli, por me shumë gjasa ata gaboojnë.



Kurrësesi Xhemaili i vogël nga Zbarqja e Ndroqit nuk mund të jetë ai që thonë dynjaja. Gjuhën shqipe s’e ka pasur qejf, por kjo s’do të thotë që s’ka qenë djalë i urtë dhe më pas ashtu si Bill Gates, shpërtheu talentin e tij të lindur në fushën e medias, ku konsultohet gjerësisht nga disa shkencëtarë dhe filozofë që populli nuk i kupton. Vetëm Xhemaili i vogël, sot Ylli madh është i nivelit të tyre.

I shkëlqyer, megjithëse me pesë të pathyer që në fillore. Por kjo s’do kishte rëndësi për Yllin që shkëlqeu si një star i vërtetë dhe ja kaloi edhe Berluskonit në fushën e medias.

Tashmë gjendemi përballë faktit, një trafikant droge analfabet zotëron pushtet me anë të medias. Ndoshta Ylli Ndroqi mund ta gënjejë veten duke thënë se është i zgjuar dhe intelektual, por shqiptarët e njohin se kush është në të vërtetë Xhemail Pasmaçiu. /CNA.al

AMA përballë skandalit/ Ka licensuar një trafikant droge

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret?!

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shifrat përtej pandemisë/ Më pak vdekje edhe në tremujorin e dytë

Publikuar

-

Nga

Shifrat përtej pandemisë/ Më pak vdekje edhe në tremujorin e dytë

Statistikat e INSTAT edhe për tremujorin e dytë treguan se epidemia e Covid-19 nuk ka sjellë rritje në numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Shqipëri. Për të dytin tremujor radhazi, numri i vdekjeve u raportua në rënie, me 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, edhe këtë tremujor INSTAT thekson se, për shkak të kufizimeve që u shtrinë edhe në tremujorin e dytë, është e mundur që raportimet e vdekjeve në zyrat e gjendjes civile të mos jenë bërë në kohë, ndaj shifrat do të jenë objekt rishikimi. Një rezervë të ngjashme Instat e pati shprehur edhe në tremujorin e parë, por, zyrtarisht shifrat e vdekjeve nuk kanë pasur ndonjë rishikim.

Për gjysmën e parë të vitit në Shqipëri janë regjistruar rreth 11 100 mijë vdekje, 3.5% më pak krahasuar me një vit më parë. Deri tani, Covid-19 iu ka marrë jetën zyrtarisht të paktën 200 shqiptarëve dhe shifrat janë në rritje ditë pas dite.




Tabela e shifrave krahasuese të vdekjeve sipas qarqeve

LEXO EDHE:  “Qeveria të ngrihej në këmbë që prej tërmetit të shtatorit”/ Nishani: Forca burracake shkon deri tek dera e ndonjë gazetari

LEXO EDHE:  Basha pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Gjithkush të japë kontributin e tij

Ulja e numrit të vdekjeve e ka përmirësuar përkohësisht rritjen natyrore të popullsisë dhe numri i lindjeve e tejkaloi me 1135 numrin e vdekjeve. Sidoqoftë, edhe në tremujorin e dytë pesë qarqe regjistruan vlera negative të shtesës natyrore të popullsisë, çka do të thotë se në to u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje. Vlora, Korça, Gjirokastra, Berati dhe Shkodra pësuan tkurrje natyrore të popullsisë.

Në themel të kësaj tendence ngelet lindshmëria e ulët. Për tremujorin e dytë të këtij viti numri i lindjeve ra me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Me përjashtim të Lezhës, të gjithë qarqet e tjerë të vendit raportuan një ulje të numrit të lindjeve krahasuar me vitin e kaluar.

Rënia e lindjeve është një tendencë që nuk po frenohet, pavarëisht përpjekjeve për t’i nxitur duke rritur bonuset. Rënia e lindjeve, kompnuar me vijimësinë e emigracionit, po e tkurr dhe po e plak gradualisht popullsinë e Shqipërisë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“I suksesshëm, i ndershëm dhe impresionues”/ Klodian Allajbeu publikon foton me Vitaly Klitschko

Publikuar

-

Nga

Administratori i spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu ka publikuar një foto me Vitaly Klitschko i cili përveçse kampion boksi është edhe kryebashkiak i Kievit.

Bashkëngjitur fotos, Allajbeu shkruan: “Vitaly Klitschko, 3 herë kampion botë në boks, kryebashkiak i Kievit. I suksesshëm, i ndershëm dhe praktik. Impresionues”



Vitali Klitschko lindi në 19 korrik 1971 në fshatin Belovodskoye në Kirrizi SSR. Në vitin 1984, familja Klitschko u zhvendos në Ukrainë ku Vitaly filloi të merrej seriozisht në sport. Në vitin 1988 ai u diplomua në shkollën numër 69 në Kiev, më pas ai shërbeu në ushtri dhe studioi në Universiteti Pedagogjik Shtetëror Pereyaslav-Khmelnitsky e më pas vazhdoi të shërbente si oficer në ushtrinë ukrainase. Në vitin 1996, ai u transferua në rezervë me gradën kapiten i Forcave Ajrore./CNA.al

LEXO TE PLOTE