Connect with Us

“Po zihen për karrige”/ Këshilltari i Veselit debat me drejtuesin e VV-së në Shqipëri

Kosova & Rajoni

“Po zihen për karrige”/ Këshilltari i Veselit debat me drejtuesin e VV-së në Shqipëri

Publikuar

-

Adri Nurellari, këshilltari i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ka debatuar mbrëmjen e sotme me drejtuesin ekzekutiv të VV-së në Shqipëri, Bojken Abazin, për krijimin e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Nurellari tha se, VV-ja dhe LDK-ja kanë humbur një numër votuesish krahasuar me vitin 2017, ndërsa kjo nuk u pëlqye nga Abazi.

“LDK-ja ka një rënie prej 1% edhe pse nxori Vjosa Osmanin kandidate, ashtu edhe VV ka një rënie në vota në krahasim me 2017. LDK-ja dhe VV dy parti të kundërta ranë dakort për program dhe po zihen për karrige”, u shpreh këshilltari i Veselit.

Nga ana tjetër Abazi u irritua nga kjo deklaratë dhe e cilësoi të pavërtetë.

LEXO EDHE:  “Zogu” hap debat në Komsionin e Sigurisë/ Murrizi: E keni përdorur për vota

“Janë 90 faqe program i përbashkët dhe negociatat kanë zgjatur 1 javë. Ja ku ma verteton atë që thashë më herët që LDK dhe PDK po bëjnë një lojë të fshehtë dhe këtë ma vërtetoi këshilltari i tyre”, theksoi drejtuesi i VV-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Debati President-KED-Parlament për Kushtetuesen/ Manjani gjen zgjidhjen

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar shkakton debate në Kuvend

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Debat i ashpër/Spahiu shpërthen ndaj Bojaxhi: Hap televizorin Rama, hap frigoriferin ti

LEXO EDHE:  Debat Topalli-Basha në grupin e PD-së/Pse hesht Opozita për ligjin e Arsimit të Lartë

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE