Connect with Us

Eklipsi i fundit për 2019/ Besimtarët shpërthyen në lutje

Bota

Eklipsi i fundit për 2019/ Besimtarët shpërthyen në lutje

Publikuar

-

Më datë 26 Dhjetor, miliona njerëz në të gjithë Azinë qenë dëshmitarë të një eklipsi të rrallë diellor, të quajtur ndyshe “unaza e zjarrtë”.

Mirëpo, për disa kjo ngjarje nuk ishte vetëm natyrore dhe e bukur, por kishte një rëndësi të thellë shpirtërore. Të shumtë qenë besimtarët që ofruan lutje, bënë banjo purifikuese dhe shpresuan se eklipsi do t’ju sjellë shërim e fat të mirë.

Myslimanët në provincën Riau dhe në Indonezi, u falen duke u ndjerë falendërues për atë dhuratë të sjellë nga perëndia, që ishte eklipsi. Ndërkohë në Indi, shumë besimtarë kanë bërë banjo në lumin e shenjtë, për të kërkuar më pas bekimin e fenomenit natyror.

“Pasi eklipsi të përfundojë, ne do të purifikohemi në lumin “Ganges” dhe më pas do të lutemi që ai të na bekojë, në mënyrë që të largohen problemet dhe fati të na ecë mbarë”, u shpreh përpara se eklipsi të fillonte besimtarja e fesë hindu, për BBC news.

LEXO EDHE:  FOTO/Ishulli i izoluar në Indonezi, ja sa primitivë janë banorët

Jo i dukshëm në kontinentin e vjetër, ku dielli lind shumë më vonë, eklipsi i rrallë u pa qartë nga Australia në Indi duke kaluar nëpër Filipine, Singapor dhe në gadishullin Arabik. Hëna mbuloi rreth 97 përqind të diellit, prej të cilit mbeti vetëm një unazë e ndritshme. Eklipsi tjetër diellor do të jetë me datë 21 qershor të vitit 2020./Përshtati nga bbc.com, CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  U bllokuan në mal pas tërmetit/ Nis evakuimi i alpinistëve

LEXO EDHE:  U bllokuan në mal pas tërmetit/ Nis evakuimi i alpinistëve

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/ Regjistrohen viktimat e para (Foto+Video)

LEXO EDHE:  Fenomeni "unaza"/ Eklipsi i fundit për 2019

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE