LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lubonja bën krahasimin me '97-ën/ Rama - Berisha, ja çfarë kanë të përbashkët

26 Dhjetor 2019, 20:37, Politikë CNA
Lubonja bën krahasimin me '97-ën/ Rama - Berisha, ja

Analisti Fatos Lubonja foli për ngjashmëritë dhe ndryshimet e situatës politike gjatë vitit 2019 krahasuar me vitin 1997.

Duke folur për ndryshimet, Lubonja u ndal së pari në faktin se ishte opozita që i shkoi pas lëvizjes popullore, ndërsa opozita e sotme, e këtij viti, u largua nga parlamenti.

?Lëvizja popullore e ?97, Vlora, ishte opozita që i shkoi pas, kjo është e rëndësishme. Ka disa krahasime në qoftë se do marrim një pjesë të vitit, të themi pjesën e parë të vitit deri në zgjedhjet e 30 qershorit që është shënjuar nga ikja e opozitës nga parlamenti, mund të gjejmë disa krahasime sipas mendimit tim në kuptimin e politikës, e kulturës politike që kemi ne?, u shpreh analisti në emisionin ?Real Story?.

Sipas tij, e përbashkëta është se ish-kryeministri Sali Berisha, që ishte lider në ?97-ën, donte ta përjashtonte opozitën, ashtu si kryeministri Edi Rama sot.

?Pra, 1997 erdhi kur opozita jonë kishte lënë parlamentin për shkak të një viti më herët dhe duket se nuk kishte ndonjë predispozitë lideri i atëhershëm që ishte Sali Berisha për të hapur, për të lëshuar, për të integruar dhe opozitën në lojën politike por donte ta përjashtonte. Në këtë aspekt ka një ngjashmëri sepse unë mendoj që edhe lideri aktual, Edi Rama që është në krye të partisë në pushtet mbasi mori dhe zgjedhjet në mënyrë të dyshimtë, që dihen pra jo në formën e 1996 që ishte me polici, por përsëri me një formë të paligjshme ka prirjen për të kontrolluar gjithçka dhe për të eliminuar të tjerët. Kjo është një nga sëmundjet e mëdha që akoma nuk është çliruar politika jonë për mendimin tim. Pra, çdokush që ka pasur pushtetin këtë ka dashur të bëjë?, u shpreh analisti, ndërsa ngriti pretendimet se kryeministri Rama e ka më të lehtë të kontrollojë pushtetet.

?Në qoftë se mund të themi që ?97 erdhi pas një lideri, i cili e mori me legjitimitet pushtetin nga ?91, si lëvizje dhe pastaj tentoi drejt pushtetit absolut dhe kishim një opozitë, e cila nuk ishte provuar në pushtet dhe kishte besim shumë më të madh te kjo, ndërtoi një besim për t?iu kundërvënë dhe kishim një popull që ndërtoi dhe ai besimin tek kjo opozitë por që kishte dhe atë pakënaqësinë e madhe për paratë. Sot, Edi Rama në kuptimin e keq të fjalës për të kontrolluar të gjitha pushtetet e ka pak më të lehtë këtë punë sepse kemi një opozitë e cila ka qenë në pushtet dhe ka qenë pjesë e të njëjtit sistem që ka kalëruar Edi Rama, pra e ka më kollaj t?iu thotë dhe populli nuk e ndjek ashtu siç nuk ndoqi?, deklaroi Lubonja./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga