Connect with Us

Liria e informacionit/ “Çalon” Ballkani Perëndimor

Lajme

Liria e informacionit/ “Çalon” Ballkani Perëndimor

Publikuar

-

Midis janarit të vitit 2017 dhe Qershorit të vitit 2019, gazetarët e rrjetit investigativ paraqitën 854 kërkesa zyrtare për të pasur qasje në dokumenta publike në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Me ndihmën e informacionit të marrë nga këto kërkesa, BIRN arriti të mbështeste shumë prej hetimeve të tij dhe ekspozoi shkelje nga qeveritë, kompanitë e individët e fuqishëm. Por në të njëjtën kohë, mbi bazën e tyre, ai realizoi gjithashtu një analizë të thelluar të hapjes së institucioneve ndaj pretendimeve të tilla në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Analiza tregoi se ndërsa në letër, ligjet e Lirisë së Informacionit në rajon janë ndër më liberalët në Europë, zbatimi i tyre në realitet qëndron shumë poshtë standardeve europiane. Ai ndryshon edhe mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Disa po tregojnë një përmirësim; të tjerë, si Bosnja dhe Hercegovina, mbeten prapa. Ajo është i vetmi vend në Ballkan që nuk ofron as qasje tek të dhënat publike në formë elektronike. Në shtete si Mali i Zi dhe Serbia, ka pasur një rënie të zbatimit si rezultat i ndryshimeve legjislative dhe presionit politik.

BIRN ka dërguar 853 kërkesa për qasje bazuar në të drejtën në informim në shtetet e Ballkanit gjatë një periudhe prej 30 muajsh. Njëzet e dy hulumtime dhe analiza të thella ndërkufitare e mjaft komplekse janë prodhuar bazuar në të dhënat e marra përmes këtyre kërkesave.

Megjithëse disa institucione i publikojnë vendimet dhe të dhënat në ueb faqet e tyre, është vërejtur që gati se të gjitha nuk kanë freskime të të dhënave, kanë vonesa në dhënie të qasjes në informacion, shpeshherë refuzojnë të japin qasje në informacion apo klasifikojnë të dhënat si “konfidenciale”, me qëllim që gazetarëve apo publikut mos t’u jepet qasja në to.

Është shumë e qartë që ligjet që ndërlidhen me të Drejtën në Informim janë shumë të mira në letër në vendet e targetuara me këtë projekt, por zbatimi i tyre nuk respektohet e në disa vende është vështirësuar aq shumë sa që është bërë gati e pamundur që të sigurohet qasja.

LEXO EDHE:  Rama dhe Luli vërsulin sharësit/ Sulmohen në mënyrë banale gazetarët e CNA.al

Në të gjitha vendet e targetuara, Ligji ka paraparë gjoba për mosrespektimin e ligjit dhe për mohimin e qasjes në të dhëna publike. Megjithatë, vihet në dyshim nëse gjobat me të vërtetë janë paguar ndonjëherë, edhe në rastet kur institucionet ishin shpallur fajtore për refuzim të qasjes në informacion.

Gati të gjitha vendet e përfshira kanë mungesë të vullnetit politik për të zbatuar plotësisht ligjet e së Drejtës për të Ditur. Megjithatë, duke iu falënderuar kritikave të vazhdueshme mbi situatën e krijuar nga Komisioni Evropian, shoqëria civile në vendet e caktuara, OJQ-të dhe mediat, duke përfshirë gazetarët, ende ka hapësirë për optimizëm mbi gjendjen e transparencës në Ballkan – megjithëse ka nevojë për më shumë punë për t’u bërë për t’u siguruar që publiku informohet në mënyrë adekuate me punën që bën qeveria e tyre.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  Ish-këshilltari i Ramës kundër taksës ndaj Serbisë/ Pezullimi është i domosdoshëm

LEXO EDHE:  Ish-lideri i serbëve të Kroacisë lirohet përkohësisht nga Haga

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE