Connect with Us

Vrau 230 mijë njerëz/ 15 vjet nga dita e cunamit

Bota

Vrau 230 mijë njerëz/ 15 vjet nga dita e cunamit

Publikuar

-

Si sot 15 vjet më parë, me datën 26 dhjetor të 2004, Oqeani Indian dëshmoi një tërmet intensiv me madhësi 9.1 ballë nën det, duke shkaktuar një cunami me dallgë që mbërriten deri në 30 metra lartësi.

Fuqia e tërmetit që shkaktoi cunamin, mendohet se ka pasur energjinë e 23,000 bombave atomike si të Hiroshimës. Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatras, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën ku edhe shkaktuan dëme marramendase. Rreth 230,000 njerëz , 170,000 prej tyre në Indonezi, humbën jetën, dhe rreth 2 milion njerëz u shpërngulën.

LEXO EDHE:  Katastrofë në Itali/ Dyshohet për 11 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Vendet e prekura mbajnë sot heshtje dy minutëshe për të përkujtuar një nga incidentet më të tmerrshme që vrau mijëra njerëz dhe shkatërroi qytete e zona të tëra.

Në Sri Lanka, ku u vranë rreth 35,000 vendas, u mbajt heshtje dy minutëshe sot në orën 9.25 të mëngjesit në orën lokale (0325GMT).

Në vitin 2005, 25 vende krijuan një “Sistem të Paralajmërimit dhe Zbutjes së Cunamit të Oqeanit Indian” për të parashikuar fenomene si cunami dhe për ta lëshuar alarmin në kohë./Përshtati nga AA.com, CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Tërmeti godet sërish Shqipërinë/ Ja qytetet ku i ndien lëkundjet

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Dëmshpërblimet e tërmetit: Bashkia e Matit jep para’ vetëm për pleqësinë dhe militantët e PD-së

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Dëmshpërblimet e tërmetit: Bashkia e Matit jep para’ vetëm për pleqësinë dhe militantët e PD-së

LEXO EDHE:  Shifra tronditëse/ Sa persona kanë humbur jetën në botë duke bërë “selfi”

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE