Connect with Us

Referendumi?/ Meta: S’ka asnjë shpresë, populli jashtë loje. Do prisni dhe 2 mijë vjet

Politikë

Referendumi?/ Meta: S’ka asnjë shpresë, populli jashtë loje. Do prisni dhe 2 mijë vjet

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka këmbëngulur sërish për të bërë Referendum, pasi e cilëson këtë si të vetmen mënyrë për të ndryshuar situatën politike dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza.

“E vetmja rrugë është Referendumi. Qytetarët duhet të zgjedhin. Është e detyrueshme se kjo gjë është me Kushtetutë”, u shpreh Meta ndërsa bëri deklaratën e fortë se politika e ka nxjerrë jashtë loje popullin shqiptar.

“Unë nuk jam naiv të mendoj se nëse do të bëhet Referendum apo zgjedhje, do të bëhen si në Danimarkë. Nëse pret dikush që këtu do ndodhin zgjedhje si në Danimarkë, duhet të presim edhe 2000 vjet të tjera, nëse nuk bëhet Referendum. Populli shqiptar ka dalë jashtë loje”, tha Meta, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë shpresë te klasa politike.

LEXO EDHE:  “Ka forcuar urat e bashkëpunimit me Italinë”/ Meta dekoron Kolonelin Fabio Cornacchia 

“Nuk kam asnjë shpresë për këtë klasë politike. Po patët shpresa do prisni dhe 2000 vjet”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Presidenca ngre Task Forcë për koronavirusin/ Njoftim për qytetarët që lë pas dore qeveria

LEXO EDHE:  Ilir Meta, natën në çadër ditën në qeveri/LSI në rolin e prostitutës politike

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, natën në çadër ditën në qeveri/LSI në rolin e prostitutës politike



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Çfarë ka për të thënë Ilir Meta?/ Thërret me urgjencë gazetarët

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Çfarë ka për të thënë Ilir Meta?/ Thërret me urgjencë gazetarët

LEXO EDHE:  “Ka forcuar urat e bashkëpunimit me Italinë”/ Meta dekoron Kolonelin Fabio Cornacchia 

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE