Connect with Us

Ana e errët e Steve Jobs-it/ Sekretet e rrëfyera, prej vajzës së madhe të gjeniut të “Apple”

Blog

Ana e errët e Steve Jobs-it/ Sekretet e rrëfyera, prej vajzës së madhe të gjeniut të “Apple”

Publikuar

-

Meskiniteti dhe dashakeqësia e Steve Jobs-it si kompleksitet i gjenialiteti dhe aftësisë së tij drejtuese janë të njohura që me biografinë e Walter Isaacson-it deri tek filmi me Danny Boyle; që nga autobiografia e Steve Wozniak deri tek intervista e humbur me Robert X. Cringely. Shumë dëshmi janë dokumentuar, por kujtimet e vajzës së tij të parë, Lisa Brennan-Jobs, të cilat sapo kanë dalë e detajojnë atë në një kontekst më njerëzor. Nuk shfaqet si një ikonë e Silicon Valley-t, nuk flitet për Apple-n ose për iPhone-nin. Përkundrazi del një baba që nuk ka dashur të jetë i tillë, si një konfirmim se ajo që nuk përdoret hidhet, por që në fund nuk mundi. Rrëfimet e para të “Small Fry” (një shprehje që aludon si fëmijët ashtu edhe peshkun e skuqur, apo edhe si diçka pa rëndësi e vlerë) përqendrohen tek kritika për papërgjegjshmërinë e Jobs-it kur mohoi atësinë, mungesën e dashurisë për të bijën, koprracërinë kur ishte milioner, komentet dhe manifestimet mbi seksin, të papërshtatshme para një vajze. Brennan – Jobs vetëm përshkruan në pjesën më të madhe të rasteve pa divulguar atë që duhet të ishte. Një përzierje e kuriozitetit dhe pranimit e shoqërojnë këtë rrëfim që nga skena hyrëse me një baba që po vdes deri tek skena përfundimtare në të njëjtin vend. Silicon Valley nuk është më vendi i kundërkulturave dhe i hipive, por shndrrohet në një motor kapitalist të industrisë së teknologjisë. Steve, një nga ikonat e transformimit largohet dhe afrohet dhe largohet, themelon Apple-n dhe e humb, krijon NeXT-in dhe Pixar dhe martohet dhe bën fëmijë, të cilët i trajton si të tillë, kthehet tek Apple-i dhe transformon kominikimin me iPhone. Ja disa prej fragmenteve të këtij libri:

Kur po ndahej me Jobs-in, e dashura e tij Chrisann Brennan mbeti shtatzanë:

I tha tim eti ditën e nesërme kur e kishte marrë vesh, ndërsa po qëndronin në mes të dhomës. Nuk kishte shumë mobilje, vetëm një tapet. Kur ia tha ai u inatos, shtrëngoi nofullën dhe doli i tërbuar nga dera, të cilën e goditi. U largua me makinë. Ajo mendoi se ai  kishte shkuar të fliste me ndonjë avokat, i cili i kishte thënë të mos fliste me të dhe pas kësaj ai nuk i foli më asnjë fjalë.

Lisa lindi në një fermë të një miku të Chrisann, Robertit në Oregon në 1978.

Im atë mbërriti disa ditë më vonë. “Nuk është fëmija im”, – kështu u thoshte të gjithëve në fermë, por që kishte ardhur për të më njohur. Unë kisha flokë të zinj dhe hundë të madhe dhe Roberti i tha: “Në të vërtetë të ngjan ty”.

Para Macintosh-it Job-si krijoi një kompjuter të quajtur Lisa, fati i të cilit duket se i parapriu marrëdhënies me të bijën.

Ndërsa nëna ime ishte shtatzanë, im atë filloi të punonte mbi një kompjuter që më vonë e quajti Lisa. Ishte paraardhësi i Macintosh-it, kompjuteri i parë për tregun masiv me një maus të jashtëm, mausi ishte kaq i madh sa një copë djathë që përfshinte software, disketa me emra LisaCalc dhe LisaWrite, por ishte shumë i kushtueshëm për tregun, një dështim i plotë. Linja e kompjuterave Lisa u ndërpre dhe 3000 njësitë që ishin shitur u groposën në plehrat e Logan-it në Utah.

