Connect with Us

Ahmetaj tregon rolin e tij si ministër për Rindërtimin/ Cilat janë zonat më emergjente pas tërmetit

Politikë

Ahmetaj tregon rolin e tij si ministër për Rindërtimin/ Cilat janë zonat më emergjente pas tërmetit

Publikuar

-

arben ahmetaj flet per rritjen ekonomike

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i cili u emërua pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama ka shpjeguar rolin e tij në këtë post.

Sipas Ahmetajt, roli i tij është propozues politikash, aktesh ligjore dhe koordinim monitorimi.

“Roli im është propozim i politikave, ligjeve dhe draft mendimet, koordinon të gjitha njësitë shtetërore në punën e tyre për progarmin e rindërtimit. Por ministri i shtetit është politikë nuk është njësi zbatuese.
Me vendim të Këshillit të Minitrave autorizohen njësitë zbatuese.
Roli im është propozues politikash, aktesh ligjore, korrdinim dhe monitorim”, u shpreh Ahmetaj në studion e “Top Talk”.

Më tej Ahmetaj tha se Durrësi, Thumana, Laçi por edhe Tirana janë vendet që kanë më shumë banesa të dëmtuara nga tërmeti. Sipas tij janë rreth 746 pallate që kanë nevojë për vlerësim të thelluar. Ministri tha se Thumana dhe Laçi janë zonat që kanë emergjencë.

LEXO EDHE:  Ahmetaj inspekton punimet e terminalit të ri/ Qëllimi, nxitja e tregtisë rajonale

“Durrësi Thumana, Laçi por ka dhe në Tiranë një grup pallatesh që janë bërë me punë vullnetare, por është shpejt për të thënë. Duhet të presim edhe 3 javë për të ditur fiks numrin e pallateve të pabanueshme dhe atyre që mund të rikonstruktohen. Janë rreth 746 pallate që kanë nevoje për vlerësim të thelluar”, tha Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Pas privatizimit nuk u investua asnjë lek në rafinerinë e naftës

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Pas privatizimit nuk u investua asnjë lek në rafinerinë e naftës

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE