Connect with Us

“Nga emigrant në gazetar”/ Artan Hoxha tregon rrugëtimin e vështirë: Në vitin e dytë gjimnaz ika në Greqi…

Lajme

“Nga emigrant në gazetar”/ Artan Hoxha tregon rrugëtimin e vështirë: Në vitin e dytë gjimnaz ika në Greqi…

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar si ka nisur të jetë pjesë e gazetarisë dhe e fushës së kronikës.

Ai ka ndarë për publikun faktin se në moshën 16-vjeçare ka qenë emigrant në vendet fqinje, si Itali dhe Greqi.

“Kam qenë emigrant në Greqi dhe Itali por më shumë në Greqi. Në vitin 1991 kur u hapën kufijtë me kuriozitetin që kishim unë mbaj mend kam qenë me pushimet e verës, në gjimnaz sa kisha mbaruar pushimet …kam qenë në vitin e dytë gjimnaz dhe ika në Greqi…Mora malin dhe kam bërë goxha rrugë në këmbë madje kujtoj që kam mbajtur dhe ditar. Kam patur shënime çdo moment kur bënim pushim për të ngrënë bukë ose për t’u çlodhur. Herën e parë rruga zgjati 4 ditë, kemi kaluar Sarandaporën nga lumi që bashkohet me Vjosën tek tri Urat, mbaj mend kemi lënë Konicën në krahë të djathtë dhe kemi përshkruar të gjithë alpet greke deri kemi dalë në Larisa. Janë zona që unë tani mbrapa kam dashur disa herë t’i vizitoj, nuk e kam bërë dot këtë udhëtim kur kam kaluar nga mali Gramozit dy herë. E kam dhe për punë të njëjtën rrugë , që bëra si emigrant sesi çohej kanabisi. Mua më ka rastisur një herë me mushkë dhe kishte diçka interesante që mushka e dinte rrugën më mirë se ne. Mushka e dinte ku do të shkonte dhe në ndiqnim shtegun ajo shkarkohej atje dhe kthehet vet mbrapsht.
Në Itali nuk kam qëndruar shumë, shkova si emigrant nga Greqia shkova në Itali dhe më pas sërish në Greqi. Ai që kishte shkuar përpara nesh dhe kishte ndenjur 6 muaj në Greqi, na mësoi që fjalën ‘jo’ nuk duhej t’a thonim, çfarëdolloj pune të dilte në do ta bënim. Dhe pastaj kemi zënë me rashë të gjitha punët në ndërtim, në bujqësi, në taverna. Gjithë ideja ishte të siguroje ditën e punës, mundësisht të gjejë 2-3 punë brenda një dite sepse kam qenë me kohën e kufizuar dhe me idenë që do të ktheheshim. Mua më kanë kthyer se vetë nuk kam ardhur ndonjëherë, më ka kthyer policia më kanë kthyer nga ato operacionet e famshme ‘fshesa’. Kur jam kthyer kam patur 350 mijë dhrahmi…Mua nuk më bënte përshtypje shumë pasuria sesa më bënte përshtypje, isha kurioz…dhe bëra shumë mirë që i bëra aq herët sepse kisha një bindje në mendjen time që atë që kisha ëndërr nuk do ta bëja dot në Greqi apo në Itali…,”-është shprehur Hoxha në studion e Opinion.

LEXO EDHE:  Gazetari shqiptar del me peshqir, por i bie/Shpërthejnë vajzat

Gjithashtu Hoxha tregoi për fillesat si gazetar sportiv e më pas kalimin e tij tek kronika dhe aktualiteti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Raporti/ Kompanitë e medias sociale po fshijnë provat për krime lufte

Publikuar

-

Nga

Kompanitë e mediave sociale po heqin video dhe imazhe që sipas një raporti të ri nga organizata Human Rights Watch mund të jenë jetike në ndjekjen penale të krimeve të rënda. Facebook, YouTube dhe Twitter përmes formulave algoritmike të Inteligjencës Artificiale për heqin video që konsiderohen të papërshtatshme ose të paligjshme. Organizata Human Rights Watch thotë se prova që mund të jenë jetike, janë duke humbur ose shkatërruar.
Ky është sistemi rus nga u lëshua raketa, që prokurorët thonë se u shkaktoi rrëzimin e avionit të kompanisë “Malaysian Airlines” MH17 në vitin 2014.

Videot u grumbulluan nga faqet e mediave sociale nga organizata Bellingcat – provat e së cilës u përdorën nga një ekip shumëkombësh që drejtoi hetimet. Rusia mohon përgjegjësinë.

“Ajo që dimë nga Bellingcat është se në fazat e mëvonshme të hetimit, ata u kthyen për të parë burimet, disa nga postimet e mediave sociale që ata do të kishin përdorur për të mbështetur hetimet e tyre, në mënyrë që t’ua paraqisnin ato autoriteteve gjyqësore në Holandë. Por vunë se ato ishin hequr”, thotë Belkis Wille me organizatën Human Rights Watch.

Provat nga mediat sociale luajnë një rol qendror në shumë hetime, si këto video të zbuluara nga Amnesty International që pretendojnë se tregojnë abuzime të kryera nga ushtria nigeriane gjatë ofensivës së saj kundër grupit terrorist Boko Haram. Në raportin e saj të ri – të titulluar ‘Video të Padisponueshme’ – Human Rights Watch paralajmëron se provat jetësore po fshihen.

“Ajo që kemi filluar të vërejmë vitet e fundit, veçanërisht që nga viti 2017, është se ne mund të shohim një video ku le të themi ushtarë ekzekutojnë dikë, ose një video propagandistike të ISIS-it, dhe nëse pesëmbëdhjetë minuta ose një orë më vonë do të ktheheshim për të parë përsëri videon, ajo është zhdukur papritur”, thotë Belkis Wille.

LEXO EDHE:  Një hajdut në Gjykatën e Lartë/ Artan Hoxha tregon institucionet që fshehën krimin e Thanzës

LEXO EDHE:  Artan Hoxha bën paralajmërimin e frikshëm/ Seriali i vrasjeve nuk do të ndalet, do të sjellë të tjera viktima

Kompanitë e mediave sociale i thanë organizatës Human Rights Watch se atyre u kërkohet me ligj të heqin materiale që mund të jenë ofenduese ose që nxisin terror, dhunë ose urrejtje. Ashtu si moderatorët njerëzorë, shumë përdorin gjithashtu algoritme të inteligjencës artificiale për të fshirë materialet.



“Në ditët e sotme këto algoritme janë aq të efektshme saqë po heqin përmbajtjen brenda një minute të postimit. Kështu që, asnjë përdorues nuk arrin ta shoh përmbajtjen para se ajo të hiqet”, thotë Belkis Wille.

Kjo përfshin agjencitë e zbatimit të ligjit që ndjekin dënimet penale. Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhrin e saj të parë të arrestimit në 2017 bazuar kryesisht në provat e mbledhura nga mediat sociale, për komandantin libian Mahmoud Al-Werfalli, i akuzuar për vrasjen e disa robërve të luftës.

Grupet e shoqërisë civile si Arkivi i Sirisë po përdorin videot në mediat sociale për të dokumentuar krime të mundshme të luftës – përfshirë përdorimin e armëve kimike.

“Ajo që po kërkojmë është krijimi i një lloj mekanizmi global, një lloj arkivi apo biblioteke”, thotë Belkis Wille.

Human Rights Watch thotë se është në dialog me kompanitë e mediave sociale për krijimin e një arkivi të tillë. Twitter tha se nuk është në gjendje t’u sigurojë organizatave të shoqërisë civile qasje në përmbajtjen e përdoruesve pa një urdhër të duhur ligjor. Facebook-u dhe YouTube nuk iu përgjigjën kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e këtij publikimi./VOA

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mund ta fikni pak kondicionerin?”/ Spiropali i bën vërejtje Çanit në studion e tij

Publikuar

-

Nga

Në studion e “Zonë e Lirë” sot është ftuar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Vetëm pesë minuta pasi hyri në studio, Spiropali kërkoi që të fikej kondicioneri. Ajo i bëri vërejtje Arjan Çanit teksa i kujtoi se nuk lejohet përdorimi i kondicinerit në këtë kohë pandemie.



“Mund ta fikni pak kondicionerin? Nuk duhet përdorur në këtë kohë”, tha Spiropali në studion e Çanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Çështja e Butrintit/ Profesor Solar: Menaxhimi i siteve kulturore duhet të bëhet nga organizatat qeveritare

Publikuar

-

Nga

Shqipërisë nuk i mungon ekspertiza vendase për menaxhimin e Butrintit. Ky qëndrim u mbajt nga eksperti i trashëgimisë kulturore, profesor Giora Solar, i cili shton se menaxhimi i qendrave kulturore dhe natyrore të vendit duhet bërë nga një organizatë qeveritare.

Menaxhimi i siteve kulturore duhet të bëhet nga një organizatë qeveritare, pasi kjo është praktika normale në shumë vende. Është ky rekomandimi i Giora Solar, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve dhe Siteve, në një intervistë për Euronews Albania.

“Do t’ju tregoj si funksionon në shumë vende. Unë kam punuar nga Brazili deri në Kinë, nga Çekia në Tanzani dhe në Afrikën e Jugut, ndaj i njoh disa prej këtyre sistemeve. Shumë vende kanë një sistem kombëtar për të menaxhuar trashëgiminë kombëtare dhe kulturore. Qofshin parqe kombëtare ose të tjera organizata. Ato janë organizata kombëtare dhe kjo është rruga më e zakonshme për të menaxhuar sitet”, tha ai.

Sipas profesor Solar, ekspert i trashëgimisë kulturore, kjo organizatë do të funksiononte në këtë mënyrë.



“Ministria vetë nuk mund ta menaxhojë sitin, por për këtë arsye, shumica e ministrive të kulturës apo të tjera krijojnë trupat e tyre. Në Izrael quhet autoriteti kombëtar i parkut apo autoriteti i antikiteteve. Kanë një ligj të veçantë, janë qeveritare. Janë jashtë ministrisë, jashtë qeverisë, por ministria është përgjegjëse. Ata kanë një bord dhe ministri është kryetar i atij bordi. Dhe kështu kontrollohet nga ministria”,  theksoi ai.

Për Solar, në Shqipëri nuk mungon ekspertiza vendase në menaxhimin e siteve kulturore, ndaj ai është kundër menaxhimit nga një organizatë e huaj.

“Mendoj se keni ekspertizën tuaj. Nuk e di prej sa kohësh Shqipëria është shtet demokratik dhe njerëzit kanë udhëtuar dhe studiuar jashtë, ndaj ka ekspertizë dhe nuk ka nevojë për trajnim për menaxhimin”, u shpreh Solar.

Profesori beson se diskutimi për Butrintin do të inkurajojë qeverinë të krijojë një organizatë kombëtare për menaxhimin e siteve kulturore dhe natyrore.

LEXO TE PLOTE