Më vonë ai do ta mohonte që e kishte quajtur Lisa për emrin e së bijës.

Nëna më tregoi se si e kishin zgjedhur emrin tim së bashku, sesi ai kishte refuzuar të gjithë të tjerët, derisa kishte menduar për Lisa-n.  “Ai të do, – më tha ajo, – veçse ai nuk e di se të do”.

Nxitoi për ta njohur para se Apple-i të kuotizohej në bursë për t’i paguar më pak për shpenzimet e mirërritjes.

Në vitin 1980 kur isha 2 vjeçe zyra e prokurorit të San Mateos në Kaliforni ngriti padi kundër tim eti që të paguante për rritjen e vogëlushes. Shteti kërkonte që ai të paguante për mirërritjen dhe që të kthente pagesat e sigurimit social që kishte marrë nëna. Im atë u përgjigj duke mohuar atësinë dhe u betua në një dëshmi zyrtare se ai ishte steril. U kërkua një analizë ADN-je. Mundësitë që kishim lidhje ishin më të lartat me 94,4%. Çështja u mbyll në 8 dhjetor 1980 me këmbënguljen e avokatëve të tim eti për ta mbyllur, pa e lënë nënën time të kuptonte se pse një çështje që kishte zgjatur muaj tani po shkonte drejt një fundi të përshpjetuar. 4 ditë më vonë Apple-i filloi të kuotizohej në bursë dhe nga nata në mëngjes im atë vlente më shumë se 200 milionë dollarë.

U shpreh për ‘Time” se shumë burra mund të ishin etërit e vërtetë.

Ko ndodhi gjatë një shpërnguljeje kur doli në dritë një shkrim “Makina e vitit” mbi tim atë dhe kompjuterat në revistën “Time” në qershor të 1983. Unë isha 4 vjeçe dhe ai la të nënkuptohej se nëna ime kishte fjetur me shumë meshkuj dhe se e kishte gënjyer. Aty ai foli për mua: “28% e popullatës mashkullore në Amerikë mund të jenë babai i saj”, ndoshta bazuar nga një manipulim i rezultateve. Kur e lexoi artikullin nëna ima lëvizi ngadalë, i reflektoheshin muskujt e fytyrës, gatoi me drita të fikura, përveç njërës poshtë kabinetit. Megjithatë në pak ditë e rifitoi humorin dhe i dërgoi tim eti një foto timen të ulur mbi një karrige në shtëpinë tonë me syze maskë të Groucho Marx dhe me hundë të madhe plastike si dhe me mustaqe falso. “Besoj se është vajza jote”, – shkroi ajo pas fotos. Ai mbante mustaqe ato kohë dhe syze si dhe kishte hundën e madhe.

Ishte i pasur, por kishte vrima në xhinse, ishte i famshëm por mezi fliste, figura e tij ishte e hijshme dhe elegante, por ishte i ngathët dhe i komplikuar, ishte i famshëm, por dukej i humbur dhe i vetmuar, shpiku një kompjuter, i vuri emrin tim, por nuk më shihte dhe unë nuk e përmendja. Ishin bashkë në një makinë dhe ndërsa e ngiste në errësirë për në shtëpinë e Woodside-it kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë që i shkonte me ngjyrën e flokëve dhe që i jete një pamje elegante.  U ndjeva e guximshme dhe i thashë: A mund ta mbaj kur të mos e duash? – Çfarë mund të mbash? -Këtë makinë. Porshin tënd, – pyesja ku i çonte të tjerët. -Sigurisht që jo, – më tha me një zë të thartë dhe kafshues, saqë e kuptova se kisha bërë një gabim. Nuk ishte bujar me paratë, me ushqimin por as edhe me fjalët. Para se të zbrisja u kthye dhe më pa fort. -Ty nuk të takon asgjë, – më tha.- Më kupton? Nuk të takon asgjë. E kishte fjalën për makinën, apo për diçka më të madhe? Nuk di ta them, zëri i tij më lëndoi në gjoks.

LEXO EDHE:  Vajza e Eli Fares u merr mendjen çunave të Kombëtares (FOTO)

Dietë ekstreme dhe sjellje tiranike.

Ai kishte zgjedhur restorantin. Mbërriti vonë. Gjithmonë ishte me vonesë. Kur hyri e ndjeva që nuk ishte në humor; ndoshta nuk kishte patur një ditë të mirë në punë. Nëna ime porositi sallatë romane; unë linguini me karkaleca. Tregonim kujdes kur ishim me të. Atij nuk i pëlqente mishi. Kodi i tij nuk kishte të bënte me kujdesin e kafshëve, por me estetikën dhe pastërtinë e trupit. Një fill ndante qytetarinë e tij nga mizoria. E dija se nuk i pëlqente ideja e karkalecave dhe e dija se çfarë do të ndodhte, por kisha harruar të njoftoja Sarën (kushërira e autores). – Dua hamburger, – tha me zë shumë të lartë. –Ç’dreqin ke? – e pyeti ai Sarën. – Çfarë? – pyeti ajo. Ajo po përtypte një copë mish. Jo, – tha, -me të vërtetë? Zëri i tij u bë akut dhe kumbues. – As që mund të flasësh, – tha, – as që mund të hash. Po ha shpifësira. Ajo e vështroi dhe u duk se po përpiqej të mos qante.

I vuri kushte për ta pritur në shtëpi.

-Nëse zgjedh të jetosh me ne, do të më pëlqente dhe të më premtoje që nuk do ta takosh nënën tënde për 6 muaj. Duhet të përpiqesh me të vërtetë. Ai kishte vendosur që një ndërpreje e plotë do të ishte më korrekte. Nëna ime nuk ishte aspak dakord, por këto ishin kushtet e tij. – Në të kundërt, – tha ia, – e tërheq ofertën. – Po dua të jetoj me ty, – u shpreha me një siguri që nuk e ndieja. – Ke marrë një vendim shumë të rëndësishëm, – më tha hijerëndë. Është një nga ato momente të jetës, një nga ato momente për të rritur.

Jetonte në një pjesë të shtëpisë pa ngrohje.

Natën kur ata (Steve dhe Laurene) shkonin për të fjetur ndihesha e vetme dhe qaja derisa më zinte gjumi. Kisha ftohtë. Më pas zbulova se ngrohja në pjesën time të shtëpisë nuk funksiononte. –Kam patur ftohtë, – i thashë tim eti në mëngjes. – Mund ta rregullosh ngrohjen? Nxori një lëng molle nga frigoriferi. – Jo. Jo derisa të rinovojmë kuzhinën. Nuk mendonim ta rregullonim aq shpejt.

Shfaqte sjellje seksuale në sy të së bijës.

Në një fundjavë në mbrëmje, ndërsa vëllai im flinte, im atë, Laurene dhe unë u ulëm në tavolinë. Ajo preu shalqin dhe solli një pjatë. Ndërsa hante copën e fërkonte tek buzët duke i njomur me lëngun. Im atë ishte ulur përbri duke e vështruar teksa lagte buzët. E kapi për shpatullash dhe e afroi. Të dy formonin një kuadro; ai e tërhoqi për ta puthuar, lëvizi duart rreth gjoksit dhe drejt pjesës së këmbëve aty ku mbaronte fundi. Kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Tinën, të dashurën para Laurenës. Fillova të ngrihem dhe iu afrova derës. – Lis! – tha. – Qëndro aty! Po ndanim një moment në familje. Është e rëndësishme që të përpiqesh të integrohesh në këtë familje. U ula, e heshtur. Hodha shikimin nga ana tjetër. Nuk e kisha të qartë sa do të zgjaste. Shihja barin e oborrit, lulet e mollës që rriteshin përgjatë ngushticës me tulla.

I kërkoi të falur Lisës në shtratin e vdekjes.

-Gëzohem që je këtu, – u shpreh. Ngrohtësia e tij më çarmatosi. Lotët binin faqeve. Para se të sëmurej e kisha parë të qante vetëm dy herë: në varrimin e të atit dhe një herë në kinema për fundin e “Cinema Paradiso” dhe mendoja se po dridhej. –Është hera e fundit që do të më shohësh, – më tha. – Duhet të më lesh të iki. – Ok, – i thashë, por nuk e besova plotësisht dhe nuk e besoja se do të vdiste muajin e ardhshëm. – Nuk kalova kohë me ty kur ishe e vogël, – më tha. – Do të doja të kishim më shumë kohë. –S’ka gjë, – u përgjigja. Ishte i dobët dhe i brishtë. U shtriva përbri krevatit duke e parë. – Jo nuk është mirë, – vazhdoi ai. Nuk kalova kohë të mjaftueshme me ty. Duhej të kisha kaluar më shumë kohë. Tani është tepër vonë. –Supozoj se tempizmi ynë nuk është shumë i mirë, – iu përgjigja pa qenë shumë e bindur, ndërsa e thoja. Më pa në sy dhe u përlot. – Të kam një borxh! Nuk dija çtë mendoja për atë frazë. E përsërita vazhdimisht. Ajo që doja unë, ajo që unë ndjeva se më detyrohej ishte një vend i përcaktuar qartë në hierarkinë e atyre që ai donte. -Më vjen keq, Lis! – Qante dhe tundte kokën. Ishte i ulur me kokën mes duarsh dhe meqë kishte humbur peshë duart e tij dukeshin jashtëzakonisht të mëdha. –Do të doja të kthehesha, të ndryshoja, por është shumë vonë. Çfarë duhet të bëj tani? Është tepër vonë, thjeshtë vonë! – Qante dhe trupi i tij dridhej. – Mirë, jam këtu, – i thashë. – Ndoshta nëse ka një herë tjetër, mund të jemi miq? – Ishte një thikë e butë; vetëm miq. Në të vërtetë gjatë javëve në vazhdim dhe kjo vizitë, si dhe pas vdekjes ajo që më vjen keq ishte mundësia jonë e humbur e miqësisë. – Në rregull, – tha ai. – Por më vjen keq! Të kam një borxh.

Ai hamendësoi që do të shkruaja një libër.

Një natë hyra në dhomën e tij në katin sipër, ndërsa ai po shihte “Law & Order”. Papritmas më pyeti: – A do të shkruash për mua? – Jo! – iu përgjigja. –Mirë, -më tha dhe u kthye nga televizori. /Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse disa njerëz qëndrojnë elegantë, pavarësisht gjërave që hanë?

Publikuar

-

Nga

A keni menduar ndonjëherë, se si disa njerëz ia dalin të qëndrojnë elegantë pavarësisht se hanë atë që ju pëlqen, ndërsa juve ju duket se shtoni në peshë edhe vetëm me ajrin që thithni? Nga studime rezulton se sekreti për fizikun e tyre elegant, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me regjimin e stërvitjes, por me përbërjen gjenetike.

Një studim, i kryer nga një ekip studiuesish në Universitetin e Kembrixhit, ka zbuluar se disa njerëz kanë një kodim gjenetik unik, që i ndihmon ata të ruajnë të njëjtën peshë trupore gjatë gjithë jetës së tyre.
Edhe pse hulumtimet e mëparshme, kanë hedhur dritë mbi ndikimin gjenetik tek mbipesha trupore, ky studim është përqendruar në shumë më tepër detaje. Studimi, botuar në revistën PLOS Genetics, është më i madhi në llojin e tij deri më tani. Ekipi krahasoi ADN-në e rreth 14.000 njerëzve, të cilët u ndanë në grupe të ndryshme sipas peshave, për të zbuluar se si gjenet mund të ndikojnë në peshën e një personi.
Sadaf Faruki, profesor në Institutin e Shkencës Metabolike në Universitetin e Kembrixhit,
ishte drejtues i studimit që u mbështet nga Këshilli Evropian i Kërkimit. Synimi. Studimet e mëparshme, kishin treguar se gjenet e gabuara, mund të jenë përgjegjëse për rastet e rënda të mbipeshës, që vërehen shpesh në moshë të re.

Gjithsesi, ky studim i veçantë sugjeroi se një kombinim i gjeneve “të elegancës”, ose më saktë, mungesa e “gjeneve të lidhura me mbipeshën”, mund të ndihmojë që dikush të mbetet i dobët pavarësisht asaj që ha. Profesori Faruki dhe ekipi i tij, në bashkëpunim me dr.Ines Barroso e institutit “Wellcome”, mblodhën dhe krahasuan ADN-në e 14,000 pjesëmarrësve, 1.622 prej të cilëve ishin legantë.
Ndërkohë, 1.985 vullnetarë ishin tepër obezë, dhe 10.433 të tjerët kishin një peshë normale. ADN e njeriut, është e përbërë nga një sekuencë molekulash të quajtura “çifte bazë”. Shkronjat A, C, G dhe T paraqesin çiftet bazë, dhe vargjet e tyre përbëjnë rajonet gjenetike.

LEXO EDHE:  Rrëfimi/Ish i dashuri më çmendi në depon e marketit, por i dashuri im më…

LEXO EDHE:  "Do të rrijë vetëm me mua"/ Stine flet për herë të parë për vajzën

Gjenet tona diktojnë mënyrën se si funksionojnë trupat tanë, dhe variacionet, siç është një C aty ku duhet të jetë një A, mund të kenë një ndikim delikat ose dramatik në tipare të tilla si ngjyra e syve, ngjyra e flokëve dhe natyrisht pasha trupore. Ekipi i studiuesve hasi në disa variante gjenetike që studiuesit kishin identifikuar tashmë dhe që lidheshin me mbipeshën.

Gjithsesi, studimi i fundit zbuloi rajone të reja gjenetike që mund të jenë përgjegjëse për dobësimin e shëndetshëm. Për të zbuluar se si gjenet ndikojnë në peshën e dikujt, studiuesit morën parasysh të gjitha variantet e ndryshme gjenetike, dhe dolën me një “hartë” të rreziqeve gjenetike për mbipeshën.
Siç dyshuan studiuesit, rezulton se njerëzit obese, kanë një rezultat më të lartë të rrezikut gjenetik, çka i bën ata më të predispozuar të jenë mbipeshë se sa njerëzit me peshë normale.

Nga ana tjetër njerëzit elegantë, kanë një rezultat dukshëm më të ulët të rrezikut gjenetik.
Atyre u mungojnë ndërkaq variantet gjenetike, që dihet se janë përgjegjëse për shkaktimin e mbipeshës. Studimi tregoi kësisoj se njerëzit që kanë qenë gjithmonë të dobët, pavarësisht
nga dieta dhe zgjedhjet e tyre të jetesës, duhet të falënderojnë gjenet e tyre unike.

Megjithëse gjenet mund të përcaktojnë peshën e një personi, kjo nuk do të thotë aspak se ju duhet të hiqni dorë nga një dietë e shëndetshme ushqimore, dhe një stil jetese i shëndetshëm në përgjithësi. Studimi tregoi thjesht se si gjenet mund të jenë përgjegjës për shtimin e peshës tek njerëz të ndryshëm. Shanset mund të jenë në favor ose kundër jush. Por veprimet personale, luajnë një rol kritik kur bëhet fjalë për menaxhimin e peshës./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ja cilat janë gënjeshtrat që të gjithë i tregojnë në Facebook dhe Instagram

Publikuar

-

Nga

Sot shumica prej nesh, janë pjesë e të paktën njërës prej platformave të mediave sociale. Dhe ndërsa Facebook dhe Instagram, mund të duken si mënyra të mira për t’u lidhur me miqtë, kolegët dhe anëtarët e familjes që nuk i shihni shpesh, profilet e tyre mund të zbulojnë se shumica e tyre janë mashtruese. Njerëzit largohen shumë nga vetvetja, për të paraqitur versionin më të mirë në mediat sociale, edhe nëse ai version nuk është tamam i vërtetë.

Gënjeni për arritjet tuaja

Të gjithë duan që dikush të jetë krenar (ose ziliqar) për ta. Nevoja që njerëzit e tjerë të shohin sukseset dhe arritjet tuaja, ka krijuar kulturën e trillimit ose ekzagjerimit të tyre, sidomos në mediat sociale.
Zmadhoni rëndësinë që keni në punët tuaja

Ne të gjithë duam të duket, sikur kemi një rol qëndror në punën tone. Aq sa shumë njerëz zbukurojnë rëndësinë e rolit të tyre,duke e ndarë atë me shoqërinë e tyre në mediat sociale. Madje në jo pak raste, njerëzit pranojnë pozicione pune “më të larta”, pavarësisht pagës më të ulët.
Silleni sikur puna që bëni është më magjepsëse, nga sa është në të vërtetë

Çfarë postoni zakonisht në mediat sociale:momente të lumtura nga festa e kompanisë në fundvit, apo vizitën e një personi të famshëm në zyrën tuaj. Ndërkohë fshini shumë gjëra që nuk shkojnë, probleme me kondicionerin gjatë verës, zënkat me kolegët etj.

Gënjeni për vendet e huaja që keni vizituar

Pavarësisht nëse fabrikoni një palë pushime që nuk i keni bërë, apo thjesht gënjeni njerëzit se keni shkuar diku në të kaluarën, kjo gjë nuk është një praktikë e pazakontë në mediat sociale.

Pretendoni se jeni një gjendje më të mirë financiare, sesa jeni në realitet

Postimi me veshje firmato, nënkupton që keni para. Prandaj shumë shpesh, sidomos femrat, postojnë foton e një çante firmato nga dyqani, pa pasur mundësi që ta blejnë atë. Edhe dukuria e djemve që pozojnë para veturave luksoze, që në fakt nuk janë të tyre, është një shembull tipik.

Gënjeni për regjimin tuaj të palestrës

Shumë profesionistë të fitnesit, kanë në fakt çrregullime në stërvitje ose çrregullime të trupit. Por a i shfaqin këto realitete në internet? Jo dhe aq. Përkundrazi, ata tregojnë fizikun e tyre dhe flasin për suksesin dhe arritjet e tyre.

Silleni sikur dini shumë, kur realiteti është krejt ndryshe

Është shumë e thjeshtë të krijoni në internet fasadën e një njeriu shumë të lexuar. Postoni një fotografi të kopertinës së romanit Ana Karenina të Tolstoit, dhe njerëzit do të mendojnë se jeni një qenie njerëzore inteligjente, edhe pse mund të mos e keni kaluar asnjëherë nëpër duar atë libër. Siç shprehej dikur Karl Grinfilld, me shfaqjen e internetit “nuk ka qenë kurrë kaq e thjeshtë të pretendosh se di kaq shumë, kur në fakt nuk di asgjë!”.

Shfaqeni sikur jeni prindër të përsosur

Ndjekësit tuaj në rrjetet sociale, mund të mendojnë se fëmijët tuaj janë “engjëj të vegjël të përsosur”, pasi kjo është gjithçka që ju e tregoni në internet. Por realitetet e prindërimit, janë shumë më të komplikuara se sa kaq. Sociologu Kojel Bandjopadhjaj, mendon se prindërit e fiksuar pas mediave sociale, u kalojnë fëmijëve të tyre komplekse jo të shëndetshme. “Për ta, prindërimi bëhet një konkurs, dhe fëmijët përpiqen të përmbushin ambiciet e prindërve të tyre”-thotë ai.

LEXO EDHE:  “Do të rrijë vetëm me mua”/ Stine flet për herë të parë për vajzën

LEXO EDHE:  Fund tragjik në Tiranë/E reja hidhet nga pallati

Pretendoni se jeni gjithnjë të lumtur

Një sondazh zbuloi se 73 përqind e rinjve, përpiqen gjithmonë të shfaqen të lumtur në mediat sociale. Ju mund të postoni një selfi të vjetër apo të ri duke buzëqeshur, por në fakt mund të jeni duke qarë apo shumë të stresuar. Është e qartë se jeta nuk është gjithmonë ashtu siç duket në mediat sociale.
Pretendoni se jeni në një lidhje të lumtur

Nëse bazohemi vetëm tek ato që postohen në mediat sociale, marrëdhënia e të gjithëve është në thelb një romancë e ëmbël. Por ata që mburren me shpesh së të tjerët me “romancën” e tyre, fshehin në fakt diçka. Në një studim të vitit 2018, më shumë se gjysma e të rinjve pranuan se e bëjnë marrëdhënien e tyre të duket më e lumtur në internet, sesa është në të vërtetë. Dhe 42 përqind ishin përpjekur në maksimum të shfaqnin në rrjetet sociale “një marrëdhënie të përsosur”. Në realitet, të gjithë këto çifte kanë mosmarrëveshjet e tyre në jetën reale.

Shtirreni më socialë me të tjerët ,nga sa jeni në realitet

Të gjithë përpiqen që të duken më shumë “socialë” në mediat sociale ,sesa janë në të vërtetë. Tek e fundit, njerëzit duan që të duken në sytë e të tjerëve sikur kanë shumë miq, të cilët duan të qëndrojnë gjithmonë me ta. Por sërish realiteti është krejt ndryshe.

Postoni si tuajat postimet e të tjerëve

Në një botë ku është kaq shumë e rëndësishme të dukesh origjinal, nxitja për përmbajtje autentike është më e madhe se kurrë. Por nëse dikush krenohet me postimet origjinale që bën, ka shumë njerëz që vjedhin postimet e njerëzve të tjerë, dhe përpiqen t’i prezatojnë si të tyret. Sipas ekspertëve, kjo ndodh rëndom me shumë blogerë të njohur.

Shtirreni sikur jeni bamirës të mëdhenj

Shumë njerëz i zmadhojnë dhe i fryjnë veprat e tyre të mira në internet, kur në realitet nuk bëjnë asnjëherë ndonjë punë vullnetare, apo të dhurojnë diçka për bamirësi. Në fakt, Byroja e Statistikave të Punës në SHBA, raportoi se vetëm rreth 25 përqind e amerikanëve janë vullnetarë të paktën një herë në vit.

Gënjeni për moshën

Teksa njerëzit plaken, ata kanë prirjen të duan të duken të rinj, edhe nëse detyrohen të gënjejnë për ta realizuar këtë. Por ata nuk janë të vetmit. Edhe fëmijët e vegjël, gënjejnë për moshën, pasi për të pasur një llogari në Facebook duhet të jesh 13 vjeç e sipër.

LEXO TE PLOTE

Blog

Dështon plani për pasardhësin e Merkelit/ Kush do ta drejtojë Gjermaninë?

Publikuar

-

Nga

Nga Ivana Kottasová, Stephanie Halasz & Claudia Otto “CNN”

Plani i madh i tranzicionit të pushtetit i Angela Merkelit, u hodh në erë të hënën kur pasardhësja e saj e përzgjedhur, Anegret Kramp-Karrenbauer, njoftoi befas së nuk do ta pasojë në detyrën e kancelares. Kramp-Karrenbauer, e njohur ndryshe si AKK, tha se nuk do të jetë kandidate e Unionit Kristian Demokrat (CDU) për të qenë kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale.
Sipas zyrës së shtypit të CDU, Kramp-Karrenbauer do të japë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë. Merkel, kancelare prej gati 15 vjetësh, deklaroi në vitin 2018 se nuk do të kandidojë sërish, kur të skadojë mandati i saj aktual në vitin 2021.

Në atë kohë, ajo u dorëhoq nga drejtimi i CDU, dhe mbështeti Kramp-Karrenbauerin si pasardhësen e saj. Por përpjekja e saj për të siguruar një tranzicion të rregullt të pushtetit – si dhe të trashëgimisë së saj – duket se ka dështuar. Disa thonë se përgjegjëse për këtë kaos është vetë Merkeli.
“Për mua, ky dështim është simbol i mënyrës se si Angela Merkel e ka ushtruar pushtetin”- thotë Henrik Enderlein, kreu i Shkollës së Qeverisjes Herti në Berlin. “Ajo nuk lejoi kurrë ngritjen e dikujt brenda qeverisë federale, për t’u bërë një trashëgimtar i natyrshëm i natyrshëm i saj”- shton ai.
Enderlein theksoi se pasi Merkel u tërhoq si drejtuese e CDU-së më 2018-ën, tre kandidatët më të mirë për këtë post ishin Friedrih Merz, që kishte kaluar disa vite jashtë politikës, dhe dy politikanë mjaft të rinj – ministri 38-vjeçar i Shëndetësisë Jens Shpan dhe Kramp -Karrenbauer.
“AKK ishte një guvernatore rajonale, dhe relativisht e papërvojë e një landi të vogël gjerman”- mendon Enderlein.

Pas vendimit të Annegret Kramp-Karrenbauer për t‘u dorëhequr si kryetare e CDU-së, pretendentë për të zënë vendin e saj janë Armin Lashet, Friedrih Merz dhe Jens Shpan. Florian Hense, analist në “Berenberg Bank”, tha se përkundër kaosit që ka shkaktuar kjo lëvizje e papritur, duket jashtëzakonisht e pamundur që Merkel të ndryshojë mendje, dhe të garojë sërish për një mandat tjetër në vitin 2021.
Merz humbi ngushtësisht përballë AKK në vitin 2018, dhe Hense thotë se do të ishte me siguri një zgjedhje popullore, për ata që janë në kërkim të një ndryshimi më të madh, kur të përfundojë “mbretërimi” i Merkelit. Merkel formoi koalicionin e radhës me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), dhe disa segmente të CDU-së e kanë kritikuar, për atë që ata e shohin si një lëvizje në të majtë.
Merz, një avokat që e ka kaluar dekadën e kaluar duke punuar për kompaninë e investimeve BlackRock, do ta zhvendoste partinë më shumë në të djathtë. Ndërkohë a mund të jetë pasardhësi i Angela Merkel një i gjelbër? Edhe Shpan ka të ngjarë të jetë një sfidant serioz në këtë garë, edhe pse Hense mendon se shanset e tij janë të kufizuara, pasi ai nuk është aq popullor në mesin e popullatës gjermane.
Pavarësisht se kush do të bëhet kryetari i ardhshëm i CDU-së, ai do të përballet me sfidën e ribashkimit të një partie thellësisht të përçarë. Vetëm javën e kaluar, një degë rajonale e CDU në landin gjermano-lindor të Turingisë, shkel një tabu të vjetër duke u bashkuar me AfD për të zgjedhur një kandidat liberal si kryeministër të landit.

LEXO EDHE:  “Do të rrijë vetëm me mua”/ Stine flet për herë të parë për vajzën

LEXO EDHE:  "Do të rrijë vetëm me mua"/ Stine flet për herë të parë për vajzën

“Turingia është një shembull, se si krahu i djathtë i CDU-së, dëshiron të marrë vendime në mënyrë të pavarur, dhe të bashkëpunojë hapur me AfD e ekstremit të djathtë”-tha Enderlein.
Dështimi i AKK-së për ta detyruar degën e CDU-në Turingi t’i qëndronte linjës zyrtare të partisë, ishte vetëm e fundit në një listë të gjatë lëvizjesh, që e bënë udhëheqjen e saj të dukej e dobët.
Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, ajo tha se vendimin për dorëheqjen e kishte në mendje prej disa kohësh. Deklarata e saj e ka futur në CDU-në dhe gjithë Gjermaninë në një pasiguri politike. Një pasojë e mundshme e kësaj, do të jetë një përqendrim më i madh në çështjet e brendshme midis liderëve politikë gjermanë, diçka që mund të parathotë lajme të këqija për Bashkimin Evropian, që po kërkon dëshpërimisht një udhëheqje të fortë, ndërsa po tenton të marrë veten nga dalja e Britanisë së Madhe nga blloku.

Enderlein thotë se kjo ngjarje tregon se Merkeli, është ende guri i themelit të politikës gjermane. Kancelarja është duke u larguar, dhe sigurisht që nuk dëshiron që trashëgimia e saj të shoqërohet me kaos. Por Enderlein paralajmërom, se kjo mund të jetë pikërisht ajo që shpreson Merkel. “Largimi i saj, do të lërë një boshllëk të madh, dhe ka të ngjarë ta destabilizojë thellësisht sistemin politik gjerman”- thotë ai./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE