Connect with Us

“2020, viti i keq për qytetarët e Tiranës/ Veliaj do u zbrazë xhepat për të mbushur të vetin”

Politikë

“2020, viti i keq për qytetarët e Tiranës/ Veliaj do u zbrazë xhepat për të mbushur të vetin”

Publikuar

-

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se viti 2020 nuk do të jetë për qytetarët e Tiranës, një vit me shërbime më të mira, që rrisin cilësinë e jetës në kryeqytet.

Sipas Zhupës, Erion Veliaj do ta shpenzojë për paga dhe luks pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e Tiranës.

“Buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e bashkisë së Tiranës dhe për shpenzime të tjera luksi, nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Erion Veliaj, personi që u emërua me votat e administratës së vet, e ka çuar në 7 mijë numrin e atyre që do të paguajë me taksat e banorëve të Tiranës. Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen. Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa – gropa, sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij”, shprehet Zhupa.

Zëdhënësja e PD deklaron për vitin 2020 ka një lajm te keq për qytetarët e Tiranës.

LEXO EDHE:  Covid-19/ MSH: 108 raste të reja dhe 3 të vdekur

“Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t’u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt. Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë”, u shpreh më tej Zhupa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla krahason Gjekmarkajn me Bashën pasi ‘bëhet lëmsh’/ Analisti del nga vetja: Mos më detyro…

Publikuar

-

Nga

Balla krahason Gjekmarkajn me Bashën pasi ‘bëhet lëmsh’/ Analisti del nga vetja: Mos me detyo…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe analisti Agron Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në ‘Open’ ku po disktuohet çështja e 21 janarit, 10 vite më pas nga ngjarja që i mori jetën 4 personave përpara kryeministrisë.

Kur fjalën e mori analisti Agron Gjekmarkaj ai bëri një gabim në llogari, dhe menjëherë ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  Covid-19/ MSH: 108 raste të reja dhe 3 të vdekur

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Makina përplas të miturin

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: 21 Prilli është ditë e errët.

Balla: Është janar, jo prill. Jeni të gjithë njësoj. Ti bën gabim këtu, ai tjetri thotë 7×7 baraz 42.

“O Taulant mos më bëj të dal nga vetja se pastaj nuk e di, më lër, ishte një gabim, unë jam i fjalëve jo të shifrave,” tha Gjekmarkaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqiptarët të pakënaqur me Bashën dhe Monën/ Manjani këshillon opozitën

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët të pakënaqur me Bashën dhe Monën/ Manjani këshillon opozitën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është i mendimit se opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të krijojë frymën e duhur për të bërë bashkë pakënaqësinë e qytetarëve, pasi nëse nuk e bën këtë ajo nuk do t’i fitojë zgjedhjet.

Duke komentuar rezultatet e sondazhit të parë mbi perceptimin e prirjes së votës në emisionin “Barometri Politik” të Ilva Tares në Euronews Albania, Manjani kritikoi opozitën që pavarësisht se ka pasur përballë një qeveri, sipas tij, plot me skandale, ende nuk ka mundur të krijojë frymën e duhur për të siguruar rrotacionin.

Manjani personalisht tha se ishte i qëndrimit se Shqipëria ka nevojë tashmë për rrotacion politik, por nuk e shprehu qartësisht nëse besonte se opozita aktuale mundet ta sigurojë këtë rrotacion.

“Me këtë perceptim të sondazhit, nëse do të sillte këtë rezultat [PS:41.8%; PD:28.2%; LSI: 10.3%], atëherë Shqipëria ta gëzojë shokun Edver [lojë fjale, etiketim me emrin e diktatorit Hoxha], sepse në zgjedhjet e ardhshme më pas do të shkojmë me sondazhe jo me zgjedhje,” – parashikoi i revoltuar Manjani.

Në komentin e tij ish-ministri i Drejtësisë këshilloi opozitën që “përballë formulës moniste të PS-së për zgjedhjen”, duhet me patjetër “të krijojë frymën” dhe “të përmbledhë pakënaqësitë e qytetarëve”.

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku i hakërrehet Veliajt/ Tirana po zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit

LEXO EDHE:  Covid-19/ MSH: 108 raste të reja dhe 3 të vdekur

“Të kesh një qeveri me kaq skandale me kaq të zeza dhe të mos bësh dot pakënaqësinë për vete është problem shumë i madh, plus kësaj opozitës i duhet një marsh tjetër. I duhet medoemos të çmontojë efektet kriminale moniste të formulës zgjedhore. […] Për ta mposhtur këtë, monizmi u mposht… mbani mend? Me organizim, me bashkim dhe me frymë, ky është mesazhi im. A ka mundësi? S’ka gjëra të pamundura, por ky është leximi i këtij sondazhi,” – tha Manjani, duke theksuar se synimi i PS-së ishte të ndalonte koalicionet dhe opozita duhet të gjejë me patjetër një skemë se si të bashkohet në zgjedhje.

Komentet Manjani i bëri gjatë emisionit të parë të “Barometrit Politik”, i cili solli rezultatet e para të sondazhit për prirjen e votës për periudhën e fund-dhjetorit dhe fillim-janarit.

Sipas sodnazhit, Partia Socialiste perceptohej si parti e parë (41.8%), Partia Demokratike parti e dytë (28.2%), Lëvizja Socialiste për Integrim (10.3%), ndërkohë të paidentifikuar për prirjen rezultuan 16.1% të të pyeturve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Publikuar

-

Nga

“Viktimat i kanë përdhosur”/ Andi Bushati akuza të forta PS: Gardistin e grupit të zjarrit e bëtë kryetar bashkie!

Analisti Andi Bushati ka ngritur akuza të forta sonte në “Open”, ku po diskutohet për ngjarjen e 21 janarit.

Ai ka akuzuar PS-në se ka graduar gardistin e grupit të zjarrit duke e bërë kryetar të partisë, në vend që ta dënonte për vrasjen e atyre të pafajshmëve.

“Çdo vit më 21 janar bëjmë diçka, duket sikur u hedhim një grep atyre familjeve për t’i sjellë drejt kryeministrisë për t’i thënë që nuk i kemi harruar. Në kohë të Sali Berishës ai i kishte të gjitha në rresht e prandaj u bënë ato procese.

Në atë kohë shumë socialistë ishin në gjyqe. Vetëm për këta nuk e komandokan dot drejtësinë?! Politikisht tregon një qasje morale të asaj që ka thënë. Të marrësh gardistin e grupit të zjarrit ta bësh kryetar PS, bashkie apo OSSHE dmth që e ke graduar, nuk ke mbajtur qëndrim.

LEXO EDHE:  Covid-19/ MSH: 108 raste të reja dhe 3 të vdekur

LEXO EDHE:  Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje/ Pas PD, PS propozon projektin pilot në dy zona

Aman të zhvishen nga kjo dhimbja për viktimat se ata i kanë përdhosur viktimat”, tha Bushati./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE