Connect with Us

U strehua në një godinë të braktisur/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari

Kronika

U strehua në një godinë të braktisur/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari

Publikuar

-

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Maliq të Korçës.

Trupi i viktimës M.T. është gjetur i pajetë nga të afërmit e tij, në ish zyrat e Kombinatit të sheqerit.

Mësohet se M.T. ishte endacak dhe përdorues i alkoolit, ndaj kishte gjetur strehë në godinën e braktisur.

Dyshimet e para aludojnë se ka vdekur për shkak të ftohtit, meqenëse në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

LEXO EDHE:  Bie nga shkallët/Niset me urgjencë drejt Tiranës 65-vjeçarja nga Korça

“Më datë 26.12.2019, rreth orës 09:05, pranë ish-zyrave të Kombinatit të sheqerit në Maliq, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, shtetasi M.T., rreth 55 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Më hodhi dy metra tutje si leckë dhe nuk ndaloi”/ Flet gruaja që aksidentoi Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

63 vjeçarja e aksidentuar nga Ilda Bejleri ka folur për mediat nga Spitali Universitar i Truamës.

Në një rrëfim për Dritare.net, e moshuara shprehet se ka thyer këmbën, ndërsa Bejleri e la në mes të rrugës pas e hodhi dy metra tutje.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte.

Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm.

LEXO EDHE:  Prrenjas/ Dhunoi fizikisht të bijën, procedohet penalisht babai

LEXO EDHE:  Bie nga shkallët/Niset me urgjencë drejt Tiranës 65-vjeçarja nga Korça

Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi.

Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Mbante pasaportë shqiptare me identitet të rremë”/ Hoxha tregon si u arrestua Gramoz Rexhepi në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tregoi historinë se si ka rënë në prangat e autoriteteve të Ekuadorit Gramoz Rexhepi, i akuzuar si urdhërues i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Hoxha tha se Rexhepi është arrestuar në 6 qershor të vitit 2014, në një operacion për kapjen e kokainës. Ai deklaroi se 40-vjeçari është kapur në qendër tregtarë dhe ka qenë në shoqërinë e një personi  të njohur nga shteti dhe të disa personave të njohur në botën e krimit.

Sipas gazetarit, Rexhepi ishte i pajisur me një pasaportë të rregullt shiptare, me identitet të rremë, të lëshuar nga autoritetet tona, ndonëse vetë kishte vite pa ardhur në Shqipëri.

“Gramoz Rexhepi ka pasur një pasaportë të rregullt shqiptare, me identitet të rremë, ndërkohë që ai s’ka qenë fare në Shqipëri, që nga viti 2006. Ai ka nxjerrë pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Ky ishte në 10 më të kërkuarit nga Interpoli, ishte arratisur nga tre burgje të BE dhe Interpolit i janë dashur 3 muaj që ta vërtetojnë se Lulzim Murataj ishte Gramoz Rexhepi”, u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.

Më tej ai theksoi se 40-vjeçari po shlyen dënimin me 13 vite burg, të cilin e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Sot jemi 6 vite më pas/ Çfarë paralajmëroi Sokol Olldashi në parlament

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Rama/ Paralajmëron punonjësit e administratës

“Rexhepi po e bën burgun në Ekuador, se ai e ka mbajtur. Po vuan dënimin me 13 vite burg atje. Ka kërkuar ekstradim të tij Italia. E ka në kërkim edhe Anglia, edhe Spanja, edhe Gjermania. Por ai vetë ka kërkuar ekstradim edhe Shqipëria. Në fakt edhe ai dëshiron ta sjellin në Shqipëri, ku ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë”, nënvizoi gazetari.

Hoxha la të kuptohej se intervistën që zhvilloi me Rexhepin e ka kërkuar ky i fundit, teksa deklaroi se më kollaj e gjejnë ata (të akuzuarit për krime), sesa i gjen ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Fshinë gjurmët e gjakut dhe ndezën cigare”/ Klodiana Lala flet për pamjet e rënda: Ka 27 minuta video

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar pamjet nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjeçarit.

Lala tha se pamjet janë të frikshme dhe se filmimi i plotë zgjat 27 minuta.

“Është e frikshme. Janë tre ditë regjistrime, tre ditë pamje e filmime të sekuestruara. Ata kanë vepruar me një qetësi të frikshme, kanë fshirë gjurmët e gjakut, kanë hequr rrobat dhe kanë pirë edhe cigare. Ata janë filmuar edhe në momentin që po e ruanin viktimën, para se ta merrnin peng.

Pengu ka hyrë i pajetë në resort rreth orës 12:30′. Ai është nxjerrë nga automjeti “Range Rover” dhe më pas është transportuar në një furgon brenda garazhdid të kompleksit “Golden”.

LEXO EDHE:  Moderatori shqiptar publikon pamjet tronditëse/ Ulërima therrëse si zë fëmijësh, sy të llahtarisur që lotojnë

LEXO EDHE:  “Tërbohet” Rama/ Paralajmëron punonjësit e administratës

“Range Rover”-i është nxjerrë më pas edhe është djegur. Furgoni me trupin e Prengës ka dalë rreth orës 20:30′ të darkës dhe më pas është kthyer në resort. Trupi dyshohet se është groposur në rrethinat e Shijakut. Personat në garazhd kanë ndërruar rrobat e tyre dhe i kanë djegur në një kazan jashtë garazhdid. Gjithçka është e filmuar. Prokuroria thotë se disponon filmimet”, theksoi Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE