LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mrekullia e festës/ Si u ulën armët gjatë Krishtlindjes së vitit 1914, në kulmin e Luftës së Parë Botërore

26 Dhjetor 2019, 07:15, Blog CNA
Mrekullia e festës/ Si u ulën armët gjatë Krishtlindjes

Në mesin e një kasaphane që sapo kishte nisur gjatë Luftës së Parë Botërore, në zonat e frontit perëndimor ndodhi befas një armëpushim i papritur. Mijëra njerëz kishin vdekur, por ekzistonte një rrethanë që e ndaloi për disa monmente brutalitetin dhe gjakderdhjen:Krishtlindja e parë e luftës.

Ajo ishte një ditë paqesore, dhe pse rezultoi për fat të keq diçka kalimtare. Natën para Krishtëlindjes, kapiteni britanik Artur O?Sallivan i njësisë së pushkatarëve ishte vendosur në Ru dy Bua të Francë. Ai dëgjoi një ushtarak gjerman, të thërriste nga llogoret e kampit tjetër dhjerëra metra më tej.

Ai th me një anglishtë të çalë: ?Mos qëlloni pas orës 12 në mesnatë, dhe as ne nuk do t?ju qëllojmë. Nëse ju anglezët dilni nga llogore dhe na flisni, ne nuk të hapim zjarr!?. Një ushtar irlandez doli jashtë llogores së tij për të provuar, nëse gjermanët e kishin seriozisht.

Ai shkoi dhe u takua me ta për disa minuta. Pasi u rikthye i palënduar me një paketë cigaresh gjermane si dhuratë, edhe të tjerët nisën të dalën nga llogoret duke ecur në drejtim të linjës së armikut. E ashtuqujtura ?tokë e askujt? midis dy llogoreve, u mbush shumë shpejt me mijëra ushtarë që po takonin kundërshtarët e tyre.

Kështu nisi armëpushimi jozyrtar i Krishtëlindjes së vitit 1914. Përgjatë linjave të frontit në Francë dhe Belgjikë, ushtarët filluan të dëgjojnë muzikë në distancë. Trupat gjermane këndonin këngën e famshme ?Stille Nacht, Heilige Nacht? (Natë e heshtur, natë e shenjtë), ndërsa trupat aleate u përgjigjeshin duke kënduar në gjuhët e tyre amtare.

Gradualisht, pati më shumë guxim, dhe shumë ushtarë dolën nga llogoret e tyre. Gjermanët me fenerë në duar, u thirrën me zë të lartë britanikëve, duke i garantuar ata me anglishten e tyre të dobët, se nuk do t?i qëllonin. Përkundrazi në vend të plumbave, ata u uruan armiqve të tyre një Krishtlindje të Gëzuar.

Kështu burrat nga të dyja kampet u përzihen më njeri-tjetrin, shtrënguan duart, shkëmbyen cigare dhe ushqim. Edhe pse ka shumë diskutime mbi këtë variant, mes tyre u zhvillua edhe një lojë futbolli. Historiani Alan Ueikfilld thotë:?Nëse kjo ka ndodhur nuk dihet me saktësi. Ka shumë pak dëshmi okulare që e mbështesin këtë, dhe më shumë llogari të dorës së dytë, pra të dikujt që e ka dëgjuar nga të tjerët se ka ndodhur diçka e tillë?.

Gjithsesi, nëse e marrim të mirëqenë edhe këtë detaj, ata që kanë dëgjuar për të, kujtojnë se ndeshja mbaroi 3-2 për gjermanët. Armëpushimi spontan i Krishtlindjes, u dha mundësi ushtrive përkatëse të mbledhin trupat e pajetë të ushtarëve të tyre të vdekur në fushën e betejës.

Ky gjest ishte shumë domethënës, përsa i përket respektimit të të vdekurve nga ana e të dyja palëve. Ndërkohë, shumë gjeneralë dhe oficerë veteranë, nuk ishin dakord me këtë shfaqje të përgjithshme të vullnetit të mirë. Në disa zona, paqja zgjati deri në ditët e para të vitit 1915, pa shumë të shtëna.

Por zyrtarisht, ushtritë aleate dhe ajo gjermane, deklaruan më vonë se ajo që ndodhi nuk ishte një sjellje e pranueshme në kohë lufte. Për shkak të presionit dhe kërcënimeve për dënimin capital me akuzën e dezertimit, një armëpushim i ngjashëm nuk ndodhi më kurrë.

Për më tepër, luftimet në disa zona vazhduan edhe gjatë festës së Krishtlindjes. Britaniku Kliford Lejn i regjimentit Hertfordshajër, shkruante në ditarin e tij se kur pa disa gjermanë të dilnin nga llogoret e tyre me fenerë, atij iu dha urdhër që të hapte zjarr mbi ta.

?Por gjermanët nuk iu kundërpërgjigjën zjarrit tonë, dhe vazhduan me festimet e tyre?-kujton kaporali Lejn. ?Ata na injoruan, dhe ia kaluan shumë mirë me njëri-tjetrin. Edhe ne vazhduam që qëndrojmë në llogoret tona të lagura, duke u munduar ta shfrytëzojmë sa më shumë atë armëpushim?.

Ai më vonë u pendua, pse nuk u përfshi në armëpushimin me gjermanët. ?Do të kishte qenë një përvojë e mirë?- do të shprehej më vonë. Por në vitin 1914, rrethanat u përputhën si me magji për të lejuar një frymë festive. Ushtarët e angazhuar në Luftën e Parë Botërore, ishin ose rishtarë ose veteranë të rregjur nëpër beteja.

Shumica e tyre prisnin që luftimet të ishin të shkurtra, dhe të mbaronin e shumta për Krishtlindje. Por ajo luftë nuk ishte shumë e pistë. Makina e propagandës, nuk ia kishte dalë të ndizte ndonjë urrejtje të fortë ndaj palës tjetër. Armëpushimi i 105 viteve më pare, i atribuohet më shumë ushtarëve të fundit të epokës së xhentëllmenëve.

Ata burra u përballën ballë për ballë me armiqtë e tyre. Sigurisht, strategjitë ushtarake kanë ndryshuar që atëherë. Por është ngushëlluese të dihet se në një mëngjes të ftohtë Krishtlindjesh, kundërshtarët ulën armët e tyre, dhe i shtrinë dorën armikut si një gjest paqeje; sado i përkohshëm që ishte Allthatsinteresting.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga