LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia Berat, tarifa stratosferike për qytetarët dhe biznesin

27 Dhjetor 2019, 08:21, Politikë CNA
Bashkia Berat, tarifa stratosferike për qytetarët dhe biznesin

Kreu i degës së PD në Berat, Gazmend Azizi deklaron se Bashkia e Beratit ka rritur në mënyrë stratosferike tarifat për qytetarët dhe biznesin.

Në një postim në rrjetet sociale, Azizi shkruan se ?gjendja ekonomike sa vjen dhe përkeqësohet, mungesa e vendeve te reja te punes, falimentimi i bizneseve si rezultat i taksave dhe tarifave te larta si dhe i rënies së fuqisë blerëse, në kohën kur shqiptarët kanë marrë rrugët e botës me shpresën për një jetë më të mirë dhe kur Bashkia Berat aplikon tarifa te çmendura në Paketën Fiskale te vitit 2020 nuk mund të rri pa reaguar sepse kjo paketë do të veshtiresojë edhe më shumë jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e aktivitetit të biznesit beratas.?.

Më tej, ai akuzon kryebashkiakun  Ervin Demo dhe këshilltarët bashkiakë, se po çojnë drejt falimentit biznesin beratas.

?Vetem një kryebashkiak i babëzitur dhe një këshill bashibozukesh të cilët shikojnë vetëm interesat e tyre mund te jenë kaq të papërgjegjshëm sa të cojnë drejt falimentimit qytetarët dhe biznesin beratas.

Aplikimi i tarifës së re per infrastrukturën arsimore duhej të shoqerohej me seanca dëgjimore me qytetaret, duke bërë transparente investimet e domosdoshme për përmirësimin e kësaj infrastrukture.

Nëse kemi parasysh faktin që numri i nxënësve është duke rënë në mënyrë të ndjeshme nga viti në vit dhe si rrjedhim një numër i madh shkollash janë mbyllur dhe priten të mbyllen në vazhdimësi, atëhere llogjikshëm mëndja të thotë që emergjenca duhet të shkojë tjetërkund.

Kjo tarifë do të aplikohet në vlerën prej 250 lekë për çdo familje beratase, 1 000 lekë për biznesin e vogël si dhe 5 000 lekë në vit për biznesin e madh.

Një rritje të madhe kanë pësuar tarifat e Pastrimit, Gjelbërimit dhe Ndricimit. Deri në fund të këtij viti,vlera e tarifave që një familje beratase ka paguar gjithësej ishte 3000 lekë në vit, ndërsa në vitin 2020 do të paguaj 4700 lekë pra ,1700 lekë me shume ose 57% me shume se më parë.?-shkruan Azizi në postimin e tij.

Sipas tij babëzia për të vjedhur dhe rrjepur sa me shume te jete e mundur, shenje e qarte e filozofisë së KÇK-së, është shprehur qartë në këtë paketë fiskale edhe kundrejt biznesit.

?Biznesi i vogël ka paguar mesatarisht rreth 16400 lekë në vit tarifa ndërsa me paketën e re do të paguaj 25 500 lekë, pra 9100 lekë me shume ose 56%.

Biznesi i madh është ai që goditet edhe më shumë nga kjo Pakete Fiskale.

Ky biznes ka paguar mesatarisht 40 100 lekë tarifa në vit , ndërsa tani do të paguaj rreth 68 000 lekë në vit, pra 28 000 lekë më shumë ose një rritje prej 70%.

Më poshtë keni të specifikuar tabelën që pasqyron ndryshimet e tarifave për familjet në çdo rajon dhe biznes beratas.?-përfundon postimin e tij Azizi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga