Connect with Us

Dënohet për shpifje ndaj Ramës/ Reagon zyra e ish Kryeministrit Berisha

Politikë

Dënohet për shpifje ndaj Ramës/ Reagon zyra e ish Kryeministrit Berisha

Publikuar

-

Akuzat ndaj Thaçit e Veselit/ Reagon Berisha: Pres të provojnë para botës pafajësinë e tyre

Zyra e ish Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi me një gjobë prej 5 milion lekë (të vjetra) ish liderin e PD-së, bazuar në padinë për lajme të rreme, e ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Ish Kryeministri Berisha e ka parë këtë dënim si vazhdim të fushatës kundër fjalës së lirë, duke theksuar se artikulli i vitit 2018 për të cilin Berisha është dënuar, jo vetëm që shfaqte një lajm që nuk ishte i përgenjështruar por ngrinte gjithashtu argumenta politike për keqqeverisjen e Ramës. Kështu, padia ndaj Berishës ishte politikisht e motivuar.

“Në vazhdën e fushatës së kufizimit të fjalës së lirë dhe informacionit në Shqipëri, kryetari i narkoshtetit Edi Rama, duke keqpërdorur gjykatat e shantazhuara nga vettingu dhe të etiketuara si KÇK, sot nepermjet Gjykatës së Tiranës vendosi pranimin e pjesshëm të padisë së tij për cënim nderi dhe dinjiteti (kërkohej 1 milion lekë). Objekt i shqyrtimit ishte një postim ne facebook i Berishës, në të cilin ilustrohej dhe bëhej një koment politik mbi një artikull të publikuar më parë nga media të pavarura.

Qartësisht në postim ngrihej një argument politik dhe ilustroheshin arsyet e ngecjes së procesit të integrimit europian të vendit, për shkak të keqqeverisjes, si dhe bëhej thirrje të lexohej i plotë artikulli i cili përbënte burimin e lajmit. U provua në gjykim se artikulli burim i lajmit as ishte përgënjeshtruar ndonjëherë ose të jetë shpallur i pavërtetë dhe as Rama nuk ka ndërmarrë deri më sot asnjë aksion civil ose penal ndaj prodhuesve të lajmit, por vetëm ndaj zotit Berisha të evidentuar qartazi si kundërshtar politik

LEXO EDHE:  Rama “tërbohet” pas aktakuzave për Thaçin e Veselin/ “Nuk po arrij të formuloj fjalitë, nesër do të...”

Pra padia është në mënyrë të qartë politikisht e motivuar. Pranimi i padisë për shkaktim dëmi moral në këtë rast, përbën një rast të paprecedent pasi është kufizim flagrant i të drejtës dhe lirisë së shprehjes, si dhe bie në kundërshtim të hapur me jurisprudencën e Gjykatës së Lartë dhe mbi të gjitha me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet ne deklaratën e plotë të zyrës së ish Kryeministrit/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli zbulon përplasjet në 2017-ën/ Pse e hoqi Basha nga listat

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël, nëse do ndryshim

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zbuluar përplasjet me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha në vitin 2017.

Topalli tregoi se me Bashën ishin përplasur për hyrjen e zgjedhje që asokohe kreu i opozitës e kundërshtonte.



Ajo tha në emisionin “Hard Talk” se kishte kundërshtuar Bashën për këtë çështje. Topalli la të kuptohej se kjo ishte një ndër përplasjet që më pas u pasua nga heqja e emrit të saj nga listat e Partisë Demokratike, ndonëse ishte një nga figurat ikonnë të kësaj partie.

“Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe. Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo! Dhe e dija, kishte pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi”, theksoi Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Analisti Agron Gjekmarkaj, e ka konsideruar një shkelje në kufijtë e skandalit , largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit ditën e parë të shkollës.

Në një lidhje telefonike  për ‘’News24’’   u shpreh se qeveria do ia faturojë asaj fajin e dështimit të menaxhimit të pandemisë në sistemin arsimor.

“Ndryshimi nuk ishte i papritur. Vetë Shahini e kishte paralajmëruar. Nuk do ishte në fushatë. Praktikisht duket që nga ajo ditë de- facto nuk do ishte më ministre. Zgjedhja që bën kryeministri është politike, për të ndikuar elektoralisht në Elbasan, një qark me mjaft deputetë. Droja ime, është që një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në politizim të administratës zgedhore. S’duhet ta paragjykoj, por është në kufijtë e një skandali që ministrja largohet në ditën e parë të shkollës.



Ka një lloj kakofonie, rrëmuje si po menaxhohet arsimi në Shqipëri. Njerëzit kanë nevojë të shohin siguri, sa më shumë siguri, dhe presupozohet që dikush të marrë përgjegjësi për masat. Përgjegjëse është Besa Shahini që largohet dhe nuk mban përgjegjësi. Dështimet do ia hedhin asaj që u largua në Kosovë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha publikon videon/ Vijon akuzat kundër Berishës

LEXO EDHE:  Rama tha se nëse hyn të dielën në zgjedhje merr 78 deputetë/ Ja përgjigja "rrufe" e Kryemadhit

Më tej Gjekmarkaj thekson se emërimi i Evis Kushit është bërë nga Rama për të ndikuar në elektoratin e Elbasanit si dhe për të politizuar administratën arsimore në prag të zgjedhjeve të 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Publikuar

-

Nga

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Prej disa ditësh CNA.al raportoi se kryeministri Edi Rama do të bënte ndryshime në qeveri dhe fill pas kësaj Besa Shahini tha se do të qëndronte deri në fund të mandatit.

Por sot, gjatë një videolive kryeministri Edi Rama lajmëroi largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe prezantoi zëvendësuesen e saj.

Evis Kushi është deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Kushi është nga Elbasani dhe ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, për Ekonomi Turizmi.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha publikon videon/ Vijon akuzat kundër Berishës

LEXO EDHE:  Kush nga deputetët socialistë pritet të braktisë Ramën për Metën?

Deputetja mban titujt “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Ajo ka qenë pedagoge dhe në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat./ CNA.al

Besa Shahini “dëbohet” nga ministria e Arsimit/ Ja kush është deputetja që do e zëvendësojë



CNA.al paralajmëroi shkarkimin nga Rama/ Shahini justifikon largimin e turpshëm?

Lëvizja e papritur e Besa Shahinit/ Do largohem nga qeveria

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

LEXO TE PLOTE